Castro si Maduro? Reuters: SHBA po përgatit aktakuzë për ish-liderin e Kubës

16 Maj 2026, 16:30Bota TEMA
Castro si Maduro? Reuters: SHBA po përgatit aktakuzë për

Departamenti amerikan i Drejtësisë e Shteteve të Bashkuara po planifikon ngritjen e një aktakuze kundër ish-presidentit të Kubës, Raul Castro, lëvizje kjo që siç thotë Reuters, pritet të rrisë presionin ndaj qeverisë komuniste të Kubës.

Agjencia prestigjoze e lajmeve shkruan se prokurorët federalë në SHBA mund ta paraqesin padinë ndaj 94-vjeçarit në Miami më 20 maj.

Aktakuza lidhet me një incident të vitit 1996, kur avionët kubanë rrëzuan dy aeroplanë të drejtuar nga një grup emigrantesh kubanë.

Zyrtarë të prokurorisë në Miami pritet të organizojnë një ceremoni për të nderuar viktimat e incidentit, sipas një ftesë që Reuters ka parë.

Aktakuza duhet së pari të miratohet nga një jurie e madhe. Raul Castro është vëllai i Fidel Castros, udhëheqësit revolucionar që e qeverisi Kubën për dekada.

Gjatë incidentit të 1996-ës, Raul që u largua nga presidenca në 2018 dhe dorëzoi drejtimin e Partisë Komuniste në 202, kishte qenë ministër mbrojtjeje. Qeveria kubane gjithmonë ka pretenduar se sulmi ishte një përgjigje legjitime ndaj shkeljes së hapësirës ajrore të Kubës.

SHBA-ja e dënoi asokohe sulmin dhe vendosi sanksione, por nuk ngriti akuza penale ndaj vëllezërve Castro. Ky zhvillim tani ndodh në një kohë tensionesh të larta mes Uashingtonit dhe Havanës, me administratën Trump që e ka përshkruar qeverinë komuniste të Kubës si të korruptuar dhe të paaftë, duke bërë presion për një ndryshim regjimi.

Trump ka vendosur një bllokadë ndaj vendit duke kërcënuar me sanksione shtetet që furnizojnë Kubën me karburant, çka solli mungesa energjie dhe e ka goditur ekonominë e ishullit.

 

2 Komente

  1. I
    Igor

    Po kush duhet ti hetoj Amerikanet per gjith ata vrasje te padrejta ne bote ,Rauli nuk vrau nji Amerikan ne teritorin e tyre.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Foni

      Nese do i qeronin nga pushteti do benin nje veper zoti! Ai vend dhe ai popull fatkeq, dikur me i lulezuari i Karaibeve, sot eshte kthyer ne nje germadhe te pashoqe, thjesht dhe vetem pse ka 67 vjet qe sundohet nga nje klike gangsteresh brutal dhe ekstremisht te paafte.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje