Këshilli i Europës, pro kampit të Gjadrit - Meloni: I jep dritën jeshile modelit Shqipëri-Itali për emigrantët

16 Maj 2026, 14:20Bota TEMA
Këshilli i Europës, pro kampit të Gjadrit - Meloni: I jep

Kampet e emigrantëve të Italisë në Shqipëri pranohen nga Europa. Në Kisinau të Moldavisë, 46 shtete anëtare të Këshillit të Evropës i dhanë dritën jeshile modelit të menaxhimit të flukseve migratore të paligjshme për tu menaxhuar sipas modelit të protokollit Itali-Shqipëri.

Kryeministrja e Italisë, Xhorxhia Meloni në një reagim në platformën X, shkruan se miratimi i këtij modeli është fryt i një rruge të guximshme. Një zë i fortë pro këtij model ka qenë edhe kryeministrja e Danimarkës, Mete Frederiksen.

Ndërsa më parë ky model ishte i debatuar dhe shumë i kritikuar, Meloni shton se sot është një parim i përbashkët për Europës, që i jep të drejtë Italisë dhe Shqipërsë në marrëveshjen e përbashkët që arritën në vitin 2023.

Qeveritë e Shqipërisë dhe Italisë arritën një marrëveshje 5-vjeçare në vitin 2023, për të ngritur dy kampe emigrantësh në Shëngjin dhe Gjadër për të pritur përkohësisht dhe në mënyrë të kufizuar një numër emigrantësh të paligjshëm të cilët synojnë të hyjnë në vendet e BE nëpërmjet Italisë.

Tashmë kjo marrëveshje ka marrë dhe dritën jeshile nga Europa, ndërsa kryeministri Rama ka paralajmëruar se Shqipëria pranon kampe emigrantësh vetëm për Italinë, por për askënd tjetër, dhe protokolli do të zgjasë për sa kohë kërkon vetë Italia.

7 Komente

  1. D
    Detari

    Ske faj ti

    Përgjigjjuni
    1. B
      BOJKOTONI TERE BIZNESET QE PUNESOJ E EMIGRANTE. pi

      E paraqet merua e temes sinlajm pozitiv. Shqiperia nje vend kaq i vogel qe i kane marre tokat rreth e qark e me pas gjysmen e popullsise tani duan ta mbushin me lloj lloj emigrantesh nga me te dhunshmit dhe me vinerable nga e tere bota. BOJKOTONI TERE BIZNESET QE PUNESOJ E EMIGRANTE. pike

      Përgjigjjuni
    2. F
      Foni

      Ka diçka jonjerëzore me ndërtimin e kampit në Gjadër, të lë përshtypjen e një landfilldi.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shithole

        E gjeti Europa formulen. Njerezit qe shkojne ne Europe nga shithole places ose vende nevojtore do mbahen ne burgje po ne shithole places pra po ne vende nevojtore. Normal. Kuptohet qe nevojtorja e re eshte e paster dhe duket si hotel me 5 the nga vijne ata. Edhe mbase rrijne dhe zevendesojne rinine qe ka ikur.

        Përgjigjjuni
        1. J
          Joni

          Mban kurrizi i shqipove. Rrace sklleverish.

          Përgjigjjuni
          1. B
            BOJKOTONI TERE BIZNESET QE PUNESOJ E EMIGRANTE. pi

            BOJKOTONI TERE BIZNESET QE PUNESOJ E EMIGRANTE. pike

            Përgjigjjuni
          2. a
            antipatrea

            Po ti o bojkotuar : Mos rastësisht je edhe vetë emigrant ???

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje