Donald Trump mbrohet: Nuk kisha të bëja fare me 'perversin e sëmurë' Epstein

18 Nëntor 2025, 19:39Bota TEMA
Donald Trump mbrohet: Nuk kisha të bëja fare me 'perversin e

Presidenti Donald Trump është pyetur në lidhje me publikimin e dosjeve të Epstein përpara një votimi në Dhomën e Përfaqësuesve.

"Nuk kam të bëj fare me Jeffrey Epstein," u përgjigj Trump, shkruajnë mediat e huaja.

"E përjashtova nga klubi im shumë vite më parë, sepse mendoja se ishte një pervers i sëmurë dhe mendoj se kisha të drejtë", shtoi Trump.

Trump u thotë edhe një herë gazetarëve se “nuk ka shkuar kurrë” në ishullin e Epstein dhe e quan këtë temë një “mashtrim të demokratëve”.

Pyetja erdhi nga një gazetar i ABC News, me Trumpin që nisi një reagim të ashpër kundër rrjetit, shkruan A2.

“Mendoj se je një gazetar i tmerrshëm”, tha Trump më tej.

"Është mënyra se si i bën këto pyetje, fillon me një njeri shumë të respektuar, duke i bërë atij një pyetje të tmerrshme, të pabindur dhe thjesht të tmerrshme", vijoi Trump më tej.

Trump vazhdon ta quaj ABC-në një "kompani të mjerë" dhe thotë se licenca e saj duhet të hiqet.

"Lajmi juaj është kaq i rremë dhe kaq i gabuar dhe ne kemi një komisioner të shkëlqyer, kryetarin, i cili duhet ta shqyrtojë këtë", shton Trump.

"Mendoj se kur hyn dhe je 97% negativ ndaj Trump dhe pastaj Trump fiton zgjedhjet me një shumicë dërrmuese, kjo do të thotë padyshim që lajmet e tua nuk janë të besueshme dhe as ti si reporter", përfundoi Trump.

3 Komente

  1. t
    tpc

    Me foto e me video duke bere feste me Epstein dhe thote qe nuk kam te beje fare me te. Te dy jeni perverse e pedo.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cfare na shohin syte e degjojne veshet.....

      Cfare ilaci pin ky bre? Si ka mundesi te ndodhe keshtu me superfuqine?

      Përgjigjjuni
      1. A
        Amerikani.pa AMERIKE

        po a ka me Pervers se Trampe???Z.Putin te shkerdhen Gruan...dhe akoma edhe ??Ty vete..Idjot...se te ka me Bythe perjashta ma Kurvat Russe ne Suite -Hotel ne Moske..prandaj nuk ta mbane Bytha te flasesh kunder tije..... Epshtein eshte Viktim qe u vra ne Burge. per ti mbyllur Gojen .vetem qe nuk e thone Hapur..

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje