Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një videomesazhi të publikuar në forumin e Komisionit Evropian për zgjerimin, ka theksuar se procesi i anëtarësimit të vendeve të reja në Bashkimin Evropian “më shumë se një zgjedhje politike, është një investim në sigurinë dhe lirinë tonë të përbashkët”.
Kryetarja e Komisionit rikujtoi vizitat e saj gjatë vitit 2025 në Ukrainë, Moldavi dhe Ballkanin Perëndimor, duke thënë se ato i dhanë shpresë se synimi për anëtarësim në BE mbetet i fortë.
“Çdo udhëtim më mbushi me optimizëm. Pashë shpresën e qytetarëve, të shoqërisë civile dhe të bizneseve për një të ardhme evropiane,” u shpreh ajo.
Von der Leyen pranoi se rruga drejt BE-së është e vështirë dhe kërkon reforma të thella, por theksoi se rezultatet janë të prekshme.
Oj shtrige hajde largohu nga ky vend pune se nuk je e afte ,jepja dikujt qe e tregon te verteten se as Ukraina,as molldavia dhe sidomos Ballkani nuk e kan vendin ne BE ,vendi jot i punes eshte tju bashkohesh ati grupit te koruptuar te Ukraines se atje te pret Zelenski mund te vidhni sa te doni.
me shkum majeni mos e rruni fare se qe neser do ju fusim ne evrop