
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në një fjalim të mbajtur virtualisht përpara parlamentit të Norvegjisë kërkoi më shumë armë dhe i bëri thirrje Evropës që të mbyllë portet për Rusinë.
Zelensky kërkoi raketa kundër anijeve, raketa Harpoon, sisteme raketore anti-ajrore dhe armë antitank. “Të gjitha armët me të cilat mund të na ndihmoni do të përdoren vetëm për të mbrojtur lirinë tonë, lirinë tuaj,” tha ai.
Presidenti ukrainas shtoi se Rusia po bllokon portet detare të Ukrainës, gjë që përbën pirateri. “Rusia nuk duhet të jetë në gjendje të përdorë lirisht portet botërore. Kjo është thyerje e sigurisë globale detare”, tha ai.
Ai paralajmëroi po ashtu se e ardhmja e të gjithë kontinentit, nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, po vendoset pikërisht tani” në Ukrainë.
Lini një Përgjigje