Ekzekutohet “Saimir” në Ekuador, drejtuesi i mafies së drogës me lidhje me klanet shqiptare të trafikut

13 Tetor 2023, 10:11Bota TEMA
Ekzekutohet “Saimir” në Ekuador, drejtuesi i mafies së

Në Ekuador është ekzekutuar George Samir Maestre Mena, alias ‘Samir’ ose ‘El Gordo’, një nga drejtuesit kryesor të trafikut kryesor të drogës në vendin e Amerikës Latine.

Ai u vra herët këtë të enjte, (12 tetor 2023) në një nga zonat më ekskluzive të qytetit në rrugën drejt bregut, në veri të Guayaquilit, raportojnë mediat vendase.

‘Samir’, i cili u largua nga grupi kriminal Los Choneros, drejtonte bandën e njohur si “Mafia-18”, e cila ishte në konflikt për territore me Los Lagartos për kontrollin e jugut të qytetit.

Vrasja e tij mund të shkaktojë një përçarje në tregun e drogës në qytet dhe në vend, sepse ai ishte një figurë shumë e fortë në biznesin e trafikut të drogës.

New Generation operon drejtpërdrejt me Sinaloa dhe Jalisco Neë Generation, si dhe me kartelet shqiptare të lidhura me Klanin Devesa të Spanjës.

Lini një Përgjigje