Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, JD Vance ka paralajmërur gjatë një fjalimi në Akademinë e Marinës, një ndryshim themelor në politikën e jashtme të vendit. Ai ka pranuar se në kohën e tanishme, dominimi amerikan i botës ka mbaruar.
"Çfarë po shohim nga administrate Trump është një ndryshim brezi në politikë me ndikime të thella për punën e secilit prej jush.
ShBA ishte një superfuqi pa rival për një kohë trë shkurtër pas rënies së Bashkimit Sovjetik, por skena botërore ka ndryshuar që atëherë. Era e dominimit të pakontestueshëm amerikan ka përfunduar.
Sot ne përballemi me kërcënime serioze nga Kina, Rusia dhe shtete të tjerë që janë të vendosur të na mundin në çdo fushë – nga satelitët te zinxhiri i furnizimit por edhe infrastruktura jonë e komunikimit", citohet ai.
“Newsweek” citon një ekspert, profesorin e universitetit të Michigan, Javed Ali, sipas të cilit ky fjalim mund të jetë: artikulimi më i qartë i politikës së jashtme të admiistratës Trump.
Sipas Vance, politika e jashtme amerikane e 30 viteve të fundit dështoi të kuptonte mjedisin global, të konsideronte specifikat historike, duke ndërtuar strategji voluntariste në vend se të sillej si një fuqi që e imponon drejtësinë përmes realizmit:
"Sa e vështirë do të ishte të ndërtoje disa demokraci në Lindjen e Mesme? Epo, thuajse e pamundur dhe nga sa rezultoi, e kushtueshme në mënyrë të pabesueshme"
Ky nuk është një moment posaçërisht i veçantë për këtë politikë të jashtme, që lidhet ngushtësisht me disa fanatikë të amerikanocentrizmit. Ka më shumë gjasë që ky është një reflektim i gjatë brenda SHBA që po rivlerëson çdo gjë që bëri në këto dekada, duke marrë leksionin më të hidhur të mundshëm: bota nuk mund të ndryshohet. Shoqëritë nuk mund të plazmohen sipas një modeli. E më keq akoma: E Mira dhe e Drejta nuk janë të vetvetishme. Nuk janë universale, ato janë kaq relative. Liria nuk është virtyti më i lartë për njeriun.
Është një leksion dramatik, në mos tragjik për një shtet që ka qenë përgjegjës për punët e kësaj bote, të cilën naivisht besoi se mund ta përmirësonte.
Epoka e dominimit amerikan ka mbaruar!.....thotë Ymeri nga Pështan-Katund . Kete ja paska thene profesori ne Michigan Javed Ali !!!!!???? Qe eshte kushuri me Alibythen. Ymeerrrr mori gje Jar Jari ne tel ??Me ngeli jahti ndezur dhe po ftohen japraket..dhe mos thir mua O Rameeee
Ti nga Kosova je qe te djeg? Dominimi i SHBA morri fund qe ne 2019 kur iken me vrap nga Afganistani. Ky eshte ai qe po e thite hapur " Salvare il Salvabile"
????? Leksion idiot nga zv.presidenti i Usa.E pabesueshme qe flet ne kete menyre,duket si dorzim i Amerikes.
nuk është dorzim,thjesht shëndrrim!!duan ta shëndrrojnë amerikën në diktaturën e radhës!ose më mirë ta shëndrojnë nga SUPERFUQI në SUPERDIKTATURË!!shiko veprimet e portokallisë!vetëm e vetëm shkatërrim!flas për amerikën direkt dhe jo për botën!!veprimet e tij janë edhe më shkatërruse për gjithë botën!!një periudhë recesioni botror sjell më kollaj diktaturat në pushtet!!
profesori i universitetit të Michigan, Javed Ali"bota nuk mund të ndryshohet."??ndoshta është e vërtetë?apo ja ka futur pordhës??varet nga pikvështrimi!!po të mendosh se "bota mund të ndryhsohet" si në kohën "kur e krijoi zoti"ditën e fundit të javës e caktoi pushim",ka të drejtë xhviti!por po të shohësh se si ka ndryshuar në 150 vitet e fundit!?do ta kuptosh se "mund të ndryshohet"!ndryshimi nuk është një vijë lineare,një vijë që shkon gjithnjë drejt e drejt!!jo,ndryshimi është një sinusoidë!!një sinusoidë që JD,burri i ushës nuk e ka kuptuar akoma dhe pasi ka mbaruar jeil-in amerikan!!nëse në një moment të cakruar ngjarjet nuk ndodhin si duam,ose ndodh e kundërta e asaj që duam!?nuk do të thotë ti bëjmë mutin gjithçkaje që kemi ndërtuar deri atëherë!!buri i ushës,nuk është aq budalla sa e paraqet veten!jo,bile as usha e tij,nga i njëjti fis me xhavitin!!të dyve ju interson diçka tjetër!!ju intereson shkatërrimi i asaj që amerika,europa dhe i ashtuqiajturi perëndimi demokratik,kanë realizuar në këto 80 vitet e fundit!!burrit të ushës dhe të sponsorizuarit të peter thiel,i interson një amerikë e shkëputur nga perëndimi demokratik,për ta shëndrruar në një gjermani të mes viteve 30-40!!ai,me gjithë portokalliun me origjinë gjermane,por pregatisin në "republikë weimari" për të rilindur diktaturën amerikane!!pra po shkatërrojnë amerikën për ta shëndrruar në një diktaturë!!në një diktaturë shumë më të rrezikshme se ajo nacional socialiste të viteve 30-40!!dhe xhavit aliu,o me budallallëk,o me të njëjtin shpirt si burri i ushës,po punon në këtë drejtim!!