Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, zgjodhi t’i shmangej një pyetjeje të CNN lidhur me një përpjekje të mundshme amerikane për ta larguar nga pushteti. I pyetur nëse beson se Uashingtoni po përpiqet ta rrëzojë atë, ai u përgjigj duke kritikuar presidentin amerikan Joe Biden se e shikon atë si diktator:
"Si mund të jetë diktator dikush që shkon në balotazh në vend që të [fitojë] zgjedhjet në raundin e parë? Ky është realiteti.
Nuk ka asnjë të burgosur në Turqi që vuan dënim për idetë e tij. Unë kam qenë i burgosur për leximin e një poezie. Si një njeri që e ka provuar këtë, e them me bindje se nuk do të shkojë njeri në burg për bindjet politike dhe besimin fetar".
Erdogan tha se nëse rizgjidhet, ai do të punojë me Biden ose këdo tjetër që merr kontrollin e Shtëpisë së Bardhë, ndërsa kritikoi SHBA-në dhe aleatët e saj për qëndrimin e tyre ndaj Rusisë, duke thënë se Perëndimi nuk po merr një "qasje të ekuilibruar" në marrëdhëniet e tij me Rusinë.
Ai shtoi se Turqia ka një "marrëdhënie të veçantë" me presidentin rus Vladimir Putin, i cili ndihmoi në zgjatjen e marrëveshjes së grurit. Erdogan tha se politika e jashtme e pavarur e Turqisë mbështetet në lidhjet e ngushta me Moskën. “Rusia dhe Turqia kanë nevojë për njëra-tjetrën në çdo fushë të mundshme”.
Ai theksoi se në rast të një tjetër mandati, asgjë nuk do të ndryshojë në politikën e jashtme dhe e motivoi këtë vendim me rezultatet e arritura deri tani.
Një javë më parë, gjatë një takimi elektoral në Stamboll, Erdogan tha se presidenti amerikan po punon për largimin e tij nga pushteti:
"Biden dha urdhrin për të rrëzuar Erdoganin, unë e di këtë. Të gjithë njerëzit e mi e dinë këtë".
Erdogan iu referua deklaratave të bëra nga Biden në janar 2020, kur tha se Uashingtoni duhet t'i inkurajojë kundërshtarët e tij që ta mposhtin atë në zgjedhje, në vend që ta rrëzojnë me grusht shteti. Ankaraja më vonë i dënoi këto komente si ndërhyrje në politikën e brendshme.
Erdogan kërkon mandatin e tij të tretë radhazi si president. Në zgjedhjet e 14 majit, ai mori më shumë vota se rivali, por nuk arriti shumicën absolute të nevojshme për të fituar në raundin e parë. Ai tani do të përballet me liderin e opozitës Kemal Kilicdaroglu në balotazhin e 28 majit.
O gazete muti te dhjefsha turqine dhe erdoganin dhe mero camin
Edhe me i miri ne bote te jesh,nese e zgjat shume ne kolltuk...sheh armiq gjithandej .Kjo eshte pra...te jesh diktator.Ata qe te perkrahin te vazhdosh te rrish ne pushtet,O KANE INTERES qe edhe ata vete te bejne te njejten gje,e per rrjedhoje TE BEJNE SI U DO QEJFI,pa i kundershtuar njeri,osé...jane IDIOTE.Duhet KUFIZIM ME LIGJ,per te kufizuar LAKMINE,TAHMAQARLLEKUN natyral njerezor per me shume, e shume e shume mandate.Teorite me armiq,Enveri i kishte me te bukura se Erdogan Putin etj etj.Kush kupton Demokracine,keta sulltanet e caret moderne,babaLLARET e kombit,ti sjellin zorret ne goje.Shqiperia duhet URGJENTISHT te rikrijoje Opozite,pa karavidhet egzistuese e nn gratat.Nese duam Vertet DEMOKRACI.Edi Rama po ben historine,por besoj edhe ai vete,qe eshte me i miri pa diskutim,duhet te kete menduar qarkullimin e pushtetit.Njeriu qelbet me shpejt se uji nese nuk qarkullon.
Per derisa zgjedhjet behen me vote, s'ka vend per diktator, te gjithe udheheqesit qe nuk i binden diktatit te amerikes quhen diktator, perse nuk quhet diktator mbreti i Arabis, ai i Kuvajtit, Emirateve, Majlezis etj. apo ata me qe jane " miq" jane burra te mire. Nuk eshte problem vetem i pari, problem i madhe eshte elita politike, shiko ne shqiperi a ja vlen te jet deputet Paloka, Muli, Saliajni, Tit vasili e ca feçka nga p.sja, qe po te garojn ne maxhoritar nuk fitojn kurre. Erdogani e ngriti ekonomin e turqis e ka futur ne njezeçen e botes, do ti apo jo, populli e vlerson... Ai mundet te ket gabime plot, qe mua dhe ty nuk na pelqejn po perderisa zgjidhet me vote ne nje sistem pluralist s'ke te drejte ta quash diktator...!
Nuk do ishte Demokraci ,nqs X i Forte dikton Politiken e X Shteti ,kush duhet te vije apo iki nga Pushteti ,duke injoruar vullnetin e popujve .
Mbas pushtimit te Irakut dhe eliminimit te Sadamit, Bushi deklaroi: " Per here te pare ne Irak u ben zgjedhje te lira dhe demokratike" pra u vu ne krye te Irakut kuklla e tyre. Po me keqja e kesaj propagande qendron tek shtypi "i pavarur" shqiptar qe i mere njerzit per budallenj, si eshte e mundur ne nje shtet te pushtuar te behen zgjedhje te lira dhe demokratike!!?? Vetem servilet dhe sahanlepirsit e "din dhe e pranojne"...
Gungacja Merkel mbreteroj 16 vjet ne pushtet dhe nuk i tha kush diktatore ku miratoj edhe pushtimin e Krimese nga Rusia, tani merreni me te pjerdhurin dhe te rrjedhurin Diden Alzheimer ecen si manikin por ka nje dallim se eshte me pampers.