Djali i presidentit të arrestuar të Venezuelës, Nicolas Maduro, u gjet i pranishëm në një ndërtesë të shkatërruar në lagjen San Bernardino të Karakasit, pas tërmetit të dyfishtë që goditi Venezuelën.
“Pamë presidenten në detyrë të shpallte sot masa emergjente për shkak të kësaj tragjedie që po përjetojmë në vendin tonë”, tha Nicolas Maduro Guerra për CNN.
Maduro Guerra, një anëtar i Asamblesë Kombëtare, tha se qeveria kishte marrë raportime për shembjen e katër ndërtesave në kryeqytet, dy në San Bernardino, një në Pinto Salinas dhe një në El Paraiso, dhe se autoritetet po luftonin për të shpëtuar të mbijetuarit .
“Kjo zonë ka ndërtesa shumë të vjetra nga vitet ’50 dhe ’60. Ka edhe shembje ndërtesash në pjesët lindore të Karakasit, në komunat Chacao dhe Baruta. Ende nuk kemi një numër të saktë, por jemi në rrugë duke ndihmuar njerëzit”, tha ai.
Maduro Guerra tha gjithashtu se shtetet La Guaira dhe Falcon janë prekur “shumë rëndë” nga tërmeti.
Lini një Përgjigje