Çfarë janë armët me uranium të varfëruar dhe cilat janë rreziqet prej tyre?

26 Mars 2023, 10:16Bota TEMA

Çfarë janë armët me uranium të varfëruar dhe

Britania e Madhe tha se do ta furnizojë Ukrainën me municione që përmbajnë uranium të varfëruar për të ndihmuar në shkatërrimin e tankeve ruse, një hap që presidenti Vladimir Putin tha se do ta detyronte Moskën t’i përgjigjej, pasi armët kanë “një komponentë bërthamore”.

Por, çka janë këto municione?


Uraniumi i varfëruar është një nënprodukt i dendur që mbetet kur uraniumi pasurohet për përdorim në reaktorët bërthamorë ose armët bërthamore.

Uraniumi i varfëruar është ende radioaktiv, por ka një nivel shumë më të ulët të izotopeve U-235 dhe U-234, shumë më pak se nivelet në mineralin natyror të uraniumit, duke reduktuar radioaktivitetin e tij.


Përdoret në armë, sepse është aq i dendur sa që vetëndizet në temperatura dhe presione të larta dhe sepse bëhet më i mprehtë, ndërsa depërton në veshjet e blinduara, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore.

Kjo do të thotë se si i tillë kur godet armaturën e një tanku, ai çahet sa hap e mbyll sytë, ndërsa temperaturat në rritje shpërthejnë karburantin dhe municionin e rezervuarit.

Kush i ka ato?


Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Rusia, Kina, Franca dhe Pakistani prodhojnë armë uraniumi, të cilat nuk klasifikohen si armë bërthamore, sipas Koalicionit Ndërkombëtar për Ndalimin e Armëve të Uraniumit.

Ndërsa, 14 shtete të tjera janë të njohura për ruajtjen e tyre.


Cilat janë rreziqet?


Ka pasur shumë studime – dhe polemika – rreth efekteve të ekspozimit ndaj armëve me uranium të varfëruar, veçanërisht në fushëbetejë. Municione të tilla u përdorën në Luftën e Gjirit të viteve 1990-1991, dhe në bombardimet e NATO-s të vitit 1999.

Rreth 340 tonë uranium të varfëruar u përdorën në municione gjatë Luftës së Gjirit të vitit 1991 dhe rreth 11 tonë në Ballkan në fund të viteve 1990, sipas Royal Society, një shoqëri shkencëtarësh me bazë në Londër.

Gëlltitja ose thithja e sasive të uraniumit – madje edhe uraniumit të varfëruar – është e rrezikshme: ai ul funksionin e veshkave dhe rrit rrezikun e zhvillimit të një sërë kanceresh.

Kundërshtarët e armëve, si Koalicioni Ndërkombëtar për Ndalimin e Armëve të Uraniumit, thonë se pluhuri i krijuar nga armë të tilla mund të thithet, ndërsa municionet që humbasin objektivin e tyre mund të helmojnë ujërat nëntokësore dhe tokën.


Vendet si Shtetet e Bashkuara dhe Britania thonë se uraniumi i varfëruar është një mjet i mirë për të shkatërruar një tank modern.

Çka thotë shkenca?


Royal Society tha në një raport në vitin 2002 se rreziqet për veshkat dhe organet e tjera nga përdorimi i municioneve të uraniumit të varfëruar janë shumë të ulëta për shumicën e ushtarëve në fushëbetejë dhe për ata që jetojnë në zonën e konfliktit.


“Në kushte ekstreme dhe nën supozimet e rastit më të keq, ushtarët që marrin sasi të madh të uraniumit të varfëruar mund të pësojnë efekte negative në veshka dhe mushkëri”.

“Ndotja e mjedisit do të jetë shumë e ndryshueshme, por në shumicën e rasteve rreziqet shëndetësore të lidhura për shkak të uraniumit të varfëruar do të jenë shumë të ulëta. Në skenarët më të këqinj, nivele të larta lokale të uraniumit mund të ndodhen në ushqim ose ujë që mund të kenë efekte negative në veshka”.

Studimet e ushtarëve dhe veteranëve të luftërave ku është përdorur ky element kanë treguar se efektet negative janë statistikisht shumë të vogla.

Një raport i Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara mbi ndikimin e uraniumit të varfëruar në Serbi dhe Malin e Zi, nuk gjeti “ndotje të rëndësishme dhe të përhapura”.

Disa politikanë serbë e kanë kundërshtuar këtë dhe kanë raportuar për rritje të sëmundjeve malinje në Serbi dhe rritje të numrit të vdekjeve nga tumoret malinje.

Çka tha Rusia?


Presidenti rus tha se nëse kjo do të ndodhë, Rusia do të duhej të përgjigjej në përputhje me rrethanat, pa dhënë detaje se çfarë mund të sjellë një përgjigje e tillë. Ai tha se Perëndimi po përdor armë me komponentë bërthamore.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se predhat e uraniumit të varfëruar vranë jo vetëm ata që ishin në shënjestër, por gjithashtu shkaktuan “dëm kolosal”, si për ata që përdorën armët, ashtu edhe për civilët që jetonin në zonat e luftës.

Ajo tha se kishte pasur një rritje të madhe të rasteve të kancerit në Jugosllavi pas përdorimit të municioneve të tilla nga aleanca ushtarake NATO në vitin 1999.

Sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverly, tha se “ia vlen të sigurohemi që të gjithë ta kuptojnë se vetëm për shkak se fjala uranium është në titullin e municioneve me uranium të varfëruar, ato nuk janë municione bërthamore, ato janë municione thjesht konvencionale”.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes të Britanisë së Madhe tha: “Ushtria britanike ka përdorur uranium të varfëruar në predhat e saj të blinduara për dekada”. /REL

5 Komente

  1. k
    km

    Pse ,ne magazinat e KFOR ne kosove nuk Jane vendosur municione me mbushje uraniumi te varferuar .Ne shtypin shqiptar te kohes se pasluftes ne kosove ,eshte shkruar per tre ushtare te KFOR(italiane) te vdekur nga rezatimi. Prodhimi i ketij lloji municione eshte shkruar per here te pare ne shtypin ushtarak te viteve 1973.Dhe u be njoftimi qe ushtrite e NATO po' prodhojne municione me permbajtjen rezatuese te uraniumit.Nuk eshte e re historia,por teknologjia eshte avancuar Edhe me perdorin e rezatimit ne fushen e luftes

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zhvejku

      Ka patur informacione se nato perdori predha me urianum te varferuar gjate bmbardimeve te serbis, peti dhe vdekje ne rradhet e ushtris te natos nga kanceri bile shtypi hollandez doli me shifra alarmante qe kishte prekur shume ushtar nga kontigjenti i saj ne nato, po shume shpejte u mbyll ai sensibilizim tepakten nga shtypi shqiptar se na e demtonte imazhin pozitiv qe kishte krijuar popullsia shqiptare per "çlirimtaret" te kosoves. Uraniumi i varferuar vret shume te pafajshem per nje kohe te gjate.

      Përgjigjjuni
      1. U
        Uncle Sam-iu

        Ne Serbi ne "territoret" e bombarduara nga NATO -ja perqindja e te semureve me kancer eshte shumefishuar ,midis tyre dhe femije !!! Biles qeveria Serbe ndermori nje tentative per te kerkuar "drejtesi" dhe nxjerrjen para pergjegjesise shkaktaret (bombarduasit me predha me uranium te varferuar ) por qe e kote ......thjeshte nuk i "pordhen" fare. Ndersa ne Kosove ku numeri i bombardimeve ishte me i madh megjithese kanceri ben kerdine dhe nder te rinjte sidomos , nuk ka asnje statistike apo kerkese se perse u veprua keshtu !!!!! Kuptohet qe "çlirimtari" nuk gjykohet ani dhe demeve kolaterale !!! Duhet te kalojne dhjetra e dhjetra vite qe rrezatimi qe ndodhet ne toke ne forme pluhuri radioaktiv te ule intesitetin dhe te behet i pa rrezikshem . Ndoshta dhe "viktimat" qe nuk flasin dot marrin rruget e Europes jo vetem per shkaqe ekonomike por me teper per kete rrezik .

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          o idiot a e di se çfarë rezatimi përhap urani i varfëruar??o sërb muti me dëshirë të propagandosh një diktator dhe më mut.

          Përgjigjjuni
        2. g
          ganiu

          Sa budallenj paska kjo botë??? Tre komente. Nga një budalla që kujton se mund ta shesë budallallëkun tre herë? O hale nuk e kupton që është shumë e kuptueshme mënyra e shkrimi? O budalla a e di që interneti nuk ekziston vetëm për diarrenë tënde, por dhe për të kërkuar njohuri për problemin në fjalë? Urani i varfëruar nuk ka të bëjë aspak me "Bomba Atomike", ai përdoret vetëm për densitetin e lartë të uraniumit. Tungsteni bën të njëjtën punë si dhe uraniumit i varfëruar, por nuk ma merr mendja se ke dëgjuar për Bomba atomike me tungsten. Budalla i lindur baruti, fosfori, eksplozivët, nafta e derdhur rrugëve e fushave dhe plumbi i derdhur në ukrainë kanë shkaktuar 1 mln herë më shumë dëme. Jo vetëm sot por dhe në të ardhmen. Dhe kjo falë sociopatit Putin.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje