FOTOT: Shkatërrim me përmasat e një bombe atomike, 25 viktima nga tornadot në Mississippi

26 Mars 2023, 09:56Bota TEMA

FOTOT: Shkatërrim me përmasat e një bombe atomike, 25 viktima nga

Ka shkuar në 25 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e tornadove të fuqishme që goditën ditën e shtunë disa zona në Mississippi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Qindra banesa u shkatërruan nga erërat që arrinin deri në 274 km/orë, ndërkohë që dëmet janë të pallogaritshme.


Autoritetet kanë evakuuar banorët e mbetur në Silver City dhe Jackson, teksa më shumë se 25 mijë shtëpi janë pa energji elektrike.


Guvernatori Tate Reeves vizitoi zonat më të prekura dhe vendosi të shpallë gjendjen e emergjencës. Sipas tij një pjesë e mirë e rezidentëve në zonat e goditura nga tornadot kanë humbur pothuajse gjithçka.


Presidenti Joe Biden diskutoi me autoritetet në Mississipi dhe pasi shprehu ngushëllimet për viktimat, premtoi ndihmë për tejkalimin e kësaj situate të vështirë.

Lini një Përgjigje