Filtri i BE - Von der Leyen: Gati aplikacioni për verifikimin e moshës në rrjetet sociale

15 Prill 2026, 16:20Bota TEMA
Filtri i BE - Von der Leyen: Gati aplikacioni për verifikimin e moshës

”Aplikacioni ynë evropian”, i testuar në pesë shtete anëtare, përfshirë Italinë, për verifikimin e moshës është teknikisht gati dhe së shpejti do të jetë i disponueshëm për qytetarët dhe ky aplikacion do t’u mundësojë përdoruesve të vërtetojnë moshën e tyre kur hyjnë në platformat online, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë një konference për shtyp në Bruksel.

“Ata që duhet t’i rrisin fëmijët janë prindërit, jo platformat”, shtoi ajo.

“Vjeshtën e kaluar… u angazhova për ta bërë botën online më të sigurt për fëmijët. Ne e dimë se teknologjia digjitale mund t’u ofrojë fëmijëve mundësi të jashtëzakonshme, por jemi gjithashtu të vetëdijshëm se këto përfitime shoqërohen me rreziqe kur bëhet fjalë për sigurinë e fëmijëve në internet, situata është jashtëzakonisht shqetësuese”, shpjegoi ajo.

Duke folur për aplikacionin, Von der Leyen theksoi se “është i lehtë për t’u përdorur, e shkarkoni aplikacionin, e konfiguroni me pasaportën ose kartën tuaj të identitetit. Më pas, vërtetoni moshën kur hyni në shërbimet online”.

“Ai përmbush standardet më të larta të privatësisë në botë. Përdoruesit do të vërtetojnë moshën e tyre pa zbuluar asnjë informacion tjetër personal. Me fjalë të thjeshta, është plotësisht anonim dhe përdoruesit nuk mund të gjurmohen”, tha ajo.

Aplikacioni gjithashtu “funksionon në çdo pajisje: telefon, tablet, kompjuter dhe është plotësisht me kod të hapur”, çka sipas saj  “do të thotë se edhe vendet partnere mund ta përdorin”.

“Platformat online mund të mbështeten lehtësisht te aplikacioni ynë për verifikimin e moshës. Pra, nuk ka më justifikime. Evropa ofron një zgjidhje falas dhe të lehtë për t’u përdorur që mund të mbrojë fëmijët tanë nga përmbajtjet e dëmshme dhe të paligjshme”, theksoi ajo.

1 Komente

  1. f
    five company

    Perseri ju te KE jeni shume vone. Eshte i njejti ritual ne " boom" - in e zhvillimeve, ekonomik, ndertim, rikonstruksion. Vetem kaq... Por ne kete ritual " shih rrushi rrushin dhe piqet ose digjet i gjithe vreshti", per kategorizimin e platformave dixhitale ju mund te fusni edhe moshen e pranimit. Une kam nje propozim: Mqs une vete personalisht kur permend termin " eshte teper vone" , qe te nderhyhet per te parandaluar katastrofa klimaterike,ambientale, sociale, ekonomike, politike, kulturore etj, te lidhura reaksion zinxhir me njera - tjetren ( dhe paralajmerimet jane bere qe ne krijimin e hallkes se pare te ketyre katastrofave), juve te KE po ju sugjeroj qe per percaktomin e moshes ne rrjet, ne aplikacion mund te hartoni nje pyetesor me 3 pika ne te cilen pergjigjet, jo femijet por edhe prinderit e tyre ( duke mare parasysh formimin intelektual) do ta kene shume te veshtire ti pergjigjen!!! Nqs jeni ne gjendje ose mentalisht te afte, pa ndihmen e chat- gpt ti pergjigjeni, suksesi juaj i rradhes do pasoje ate te zgjerimit...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje