Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, e ka akuzuar Finlandën fqinje se po ndjek rrugën e luftës kundër Rusisë.
“Pasi iu bashkua NATO-s, Helsinki po ndjek rrugën e konfrontimit në përgatitje për luftë me Rusinë, nën pretekstin e masave mbrojtëse. Është e dukshme që po përgatitet për të na sulmuar”, tha Medvedev në një shkrim të publikuar në agjencinë shtetërore, Tass.
Medvedev aktualisht mban postin e nënkryetarit të Këshillit për Siguri Kombëtare të Rusisë.
Ai po ashtu u ankua se po krijohet staf për njësi të ushtrisë në Lapland “që gjendet në afërsi të kufirit rus”.
Nuk është e qartë ndaj kujt janë drejtuar këto struktura, pasi NATO-ja e ka shpallur Rusinë armike, shkroi Medvedev.
Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 2022, Finlanda hoqi dorë nga politika e saj e kamotshme ushtarake dhe iu bashkua NATO-s, së bashku me Suedinë.
REL
Pijaneci injorant dhe robqirë.
Hahaha Finlanda me sa di unë është 4-5milion !!!!!!! Sa gishti i vogël i ariut. Të thuash Suedia ehhh edhe mund ta hash.
Ska te bej me popullsine , por me fuqine goditese e nje shteti …edhe Suedia dicke me teper eshte 10 milion por eshte shume e forte , pasi prodhon gjithcka per luften , Izraeli po ashtu …diku te 9.5-10 milion , izraelitet jane shume shume te forte …kjo e para dhe e dyta …Rusia sa do e forte qe te jete nuk i intereson dy ose me teper fronte ….
Mos ja vini nkaq rendesine ketij se luan vetem luan rolin e tij ne propaganden Ruse.Pas ketij e ka radhe Levreku Lavrov ,me pas del Peskovi e i sheshon te gjitha si gjithmone deri sa te rifilloje e njejta barsalete nga e para.
Rusia e humbi nji lufte me Finllanden ,edhe pse Rusia ka arme berthamore por ata jane te ndaluara te perdoren dhe mos harojme qe Finllanda eshte nje nga shtetet e Evropes qe eshte ma e pregaditur per lufte dhe nuk mendoj qe Rusia mundet ta fitoj luften.
Muzhikët e shkërdhyer kur nuk u ka ardhur moti në ndihmë, kanë humbur gjithmonë, me Finlandën, me Japoninë, në Afganistan.