FOTO: U godit nga një anije mallrash, shpërthen në flakë cisterna me naftë! Shpëtohen 32 persona

10 Mars 2025, 15:29Bota TEMA
FOTO: U godit nga një anije mallrash, shpërthen në flakë

Një cisternë nafte dhe një anije mallrash kanë shpërthyer në flakë pasi u përplasën në Detin e Veriut në brigjet e Lincolnshire.

Katër ekuipazhe janë në vendngjarje, pasi përplasja u raportua pak para orës 9:50 të mëngjesit, ndërsa raportohet se ka pasur një numër të madh njerëzish që kanë braktisur anijet pas përplasjes rreth 13 milje nga bregu.

32 persona u sollën në breg, tha Martyn Boyers, shefi ekzekutiv i Portit të Grimsby East. Gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende.

Cisterna e naftës quhet Stena Immaculate dhe po lundron nën një flamur amerikan, ndërsa anija e mallrave quhet Solong dhe është me flamur portugez, sipas Marinetraffic.com.

 

Lini një Përgjigje