FOTOT: Momenti kur vrasësja gjakftohtë ruse i jep statujën e mbushur me tritol mbështetësit të Putinit

3 Prill 2023, 14:45Bota TEMA

FOTOT: Momenti kur vrasësja gjakftohtë ruse i jep statujën e

Vladlen Tatarsky, emri i vërtetë i të cilit është Maxim Fomin, një mbështetës i flaktë i Vladimir Putin mbeti i vrarë në një atentat në Shën Petersburgu të dielën, ndërsa 32 të tjerë mbetën të plagosur.

Ai mori dhuratë një statujë të tijën teksa brenda saj ndodheshin rreth 200 gramë tritol, të cilat i morën jetën.


Policia ruse, vetëm pak orë pas ngjarjes së rëndë, arriti të vërë në pranga Daria Trepova, 26 vjeçe e cila dyshohet të jetë autore e këtij sulmi.

Ajo u arrestua në një aeroport në qytetin rus. Pas arrestimit, ajo është shprehur se nuk kishte asnjë ide se çfarë përmbante dhurata e saj dhe se ishte përdorur për të kryer këtë sulm.

Megjithatë, hetuesit rusë, pa dhënë detaje, janë shprehur se Trepova e ka kryer sulmin me ndihmën e “shërbimeve speciale ukrainase” dhe të aktivistëve që janë të lidhur me liderin e burgosur të opozitës Alexei Navalny.


Ndërkohë, në internet janë shpërndarë pamje të momentit kur autorja futet në lokal bashkë me dhuratën bombë, si edhe momentin kur ia dorëzon atë Vladlen Tatarsky.


Të paktën 100 persona isha në lokal kur ndodhi shpërthimi, 32 nga të cilët mbetën të plagosur, katër janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Vladlen Tatarsky ishte një mbështetës i luftës në Ukrainë dhe shpesh bënte thirrje për shkatërrim.

5 Komente

  1. H
    Haka Tekizoti

    Mbi ç'bazë quhet vrasëse gjakftohtë vajza që i ka dhuruar pakon të vrarit? Ka shumë të ngjarë që ajo është përdorur pa e ditur se çfarë po bënte. Cilësimi është jo logjik dhe naiv.

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      o vari hajdarin se këta duhet ti bëjnë titujt për të tërhequr lexime!!nëse lexon "vrasësja seriale",sepse janë vrarë 10 persona me shpërthimin e bombës!?nuk është ndonjë gjë e madhe!!këta as njohin gjuhën e as termat si si mund të emrohen ngjarjet!!

      Përgjigjjuni
    2. a
      anti25642654censurë

      po të shohësh këtë foto dhe atë të një artikulli më poshtë do të shohësh se kjo e këtij artikulli,përveç fflokëve bjond,nuk ka gjë tjetër!fytyrën e ka dyfishi i tjetrës!!për mua janë dy persona të ndryshëm!!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Alex

        E gjejne te verteten ustallaret tani vec fakti qe po ja mbathte dhe u kap ne aeroport,

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          a i shkreti ti!!të martë muti shalët,ty dhe ustallarëve!!këta po e tregojnë gjithnjë e më shumë që problemin e kanë brënda primitivitetit të tyre!!ata kanë bërë një marketing të mirë,përfshirë dhe filmat perëndimor!!kjo që po bëjnë e nxori në shesh se janë një bërllog i pastër,një shtet që ka çuar popullin e tij në mesjetën e herëshme!edhe atë pak zhvillim që i dha periudha sovjetike e pshurrën sipër!!

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje