Fundi pa rrugëdalje i Khamenei-t

19 Qershor 2025, 10:31Bota TEMA

Fundi pa rrugëdalje i Khamenei-t

Ka një episod në mitologjinë shiite që rikthehet gjithmonë, i kujtuar në formë teatrale në kremtimet e “martirizimit” të imam Huseinit. Familja dhe ndjekësit e tij më të devotshëm janë të rrethuar nga ushtria e kalifit Yazid, (personazhi i keq) në një copë shkretëtire pranë lumit Eufrat. Vëllai i Huseinit, Abbasi, i quajtur “Hëna e Hashemitëve”, thyen rrethimin, arrin tek lumi dhe përpiqet të sjellë ujë për fëmijët dhe gratë që po vdisnin nga etja. Por ai vritet. Atëherë Huseini, në një moment vendimtar, vendos se ka ardhur edhe për të çasti për të sakrifikuar jetën e vet.

Propaganda iraniane e ka përdorur gjithmonë këtë episod për të justifikuar rezistencën e Hamasit palestinez në Gaza. Dhe mund të ndihen të sigurt disa që e shohin këtë histori të shkruar në ballin e Ali Khameneit, Udhëheqësit Suprem të Republikës Islamike dhe një pikë referimi për shiitët në të gjithë Lindjen e Mesme. Ky rol i dyfishtë ka përcaktuar fatin e tij.

Arkitektura institucionale e krijuar nga Khomeini e sheh Udhëheqësin Suprem si shtyllën e peshoreve mes pushtetit shpirtëror dhe atij laik. Në njërën anë qëndron borgjezia tregtare e bazaar-it dhe nga ana tjetër “bonyad”-et, fondacionet e shenjtëroreve të mëdha, shumë të pasura.

Presidentit, pra ekzekutivit, i vë përballë “Majlis”-in, Parlamentin. Dhe po ashtu, në planin ushtarak, në njërën anë janë forcat e armatosura, dhe në tjetrën “Pasdaranët”, Garda Revolucionare, që kanë mjete më të fuqishme. Khomeini e përdori këtë ekuilibër të pushteteve për të shmangur fundin si ai i Shahut Reza Pahlavi, i cili kishte përqendruar të gjitha pushtetet në duart e tij dhe në ato të shërbimit sekret, Savak-ut. Dhe ai u rrëzua nga një revolucion popullor.

Republika Islamike i mbijetoi protestave, revoltave, pushtimit nga Sadam Huseini, sanksioneve, për shkak të një arkitekture më solide. Tani ka ardhur momenti final. Në fjalët e Khameneit, “beteja ka filluar”, ndodhet shembulli i imam Huseinit, jo për të fituar, por për të mos u penduar, që të hidhet në sulmin e fundit kundër forcave më të shumta, me bindjen e misionit të tij hyjnor: në këtë koncept, “martirizimi” është fitorja e vërtetë.

Në moshën 86-vjeçare, me një kancer që është rikthyer, për një figurë fetare si Khamenei – edhe pse në plan të dytë në krahasim me Khomeinin – të vritesh është fundi më i lavdishëm dhe i dëshiruar. Kjo nuk do të thotë se ai nuk po përpiqet me çdo mënyrë që të lërë si pasardhës të birin, Mojtaba, 55 vjeç, por kjo është një histori më vete. Loja mbetet e hapur. Të paktën derisa ndonjë trupë perëndimore të mos jetë në portat e Teheranit, Udhëheqësi Suprem nuk do të zëvendësohet, të paktën formalisht, nga një ushtarak. Edhe vetë gjenerali Qassem Soleimani, që gëzonte një popullaritet qindra herë më të madh se ai i ajatollahut, nuk e ka menduar kurrë një zgjidhje të tillë.

Khamenei nuk ka rrugëdalje. Ai ka provuar fillimisht të modernizojë ekonominë në mënyrë moderne kapitaliste me Rafsanjanin, më pas ta radikalizojë regjimin, duke u përqendruar tek shtresat e varfra dhe fetare të popullsisë me Ahmadinezhadin dhe subvencionet e tij pa kriter. Më pas të pajtohej me Perëndimin, madje edhe mbi çështjen bërthamore, me reformistin Khatami.

Por në fund, në vitin 2018, ai u përplas me murin Trump. Nuk deshi të ndjekë rrugën e Koresë së Veriut, të largohej nga Traktati për Mospërhapjen bërthamore dhe të prodhonte bombën sa më shpejt, për shkak të natyrës bizantine të pushtetit në Teheran dhe paqartësive që përdorte si armë negociuese. Tani nuk i ka më letrat në dorë, do të thoshte vetë Trump. Të dorëzohesh do të thotë t’i imponosh vendit tënd një poshtërim që nuk ishte parë që nga fillimi i shekullit XX, kur Persia ishte një protektorat gjysmë britanik dhe gjysmë rus. Ikja do të thoshte të përfundoje në të njëjtin plan si Shah-u, në kulmin e poshtërimit dhe përbuzjes, përpara të gjithë pasuesve.

Dhe atëherë, arma e fundit: një breshëri e fundit raketash. Ashtu si imami Husein. Në mendje, ndoshta, është gjenerali Soleimani, që si Abbasi në imagjinatën shiite, kishte provuar të thyente rrethimin e sanksioneve, të aleatëve arabë të Amerikës, të izolimit ndërkombëtar. Dhe ka krijuar milicitë shiite të stërvitura nga Pasdaranët, në Irak, Liban, Siri – të gjitha përballë Izraelit. Një kërcënim dhe një mjet parandalues. Nuk ekziston asnjë, ose thuajse asnjë, tjetër. Soleimani është bërë “martir”, me dorën e Trumpit. Aleati më i besuar dhe më i efektshëm, Hassan Nasrallah, është ende gjallë. Loja për rrëzimin e Khamenei-t ka nisur. 

La Stampa – Bota.al

14 Komente

  1. C
    Cutter

    Ka jetuar pikërisht për këtë ditë të madhe; Të vdesë si Martir. As Sadami, as Gedafi nuk ja mbathën. Vdiqën në vendet që drejtuan. Kush nga liderët Perëndimorë nga SHBA, në Francë, Itali, Angli e gjetkë do qëndronte në vendet e tyre nëse digjeshin? Askush. Po në Shqipëri?! Askush! Do kishin kërcyer në krah të armikut, duke ndërruar xhaketë dhe do ishin bërë njësoj fanatikë antishqiptarë. Mjafton të shohësh Sali Berishën që nuk la mut greku dhe serbi pa futur surratin dhe pa ju bërë portapotty. Edhe servili histerik që na qeveris, i shiti të tëra bazat dhe dhe dekonspiroi bunkerët e fortifikuar të udhëheqjes dhe komandës ushtarake, duke dhënë mesazhin që nuk ka ndërmend të drejtojë në bunker shqiptarët në kohë qameti. Sepse shqiptarët nuk kanë nevojë të mbrohen. Janë të mbrojtur nga fryma hyjnore e NATOs. Një feld Marshall gjerman para pushkatimit në Nuremberg, i shkruante gruas letrën e fundit duke thënë; Nuk më takon mua të gjykoj Hitlerin, por historisë. Në fund të fundit iku si çdo lider i madh i këtij planeti, nën gërmadhat e Perandorisë së tij.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mati

      Rrnoftë mreti i funit i Shqypnis, Ahmet Bej Zogolli i cili nuk e braktisi deri sa vdiç, çashtjen e lirimit të popullit martir shqiptar...

      Përgjigjjuni
      1. P
        Psikologu

        Pen e modhe je alfred cako...

        Përgjigjjuni
        1. P
          Per korrektese

          Ore, që ta marrim vesh. Ai Imam Husseini dhe ai tjetri Abbasi (domethënë Abazi) na qenkeshin myslimanë. Dakord. Po kunder kujt luftonin? Kunder alienëve? Apo kunder disa myslimanëve te tjerë? Se nga ana tjetër na qenkesh nje Kalif Yazid (njeri i keq ky, por ama qenkesh Kalif). Që atehere doli sharja "yyyy jezit". Po kete Yazid Jezitin kush e bëri Kalif? Allahu apo Shejtani? Dhe pse na interesojne ne shqipetareve keto histori në Iran? Pse nuk e edukojme rininë tone me dashurinë per Gjergj Kastriotin, Gjergj Arianitin, Tanush Topiajn, Karl Muzakën, Gjin Zenebishën, Lekë Dukagjinin, Lekë Zahariajn, Mojsi Golemin. Apo heronjte e mevoneshem te Luftes se Vlorës, Selam Salarinë dhe Qazim Koculin. Apo te Luftes kunder Fashizmit, duke filluar nga Mujo Ulqinaku, tek Kajo Karafili, Myslym Peza, e tek Baba Faja e të tjerë. Por na shkruani historira me imamra e Alira, qe nuk kane lidhje fare me Shqipërine. E kujt i plasi per Ali Khamenein apo S'ha me ne. Le te haje me ke te dojë. Nuk besoj se ne Iran diskuton njeri per Mic Sokolin apo Adem Jasharin.

          Përgjigjjuni
      2. ?
        ????

        Po po, pirdh se lirohesh. Ashtu si në Gaza ku fjala ishte të zhdukej hamasi por vetëm gra e fëmijë u vranë mbi 35 mijë. Turp, një izrael me ushtri tepër të furnizuar, ne amerikë e gjitha kurvat europjane në mbështetje, përballë një populli që lufton me llastiqe dhe dështuan me turp. E kur shkëmbeheshin pengjet ushtria e hamasit ishte aty, prezente, nën hundët e izraelit, çar do të thotë kjo?? Smë intereson fare itani por qëllimet e perëndimit sot e 80 vjet janë të sigurojë vjedhjen e pasurisë duke përdorur buçë izrael Na shkohë jeta tu dëgju pordhët e perëndimit

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kurvat Islamike

          Ik ne Iran se po kerkojne o ushtare o te qifsha Iranin dhe mullahun

          Përgjigjjuni
          1. A
            Asd

            Pro Iranit kunder SHBA? PRO suniteve dhe kunder Europes? Po arabet ta presin fytin te parit o qyq pa te pyetur se cfare komentesh ke bere tek tema!

            Përgjigjjuni
          2. t
            tao lali pederasta

            ne pidh te semes vafshin

            Përgjigjjuni
            1. D
              Daniel

              Sa kara qekan kta shqiptaret qe simpatizojne iranin kaq loqe te jene kta valle sa nuk kuptojne kush e hudheheq iranin

              Përgjigjjuni
              1. E
                Emri nuk ka rendesi

                Nuk mund te simpatizosh as Iranin dhe as Izraelin.

                Përgjigjjuni
                1. s
                  shori

                  Koment me ven, Daniel, nji pjes e shqiptarvet akoma kan dashni per mollaht si Salmut Brrisha.

                  Përgjigjjuni
                2. ?
                  ?

                  o Daniel hajdari asnje nuk simpatizon Iranin por i takon atij populli te vendosi kush do e udheheqi dhe jo ne nga tastiera apo Izraelit me bomba

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Niku

                    Te qift izreali ate motren e bukur o cecen

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Nik-oleta

                      Pse keshtu qihen motrat e tua edhe me qen edhe me cecen,,or niku nga sopiku,,

                      Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje