Gazi rus derdhet në det, autoritetet gjermane: Akt sabotazhi

27 Shtator 2022, 21:00Bota TEMA

Gazi rus derdhet në det, autoritetet gjermane: Akt sabotazhi

Autoritetet në Gjermani dhe Danimarkë kanë nisur hetimet për rrjedhjen masive të gazit nga gazsjellësit “Rrjedha e Veriut” 1 dhe 2.

Njollat e gazit u konstatuan fillimisht ditën e hënë në ujërat daneze dhe suedeze nga gazsjellësi i dytë dhe më vonë nga ai i parë, si pasojë e një humbjeje në pompat e presionit.

Duke cituar burime federale, gazeta gjermane “Tages shpigel” raporton se ka pak gjasa që rrjedhjet të jenë aksidentale dhe po konsiderohen nga autoritetet si akte të pastra sabotazhi.

Aktualisht asnjë nga gazsjellësit nuk çon gaz nga Rusia drejt Gjermanisë. Kjo, pasi funksionimi i “Rrjedha e Veriut 2” u pezullua menjëherë pasi përfunduan punimet; ndërsa sa i takon njëshit, ishte Moska zyrtare që ndërpreu furnizimet më herët gjatë muajit. Pavarësisht kësaj, të dyja strukturat janë të mbushura me gaz.

Pas konstatimit të parë ditën e hënë, zyrtarët e marinës daneze shpërndanë një paralajmërim për lundërtarët dhe caktuan një zonë ndalimi prej 5 miljesh detare përreth gazsjellësit, pasi ujërat e ndotura konsideroheshin të rrezikshme për trafikun detar.

Ndërkohë, kompania që menaxhon gazsjellësit ka deklaruar se për momentin është e pamundur të thuhet se kur ata do të jenë sërish operativë.

7 Komente

  1. L
    L

    Ju thoni qe rusise I duhen para per luften,ather pse do I leverdiste atyre te sabotonin parate e tyre. I bie to ket sabotuar amerika ose Europa vete per qellime e tyre.. Tju rrojje Sorros e schwabb e Bideja bashke qe.po ju marrin per hundesh.

    1. S
      SBS

      .Mirë që përpiqesh dhe përkthen, por disa fjalë nuk duan shumë mënd ti shqipërosh tamam. Së pari gazi nuk derdhet lor rrjedh, çfryn shkarkohet, sepse nuk është lëng por gas Së dyti nuk janë pompa ato qs vënë në lëvizje gazin ata quhen kompersora sepse gazi ngjishet dhe volumi i tij kur ngjishet shumfishon vëllimin brenda po të njëjtës enë

      1. F
        Fiz I. Kani

        Kur nje gas ngjishet brenda nje ene te ngurte, volumi i tij nuk ndryshon, rritet presioni dhe temperatura. Volumi nuk shumfishon vellimin.

      2. P
        Piro

        Ju lutem ndreqeni perkthimin: Nord stream perkthehet "Rryma e veriut" dhe jo "Rrjedhja e veriut' qe ka kuptim tjeter.

        1. U
          Umor Isti

          Nuk e morem vesh, cili e beri sabotimin? Gjermanet, ruset apo kinezet. Gjermanet: ju kemi dhjere mu ne gas, nuk e duam. Ruset: Po te ishim te sigurte se do e fitonim luften, perse do ta prishnim? Nga do benim para? Kinezet: Ata jane gjithmone sabotatore.

          1. t
            taras bulba

            Pune rusesh , dihet ajo pune ...per te tilla sua kalon askush ....lufta e ftohte kish falimentuar dhe ruset mereshin me spiunazh , e kane ne gjak spiunllekun , ne ADN , nuk bejn dot tani gjejne prteksin ....po helmimet ?? Po te ekzekutuarit nga mafia e Putinit te kundershtareve ?? Te gjitha jane te castit ?? Dhe se te gjithe akuzojne rust kot ???? Veper e ruseve , jo 100 por 1000 % .....

            1. p
              pretorian.

              NS1 dhe NS2 te sabotuara. Kush ka interes ti sabotoj? Ruset jo, sepse e para, jane prone e tyre dhe e dyta duan pare. Gjermanet? Jo. Nuk kane asnje interes, perkundrazi duan gaz çmimi te cilit aktualisht eshte shume i larte. Danimarka, Norvegjia? Jo. Ukraina jo, se nuk ka dalje ne Balltik. Polonia, po mundet, me ndihmen e anglosaksoneve. Kush eshte autori i ketij terrorizmi ekonomik e me gjere? Kush po e rikthen dhe njehere historine e gjirit te Tonkinit ne Vietnam? Kush deklaroi ne 7 Shkurt 2022, se ne rast te nje sulmi mbi Ukrainen, USA do te shkaterroj Nord Stream2? Padiskutim ky eshte Brandon. Go Brandon go. Paguan Europa, paguajne popujt europiane, ekonomia dhe niveli i tyre i jeteses. Per çfare aresye? Se keshtu duan zionazistet, do Kabala, do New World Order, do NATO. Europa eshte dhe konkurues i ekonomise amerikane. Duke shkaterruar Rusine, amerikanet shkaterrojne dhe Europen. Kush perfiton? Besoj Kina krahas USA-s. Go Brandon go. Europa, Gjermania, Italia etj serish koloni e USA-s, e anglosaksoneve.

              Lini një Përgjigje