Kriza humanitare - Greqia i vjen në ndihmë Gazës, lëshon 8.5 ton ushqime për palestinezët

9 Gusht 2025, 21:18Bota TEMA
Kriza humanitare - Greqia i vjen në ndihmë Gazës, lëshon 8.5

Forcat e Armatosura Greke, pas bashkëpunimit dhe koordinimit të Ministrive të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes Kombëtare me autoritetet kompetente jordaneze, kanë kryer sot hedhjen në zona të veçanta të ndihmës humanitare prej 8.5 ton ushqimesh, në Rripin e Gazës, një zonë e shkatërruar dhe në prag të urisë.

Operacioni u përfundua me pjesëmarrjen e dy avionëve transportues (C-130H dhe C-27J) të Forcave Ajrore Helene (HAF) me personelin e tyre përkatës, si dhe personelin nga Komanda e Luftës Speciale (SWCC).

“Greqia do të vazhdojë të ndërmarrë iniciativa për ndërprerjen e menjëhershme të konfliktit të armatosur, lirimin e pengjeve dhe rrjedhën e papenguar të ndihmës humanitare në Gaza. Është detyrë e të gjithëve ne të ndalojmë menjëherë vuajtjet njerëzore”, ka deklaruar me një postim në rrjetin Facebook kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis .

Sipas tij, operacioni në fjalë u organizua në bashkëpunim me vendet e Bashkimit Evropian dhe Lindjes së Mesme dhe synonte të mbështeste nevojat themelore të njerëzve në  një rajon, banorët e të cilit vuajnë tejmase.

 

 

3 Komente

  1. a
    astrit

    Shqiperia e Edi Rames sa kg ndihma ka dhene?

    Përgjigjjuni
    1. A
      Andreas

      Ka qene pak i zene se po fliste me Zelenskin per ta mesuar si te mundte Rusine.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tafuti

        Shqiperia po ndihmon Graqine qe te behet si Gaza...

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje