Macron: E ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit

9 Gusht 2025, 19:10Bota TEMA
Macron: E ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se e ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa pjesëmarrjen aktive të vetë ukrainasve.

Kreu i Elizesë zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, vetëm pak ditë para samitit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin, i cili pritet të mbahet më 15 gusht në Alaska dhe ka për synim gjetjen e një zgjidhjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Përmes një postimi në platformën X, Macron bëri të ditur se përveç Zelenskyyt, ka komunikuar gjithashtu me kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe kryeministrin britanik Keir Starmer, duke theksuar rëndësinë e unitetit evropian në këtë proces.

“Evropianët gjithashtu domosdoshmërisht do të jenë pjesë e zgjidhjes, pasi siguria e tyre është në rrezik”, shkruan Macron në postimin e tij, duke shtuar se koordinimi i ngushtë me partnerët evropianë dhe me presidentin Zelensky do të vazhdojë në ditët në vijim.

Presidenti francez nënvizoi mbështetjen e palëkundur të Parisit për Kievin dhe theksoi se ajo mbështetje do të vijojë në frymën e Koalicionit të të Vullnetshmëve, një nismë ndërkombëtare për mbështetjen e Ukrainës në përballjen me agresionin rus.

3 Komente

  1. B
    Boll se na cate.....

    Macron biseksuali qe ke per grua nje zhabe ne moshen e nenes tende, nuk po vendoset e ardhmja e Ukraines ajo eshte vendosur me dy kunderrevolucione kunder vtes se lire, ai "Portokalli" dhe i shesht "Meidan" i mbeshtetur nga BE gay dhe Perendimi Kolktiv, por po vendoset per KATER krahinat rusishtfolese qe edhe me refendum sipas ligjeve te OKB dhe nderkobetare i jane bashkuar tokes ame Rusise. Te tjerat cfare llap jane llogje Kavaje, e ke kthyer Francen katolike me 20% te besimit mysliman e ke mbushur me lloj lloj morrash, kete shiko ti, Franca eshte zbythur nga Afrika e cdo kontinent nuk ka me peshe por vetem pordhe (te befshin mire) qe i perkasin nje periudhe shume te larget.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Salihi

      Nuk te pyet kush ty, sa u pordhi per taksat

      Përgjigjjuni
      1. I
        Igor

        Ore i poshter a e mban mend marveshtjen e vitit 2015 kur Ukraina ra dakorde te Minskut 2 por kush e refuzoj ky perendimi ku edhe Franca mori pjese dhe tani e late ne mes te ruges ti premtove 4000 ushtare por nuk ndodhi nga frika ,dhe ne stator dote shohim a dota njohish ti Palestinen.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje