Izraeli i hedh poshtë kritikat e bashkësisë ndërkombëtare për planin e ri

9 Gusht 2025, 13:30Bota TEMA
Izraeli i hedh poshtë kritikat e bashkësisë

Autoritetet izraelite i kanë hedhur poshtë kritikat nga udhëheqësit botërorë pas miratimit të planit nga kabineti i sigurisë për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka thënë se vendet që e dënuan Izraelin dhe kërcënuan me sanksione “nuk do ta dobësojnë fare vendosmërinë tonë”.

“Armiku do të na gjejë si një grusht të fortë dhe të bashkuar që do ta godasë me forcë të madhe”, ka shtuar ai.

Vendimi i Izraelit për të zgjeruar luftën në Rripin e Gazës është dënuar ashpër nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe disa vende përfshirë Britaninë e Madhe, Francën dhe Kanadanë, teksa Qeveria e Gjermanisë mori vendim për të pezulluar eksportet ushtarake në drejtim të shtetit hebraik, ka shkruar BBC.

Plani, i miratuar nga kabineti i sigurisë izraelite, ka përcaktuar pesë parime për fundin e luftës: (1) Çarmatosjen e Hamasit; (2) Kthimin e të gjitha pengjeve; (3) Demilitarizimin e Rripit të Gazës; (4) Marrjen e kontrollit të sigurisë në territor dhe (5) Krijimin e “një administrate civile alternative që s’është as Hamasi dhe as Autoriteti Palestinez”.

Bazuar në raportimet e mediave izraelite, plani fillimisht përqendrohet në marrjen e plotë të kontrollit të qytetit të Gazës, duke i zhvendosur rreth një milion banorët e këtij qyteti drejt jugut. Po ashtu, forcat ushtarake do të merrnin kontrollin e kampeve të refugjatëve në Gazën qendrore dhe zonave ku aludohet se mbahen pengjet.

Ofensiva e dytë do të pasonte disa javë më vonë, paralelisht me rritjen e ndihmës humanitare, sipas mediave izraelite.

Vendimi për të përshkallëzuar konfliktin ka nxitur kundërshtime edhe brenda Izraelit, përfshirë nga elita ushtarake dhe familjarët e pengjeve që mbahen në Gazë.

Ndërkaq, në grupin militant palestinez, Hamas, kanë deklaruar se plani për të pushtuar qytetin e Gazës “përbën krim të ri lufte” dhe se kjo do t’i “kushtojë shumë” Izraelit.

Të premten, ministrat e Jashtëm të Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Italisë, Zelandës së Re dhe Australisë publikuan një deklaratë të përbashkët për ta kundërshtuar planin, duke thënë se ai do ta “përkeqësojë” situatën tashmë “katastrofike” në Rripin e Gazës.

“Çdo përpjekje për aneksim apo zgjerim të vendbanimeve bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Shefi i të drejtave të njeriut në OKB, Volker Turk, ka paralajmëruar se përshkallëzimi i mëtejshëm do të “sjellë zhvendosje masive të detyruar, më shumë vrasje, vuajtje të papërballueshme, shkatërrim të pakuptimtë dhe krime mizore”.

Mes tjerash, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i ka thënë homologut gjerman Friedrich Merz se ishte i zhgënjyer me vendimin e Berlinit zyrtar për të pezulluar eksportet e armëve drejt Izraelit, tek e ka vlerësuar këtë veprim si “shpërblim për terrorizmin e Hamasit”.

4 Komente

  1. Z
    Zot ndihmoi hebrenjte

    Nuk e ka fajin Izraeli jo.......

    Përgjigjjuni
    1. A
      Albania-Israel brotherhood

      De-kolonizimi, de-arabizimi, de-islamizimi I Lindjes se Mesme! Keshtu pra ka filluar de-arabizimi dhe de-islamizimi i Lindjes se Mesme. Arabet dhe feja e tyre e ndyre duhet te kthehen ne Arabi dhe te terhiqen nga gjithe zonat e tjera qe ata kane kolonizuar prej shek VII-te e ne vazhdim! Izraeli i 1948-s eshte vetem fillimi i ketij procesi te de-arabizimit dhe de-islamizimit, eshte rikthimi ne histori i popujve autoktone te kesaj pjese te botes. Hebrenjte u ringjallen dhe tashme jane forca me e fuqishme ne rajon. Hebrenjte, nje nga popujt me te lashet dhe me te dokumentuar ne historine e botes. De-arabizimi dhe de-islamizimi i Izraelit eshte tashme nje proces i pandalshem. Kjo filloi te ndihmoje dhe ne vazhdim do i ndihmoje edhe popujt e tjere autoktone ne Lindjen e Mesme, qe jane ende nen sundimin e kolonizatoreve arabe. Shperberja e Sirise tashme eshte vendosur, qofte e menjehershme, qofte graduale me faza faza! Te gjitha etnite dhe komunitetet qe banojne atje tashme po perpiqen te fitojne hapesirat e tyre. Gjithe ceshtja eshte qe islamisteve arabe tu jepet sa me pak hapesire dhe territor, ne menyre qe entiteti qe ata do mund te krijojne te jete sa me i pavijueshem dhe te shkaterrohet perseri ne kohen e ardhshme te afert. Natyrisht pritet se shpejti krijimi i Kurdistanit te Pavarur, ku kurdet (pasardhesit e Mideve te lashte) tashme kane realizuar de-arabizimin e dy zonave autonome kurde ne Irak dhe Siri. Pas kurdeve me siguri do jete rradha e fenikasve (Libanezet e sotem), qe jane popullsia e krishtere ne Liban dhe ne Sirine bregdetare. Me shume mundesi fenikasit do ringjallen ne histori, ashtu si Fenix-i.Te gjithe te krishteret ne Liban pavaresisht se flasin arabisht (se jane te arabizuar) e quajne veten fenikas dhe thone se nuk jane arabe. Ka shume mundesi qe zona Kristiane dhe zona Alevite e Sirise se sotme (zona bregdetare e detit Mesdhe) te bashkohet me Libine dhe te krijohet nje entitet Fenikas, ku madje te rilinde edhe gjuha e lashte fenikase (e cila eshte e ruajtur tashme vetem ne shkrime te shenjta dhe eshte e ngjashme me hebraishten dhe aramaishten). Me pas e ka rradhen Egjypti i madh, nje nga vendet me te famshme te historise boterore, qe sot vazhdon eshte nen kolonizimin arab. Por aty vazhdon jeton popullsia e lashte autoktone egjyptine, jane KOPTET, nje popullsi kristiane me rreth 15-20 milione banore. Koptet nuk jane arabe, jane popullsi krejtesisht e ndryshme, jane afrikano-veriore dhe kane gjuhen e tyre kopte (egjiptianishten e lashte, qe shkruhet me shkronja fenikase-helene) e cila perdoret si gjuhe funksionimi ne kishat e krishtera kopte! Do vijne me tej me rradhe Assirianet, popullsia e lashte e Sirise dhe Irakut, qe dikur kane patur nje nga Perandorite me te medha ne historine e njerezimit. Edhe kjo nje popullsi e krishtere, qe flet gjuhen e saj te lashte assyriane (aramaike), por qe sot eshte katandisur ne rreth 1 milion banore, e ndodhur ne zonat afer kurdeve ne Siri dhe Irak. Madje ne Irak kane krijuar edhe zonen e tyre autonome. Ata e kane gjuhen e tyre te gjalle dhe te perditshme, por jane zvogeluar si numer popullsie per shkak te gjenocideve ne shekuj qe kane bere arabet dhe turqit kunder tyre. Por ata ekzistojene dhe kane nje diaspore ne Evrope (sidomos ne France) dhe ne Amerike, shume te fuqishme! Ringjallja e tyre eshte plotesisht e mundur. Jane ekzistete edhe Aramejte, qe flasin ghjuhen e lshte aramaike (ashtu si assirianet), qe jetojen ne Siri dhe ne Jordani. Jordania eshte nje shtet fallco, qe historikisht ka qene e banuar prej 5 nga 12 fiset e Izraelit. Arabet Hashemite kane ardhur veten ne vitin 1922 me ndihmen e britanikeve dhe krijuan nje shtet te cuditshem arab aty, me emrin e nje lumi (Jordan). Pastaj vine edhe te famshmit, ata qe i kemi degjuar me qindra here ne rrefenjat historike, jane Babilonasit, ne Irakun e sotem. Edhe ata ekzitojne, po po mos u cudisni aspak. Kane gjuhen e tyre dhe kulturen e tyre, jane kristiane edhe ata, pavaresisht se jane katandisur ne minoritet ne atdheun e tyre, ne Babilonine e lashte, per shkak te kolonializmit arab. Por kohet po ndryshojne. De-kolonializimi dhe de-arabizimi i Izraelit, ju ka dhene mundesi te gjithe popujve autoktone te Lindjes se Mesme qe te shkunden dhe te dalin nga pluhuri i harreses! Kjo do vazhdoje te ndodhe edhe ne Afriken veriore, ku popujt autoktone aty si amazinet dhe berberet ne Marok, ne Libi, ne Tunizi e Algjeri tashme kane filluar te zgjohen. Edhe ata popuj megjithe jane arabizuar dhe islamizuar, ne shume pjese i kane ruajtur gjuhet e tyre etnike, madje ka edhe popullsi qe jane kristiane apo te feve te lashta qe nuk e kane pranuar Islamin. Keto berthama te mbijetuara te ketyre popujve te lashte,me siguri jane pika e nisjes per clirimin e popujve autoktone te Afrikes se Veriut nga kolonializmi arab. De-arabizimi dhe de-islamizimi i Lindjes se Mesme do jet nje nga fitoret me te medha te Njerezimit per Qyteterim dhe Perparim, ne gjithe historine Boterore. Kjo ka filluar te ndodhe ...

      Përgjigjjuni
      1. P
        Po o pall po

        Po kari po

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tafuti

          Te dhembi suma o sumxhi?

          Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje