Netanyahu akuza Gjermanisë: Po iu shërbeni Hamasait!

9 Gusht 2025, 12:05Bota TEMA
Netanyahu akuza Gjermanisë: Po iu shërbeni Hamasait!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e akuzoi Gjermaninë se me vendimin e saj për ndalimin e pjesshëm të eksporteve të armëve për Izraelin po shpërblen Hamasin islamist. Zyra e Netanjahut njoftoi, se ai e kishte shprehur zhgënjimin e tij në një bisedë telefonike me kancelarin Friedrich Merz.

“Në vend që të mbështesë luftën e drejtë të Izraelit kundër Hamasit, i cili ka kryer sulmin më të tmerrshëm kundër popullit hebre që nga Holokausti, Gjermania po e shpërblen terrorizmin e Hamasit me një embargo armësh ndaj Izraelit”, thuhet në njoftimin e zyrës së Netanjahut.


Sipas njoftimeve Netanjahu i tha kancelarit Merz, se qëllimi i Izraelit nuk është të verë nën kontroll Rripit të Gazës, por ta çlirojë territorin palestinez nga Hamasi dhe të mundësojë një qeveri paqësore atje.

Zyra e kancelarit mbron vendimin

Ministri i Zyrës së Kancelarit, Thorsten Frei, e mbrojti vendimin. “Nuk mund dhe nuk duhet të ketë asnjë dyshim për solidaritetin e Gjermanisë me Izraelin. Por nëse ka dallime themelore lidhur me politikën e qeverisë izraelite, unë jam që këto të thuhen qartë mes miqve”, tha ai për gazetën Bild (09.08.2025).

Në sfondin e zhvillimeve në Rripin e Gazës qeveria federale e Gjermanisë vendosi të ndërpresë pjesërisht eksportet e armatimeve për Izraelin. Gjermania “nuk do të miratojë përkohësisht furnizimin me armatime, që mund të përdoren në Rripin e Gazës”, deklaroi kancelari Friedrich Merz të premten (08.08.25) në Berlin. Këtë vendim ai e argumentoi me vendimet “e marra ka kabineti izraelit, për një ndërhyrje edhe më të ashpër të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës”.

Plani i kabinetit izraelit

Sipas zyrës së kryeministrit izraelit, Kabineti i Sigurisë kishte miratuar pesë parime për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës. Këto përfshijnë kontrollin ushtarak izraelit të zonës bregdetare, çarmatimin e plotë të organizatës terroriste Hamas dhe demilitarizimin e Rripit të Gazës. Më pas, atje duhet të krijohet një qeveri alternative civile – pa pjesëmarrjen e Hamasit ose të Autoritetit Palestinez.

DW

6 Komente

  1. P
    Popuj jeni vigjilent!

    Nga Gjermania e kancelarit, Maz vjen kushtrimi i te pareve, mdaj popullit hebre.

    Përgjigjjuni
    1. 1
      1997

      Hamasi eshte krijesa tuaj!

      Përgjigjjuni
      1. h
        heu bre

        Po arabet s'bene asgje!? IDIOT i lindur

        Përgjigjjuni
      2. M
        Merz, nje Kancelar i dobet

        Turp per Kancelarin Merz, e furnizon me arme, por nuk e 'bind' dot Netanjahun......

        Përgjigjjuni
        1. R
          Realisti

          Netanyahu para se të kritikojë vendet aleate të kthejë përgjigje familjarëve të pengjeve dhe gjithë izraelitëve që nuk janë dakord me veprimet e tij.... Turp për abuzimin që I bëri mbështetjes së perëndimit!

          Përgjigjjuni
          1. i
            i cudituri

            Dmth e ka fajin Netanjahu qe Hamasi ka rrembyer dhe mban pengjet!? Po trute e tua ku kane shkuar?

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje