‘Rruga Trump’: SHBA merr kontrollin në Kaukaz, Rusia në krizë, Turqia në ofensivë

9 Gusht 2025, 12:36Bota TEMA
‘Rruga Trump’: SHBA merr kontrollin në Kaukaz, Rusia në

Armenia dhe Azerbajxhani kanë arritur një akord historik paqeje në Shtëpinë e Bardhë, me “kumbar” presidentin amerikan, Donald Trump, duke mbyllur kështu një kalvar të gjatë luftimesh në Nagorno-Karabakh dhe duke “vulosur” të ardhmen e përbashkët të dy vendeve.

Teksa fotografitë e Trump, i cili mbante të shtrënguara duart e Ilham Aliyev të Azerbajxhanit dhe Nikol Pashinyan të Armenisë bënë xhiron e botës, detajet brenda akordit, janë ato më interesantet.

Disa prej tyre janë publikuar tashmë dhe përfshijnë atë që do të njihet si “Rruga Trump”.

Në detaje, cilat janë pikat?

-Korridori i Zangezurit: Rrugë 40 kilometra përmes Armenisë, që lidh Azerbajxhanin me Nakhçivanin.

-SHBA-të marrin të drejta ekskluzive zhvillimi 99-vjeçare, të quajtura Rruga Trump.

-Njohje formale, punime kufitare, ambasada të planifikuara.

-Investime amerikane, heqje sanksionesh ndaj Azerbajxhanit, kthesa e Armenisë në lidhjet ushtarake perëndimore.

-Mbrojtja e armenëve etnikë në Karabakh, mundësimi i kthimeve.

Çështje të pazgjidhura: Demarkacioni i kufirit, shkëmbimet e të burgosurve, zbatimi i ligjit.

Ndikimi gjeopolitik: Dobëson ndikimin rus, rrit rolin SHBA/Turqi.

1 Komente

  1. A
    Albert

    Nje shembull shume i mire se si mund te normalizohen marredheniet mes Kosoves dhe Serbise, gje qe do te ndikonte fuqishem ne stabilitetin e prosperitetin e metejshem te Ballkanit.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje