Ngrohja globale: E pazakontë, Finlanda 22 ditë me mbi 30 gradë Celsius

9 Gusht 2025, 13:50Bota TEMA
Ngrohja globale: E pazakontë, Finlanda 22 ditë me mbi 30 gradë

Një valë e pazakontë të nxehti ka përfshirë Finlandën, duke prekur edhe Laponinë, rajonin më verior të vendit pranë rrethit Arktik.

Temperaturat kanë kapur vlerën e mbi 30°C për 22 ditë rresht, duke shkaktuar ngordhjen e dhjetëra rënëve (dreri arktik), kafshë arktike që nuk janë të afta të përballojnë të nxehtin ekstrem.

Fermerët janë alarmuar nga humbjet, ndërsa ekspertët e klimës e cilësojnë këtë si një tjetër tregues të qartë të ndryshimeve klimatike. Rreziku për biodiversitetin arktik rritet, ndërsa shkencëtarët kërkojnë masa urgjente për të mbrojtur ekosistemet e brishta të veriut.

1 Komente

  1. A
    Anri

    Lerini perrallat me ngrohje globale se late nam. Te gjitha periudhat akullnajore apo te te nxehtit kane pasur ciklet e tyre. Qe t'ju mbushet mendja e te mos kopjoni idiotesira ikni njehere ne USA apo shikoni ca behet ne Siberi e Alaske..pastaj futjani kot po deshet..

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje