Heroi i rezistencës në Kiev nuk ruan dot martesën, Klitschko ndahet nga bashkëshortja

17 Gusht 2022, 13:03Bota TEMA

Heroi i rezistencës në Kiev nuk ruan dot martesën, Klitschko

Kreu i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko i kthyer në muajt e fundit në heroin e rezistencës në kryeqytetin e Ukrainas, konfirmon se ka vendosur t’i japë fund martesës së tij me ish-modelen Natali.


Ish-kampioni i botës në boks dhe bashkëshortja e tij, prej kohësh jetonin në vende të ndryshme, por Klitschko insiston se ka marrëdhënie shumë të mira me të, duke shtuar se tashmë ka bërë dhe kërkesën zyrtare për divorc.


Çifti kanë së bashku tre fëmijë, Yegor-Daniel, 22-vjeç, Elizabeth-Victoria 19-vjeç dhe Max 16-vjeç.


The Sun raporton se marrëdhënia e mirë e dyshes konfirmohet dhe me faktin që Klitschko i shkruan çdo mëngjes Natalisë për ti thënë se është mirë dhe nuk i ka ndodh asgjë.


Ndërkohë që Natalia, e cila jeton në Gjermani, gjatë muajve të fundit, ka ndihmuar në kujdesin e refugjatëve që kanë ikur nga Ukraina e shkatërruar nga lufta.

 

3 Komente

  1. B
    Baliu

    Ky ne foto eshte vellau i Vitalis.

    Përgjigjjuni
    1. m
      mir o Kolloqiftet e Halese Tema por ky eshte Vladi

      ky eshte Vladimiri i vllai Vitalit i cili eshte i martuar me nji amerikane nji artiste hollivoody ose figurante por hem gop o plehra te njerezimit kur boni dhe ju medie ! Vitali e ka grun ne Gjermani dhe atje o nen kujdesin e ca italianeve qe kujdesen ne cdo rast i i cijne Pizza salami ne shtepi qysh prej fillimit te luften ne Ukraine o fisi burundi e korifillaqis Tema

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        o lali këta nxjerrin aeroplanë rusë të kohës së stalinit dhe thonë janë f-35 amerikanë,e jo më të ngatërrojnë latin me viten!!

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje