Një sulm i madh rus gjatë natës së 2 korrikut ka goditur Kievin dhe zonat përreth, duke shkatërruar plotësisht një depo humanitare të Kryqit të Kuq Ukrainas.
Sipas raportimeve, sulmi ka shkaktuar dëme materiale në vlerë mbi 1.76 milionë dollarë në pajisje dhe furnizime emergjence.
Sulmi rus përfshiu 74 raketa dhe gati 500 dronë. Forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase kanë arritur të neutralizojnë katër raketa balistike, 32 nga 34 raketa lundruese Kh-101, tetë raketa Kalibr, katër raketa të drejtuara Kh-59/69 dhe 476 dronë.
Megjithatë, sulmi ka dëmtuar rreth 100 ndërtesa banimi dhe ka goditur drejtpërdrejt të paktën 20 të tjera.Depoja e shkatërruar ishte një nga qendrat kryesore logjistike të Kryqit të Kuq Ukrainas.
Ajo përmbante rezerva strategjike për përgjigje emergjente ndaj bombardimeve, zjarreve, evakuimeve dhe krizave të tjera, si dhe pajisje mjekësore të specializuara dhe makineri për infrastrukturën kritike. Një automjet transporti me ngarkesë humanitare u dëmtua gjithashtu në vendngjarje.
Në një deklaratë në Facebook, Kryqi i Kuq Ukrainas theksoi se:“Në momentin e sulmit rus mbi kryeqytetin, në depo ndodhej ngarkesë humanitare e nevojshme për përgjigjen emergjente ndaj pasojave të emergjencave, për funksionimin e institucioneve mjekësore dhe për ofrimin e ndihmës jetike për qindra mijëra njerëz nga kategoritë më vulnerabël të popullsisë.”
Lini një Përgjigje