Tërmeti në Turqi, flet i tronditur deputeti: Familja ime ndodhet nën rrënoja

6 Shkurt 2023, 10:06Bota TEMA

Tërmeti në Turqi, flet i tronditur deputeti: Familja ime ndodhet

Deputeti turk i Partisë AK në Hatay, Huseyin Yayman në një komunikim për mediat turke pas tërmetit tha se familja e tij është ende nën rrënoja.

Deputeti Yayman tha se si pasojë e tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë juglindore shumë familjarë të tij ndodheshin ende nën rrënoja së bashku me fëmijët e tyre.

Jayman tha: “Dy vëllezërit e mi, gratë e tyre, motra ime, kunati im dhe fëmijët e tyre janë nën rrënoja. Ka të çara në rrugë, të gjithë janë të mobilizuar”.

Epiqendra e lëkundjeve 7.8 ballë të shkallës Rihter ishte në juglindje të Turqisë dhe veriun e Sirisë.

Bëhet me dije se ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një me magnitudë 6.7 ballë të shkallës rihter.

2 Komente

  1. D
    Detari

    na plasi trapi turk m t

    1. T
      Tetovari

      O detar leshi mos u knaq me fatkeqsit e huaja, se neser te gjen ty dhe perfundon ne fund te Detit.

    Lini një Përgjigje