Tërmeti me magnitudë 7.7 Rihter në Turqi dhe Siri po merr përmasa të paimagjinueshme tragjedie, pasi lajmet e fundit nga të dy vendet raportojnë për më shumë se 500 të vdekur.
Zëvendëspresidenti i Turqisë, Fuad Oktay, pak më parë njoftoi se numri i të vdekurve në Turqi është rritur në 284, ndërsa i të lënduarve në 2323 dhe numri i ndërtesave që janë shembur ose dëmtuar ka arritur në 1710.
Ndërsa një zyrtar në Siri ka deklaruar se numri i viktimave atje ka shkuar në 237, ndërsa it ë plagosurve në 639.
Pritet që numri i viktimave të rritet, pasi ka ende shumë ndërtes të shembura që nën to ka persona. Spitalet janë të mbushura me të plagosur.
allah uakbar.....
Ndihmoji o Zot !
Llahtar ,Zot mbaj doren. Ngushellime familjave te viktimave ne Turqi ,uroj te mos kete me shume viktima ishalla.
Llahtar ,Zot mbaj doren. Ngushellime familjave te viktimave ne Turqi ,uroj te mos kete me shume viktima ishalla.