
Izraeli nëpërmjet një zëdhënësi ushtarak ka njoftuar se autoritetet kanë arritur të identifikojnë 97 persona të marrë peng në Rripin e Gazës, gjatë aksionit të armatosur të Hamasit, mëngjesin e së shtunës.
Më herët, nga Jerusalemi zyrtar pretendohej se deri në 150 persona ishin rrëmbyer kur militantët e Hamasit nisën sulmin e tyre të befasishëm.
Ndërkohë në krahun tjetër, Hamasi thotë se i ka fshehur pengjet në “vende dhe tunele të sigurta”, brenda Gazës dhe kanë kërcënuar se do t’i vrasin një nga një, nëse shtëpitë e civilëve bombardohen nga Izraeli pa paralajmërim.
Sakaq, në një konferencë për mediat, presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, tha se lëndimet në trupat hebre të vrarë nga Hamasit ishin për hetuesit diçka ndryshe nga çdo gjë që kishin parë ndonjëherë më parë.
Sipas tij, trupat e civilëve të vrarë kanë treguar shenja torture dhe se “Izraeli është përballur me një nga armiqtë më mizorë në tokë”.
“Një familje prej pesë anëtarësh u gjet e lidhur së bashku, të gjithë të përqafuar, të qëlluar dhe djegur. Po pyesja veten se çfarë luteshin para se të qëlloheshin të gjithë së bashku. Familja ishte nënë, baba dhe fëmijë. Më shumë njerëz u gjetën të vrarë në anë të rrugës në kanale”, tha Herzog.
Ndërkohë, Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se kishin vrarë 1500 militantë të Hamasit, ndërsa 1300 izraelitë janë konfirmuar se janë vrarë që kur nisi sulmi i Hamasit të shtunën.
Ja dhe prehistoriku qe i uleret nje femre te pambrojtur! Ajo arme qe po i drejton asaj vajze te re, qe s'ka asnje faj ne kete konflikt, uroj te kthehet ne ate koken tende, me bosh se nje kungull dhe ta hedhi ne ere. I behet nder njerezimit me kete rast.