Irani arrestoi 21.000 njerëz gjatë luftës kundër Izraelit në qershor

12 Gusht 2025, 21:20Bota TEMA
Irani arrestoi 21.000 njerëz gjatë luftës kundër Izraelit

Policia iraniane ka bërë të ditur se rreth 21.000 persona janë ndaluar për shkelje të dyshuara të sigurisë gjatë konfliktit 12-ditor me Izraelin në qershor – një shifër dukshëm më e lartë se vlerësimet zyrtare të mëparshme.

Zëdhënësi i policisë, Saeed Montazerolmehdi, deklaroi se informacionet e marra nga qytetarët kanë luajtur rol kyç në arrestime, ndërsa nuk dihet se sa prej të ndaluarve vijojnë të mbahen në paraburgim, përcjell REL.

Në mesin e tyre, 2.774 janë shtetas të huaj të akuzuar për spiunazh. Sipas autoriteteve, në telefonat e tyre janë gjetur fotografi të objekteve ushtarake dhe të dhëna të ndjeshme për vendndodhjen, të cilat dyshohet se janë transmetuar. Përveç tyre, edhe 261 persona të tjerë dyshohen për spiunazh, ndërsa 172 janë arrestuar për xhirime të paautorizuara.

Këto shifra bien ndesh me deklaratat e fundit të shefit të gjyqësorit, Gholam Hossein Mohseni-Ejei, i cili raportonte vetëm 2.000 arrestime, shumë prej të cilave ishin liruar për mungesë provash.

Organizatat për të drejtat e njeriut kanë shprehur shqetësim për shtrirjen e masave të sigurisë. HRANA, një agjenci me seli në SHBA, ka dokumentuar qindra arrestime, kryesisht ndaj pakicave etnike dhe aktivistëve, ndërsa Amnesty International ka denoncuar rritjen e ekzekutimeve pas luftës dhe ka paralajmëruar për tortura, gjykime të padrejta dhe vrasje arbitrare.

Që nga fundi i qershorit, Irani ka ekzekutuar të paktën shtatë persona të akuzuar për spiunazh për Izraelin, përfshirë shkencëtarin bërthamor Rouzbeh Vadi, i arrestuar më shumë se një vit më parë. Ai akuzohej se kishte dhënë informacione të ndjeshme që kishin ndihmuar operacionet izraelite.

Autoritetet iraniane shprehen të shqetësuara për depërtimin e shërbimit sekret izraelit Mossad në vend, duke e lidhur me disa operacione të mëdha ushtarake dhe të inteligjencës. Në qershor, parlamenti miratoi një ligj për rritjen e ndjeshme të dënimeve për spiunazh dhe bashkëpunim me qeveri armiqësore, veçanërisht Izraelin, por Këshilli i Gardës e rrëzoi atë, duke lënë të hapur mundësinë e miratimit pas disa ndryshimeve.

4 Komente

  1. P
    Pirdhni se liroheni

    Keshtu behet shteti e jo si me nder Mbreteria e Bashkuar qe nuk buxhet per te mbajtur te burgosurit burgje duke liruar 26,000 persona te denuar midis tyre kriminele etj etj.

    Përgjigjjuni
    1. c
      ca po thua

      Shko ne Iran, te te bejne edhe ty njeri!

      Përgjigjjuni
    2. I
      Igor

      Edhe sikur te arestoj 21 miljon nuk e ndihmon Iranin tue shtypur te drejtat e grave pra pa e fituar luften nga armiku i mbrendshem nuk e fiton prej armikut te jashtem.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Albania-Israel brotherhood

        De-kolonizimi, de-arabizimi, de-islamizimi I Lindjes se Mesme! Ka filluar… Arabet dhe feja e tyre e ndyre duhet te kthehen ne Arabi dhe te terhiqen nga gjithe zonat e tjera qe ata kane pushtuar dhe kolonizuar, prej shek VII-te e ne vazhdim! Keshtu u CLIRUA Andaluzia. Po sa vjet ju desh Gadishullit Iberik (Andaluzise) te de-kolonizohej , te de-arabizohej dhe te de-islamizohej? Nga shek VII deri ne shek XIV, pra 700 vjet perpjekje dhe lufte kunder kolonizatoreve arabe! Tashme ka filluar faza e dyte, Izraeli i 1948-s eshte vetem fillimi i ketij procesi te de-arabizimit dhe de-islamizimit, eshte rikthimi ne histori i popujve autoktone te kesaj pjese te botes. Hebrenjte u ringjallen dhe tashme jane forca me e fuqishme ne rajon. Hebrenjte, nje nga popujt me te lashet dhe me te dokumentuar ne historine e botes. De-arabizimi dhe de-islamizimi i Izraelit eshte tashme nje proces i pandalshem. Kjo filloi te ndihmoje dhe ne vazhdim do i ndihmoje edhe popujt e tjere autoktone ne Lindjen e Mesme, qe jane ende nen sundimin e kolonizatoreve arabe. Shperberja e Sirise tashme eshte vendosur, qofte e menjehershme, qofte graduale me faza faza! Te gjitha etnite dhe komunitetet qe banojne atje tashme po perpiqen te fitojne hapesirat e tyre. Gjithe ceshtja eshte qe islamisteve arabe tu jepet sa me pak hapesire dhe territor, ne menyre qe entiteti qe ata do mund te krijojne te jete sa me i pavijueshem dhe te shkaterrohet perseri ne kohen e ardhshme te afert. Natyrisht pritet se shpejti krijimi i Kurdistanit te Pavarur, ku kurdet (pasardhesit e Mideve te lashte) tashme kane realizuar de-arabizimin e dy zonave autonome kurde ne Irak dhe Siri. Pas kurdeve me siguri do jete rradha e fenikasve (Libanezet e sotem), qe jane popullsia e krishtere ne Liban dhe ne Sirine bregdetare. Me shume mundesi fenikasit do ringjallen ne histori, ashtu si Fenix-i. Te gjithe te krishteret ne Liban pavaresisht se flasin arabisht (se jane te arabizuar) e quajne veten fenikas dhe thone se nuk jane arabe. Ka shume mundesi qe zona Kristiane dhe zona Alevite e Sirise se sotme (zona bregdetare e detit Mesdhe) te bashkohet me Libine dhe te krijohet nje entitet Fenikas, ku madje te rilinde edhe gjuha e lashte fenikase (e cila eshte e ruajtur tashme vetem ne shkrime te shenjta dhe eshte e ngjashme me hebraishten dhe aramaishten). Me pas e ka rradhen Egjypti i madh, nje nga vendet me te famshme te historise boterore, qe sot vazhdon eshte nen kolonizimin arab. Por aty vazhdon jeton popullsia e lashte autoktone egjyptiane, jane KOPTET, nje popullsi kristiane me rreth 15-20 milione banore. Koptet nuk jane arabe, jane popullsi krejtesisht e ndryshme, jane afrikano-veriore dhe kane gjuhen e tyre kopte (egjiptianishten e lashte, qe shkruhet me shkronja fenikase-helene) e cila perdoret si gjuhe funksionimi ne kishat e krishtera kopte! Do vijne me tej me rradhe Assirianet, popullsia e lashte e Sirise dhe Irakut, qe dikur kane patur nje nga Perandorite me te medha ne historine e njerezimit. Edhe kjo nje popullsi e krishtere, qe flet gjuhen e saj te lashte assyriane (aramaike), por qe sot eshte katandisur ne rreth 1 milion banore, e ndodhur ne zonat afer kurdeve ne Siri dhe Irak. Madje ne Irak kane krijuar edhe zonen e tyre autonome. Ata e kane gjuhen e tyre te gjalle dhe te perditshme, por jane zvogeluar si numer popullsie per shkak te gjenocideve ne shekuj qe kane bere arabet dhe turqit kunder tyre. Por ata ekzistojene dhe kane nje diaspore ne Evrope (sidomos ne France) dhe ne Amerike, shume te fuqishme! Ringjallja e tyre eshte plotesisht e mundur. Jane ekzistete edhe Aramejte, qe flasin ghjuhen e lshte aramaike (ashtu si assirianet), qe jetojen ne Siri dhe ne Jordani. Jordania eshte nje shtet fallco, qe historikisht ka qene e banuar prej 5 nga 12 fiset e Izraelit. Arabet Hashemite kane ardhur veten ne vitin 1922 me ndihmen e britanikeve dhe krijuan nje shtet te cuditshem arab aty, me emrin e nje lumi (Jordan). Pastaj vine edhe te famshmit, ata qe i kemi degjuar me qindra here ne rrefenjat historike, jane Babilonasit, ne Irakun e sotem. Edhe ata ekzitojne, po po mos u cudisni aspak. Kane gjuhen e tyre dhe kulturen e tyre, jane kristiane edhe ata, pavaresisht se jane katandisur ne minoritet ne atdheun e tyre, ne Babilonine e lashte, per shkak te kolonializmit arab. Por kohet po ndryshojne. De-kolonializimi dhe de-arabizimi i Izraelit, ju ka dhene mundesi te gjithe popujve autoktone te Lindjes se Mesme qe te shkunden dhe te dalin nga pluhuri i harreses! Kjo do vazhdoje te ndodhe edhe ne Afriken veriore, ku popujt autoktone aty si amazinet dhe berberet ne Marok, ne Libi, ne Tunizi e Algjeri tashme kane filluar te zgjohen. Edhe ata popuj megjithe jane arabizuar dhe islamizuar, ne shume pjese i kane ruajtur gjuhet e tyre etnike, madje ka edhe popullsi qe jane kristiane apo te feve te lashta qe nuk e kane pranuar Islamin. Keto berthama te mbijetuara te ketyre popujve te lashte,me siguri jane pika e nisjes per clirimin e popujve autoktone te Afrikes se Veriut nga kolonializmi arab. De-arabizimi dhe de-islamizimi i Lindjes se Mesme do jet nje nga fitoret me te medha te Njerezimit per Qyteterim dhe Perparim, ne gjithe historine Boterore. Kjo ka filluar te ndodhe ...

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje