Edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj nga vrasja e shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Teheran, autoritetet iraniane po kërcënojnë ende me një përgjigje vendimtare kundër Izraelit.
Në një kërcënim të ri nga Garda Revolucionare iraniane, komandanti i saj, Hossein Salami, ka konfirmuar sipas asaj që transmeton transmetuesi “al Arabiya”, se “makthi i përgjigjes së pashmangshme iraniane trondit Izraelin ditë e natë”.
Ai tha gjithashtu se sundimtarët dhe udhëheqësit izraelitë nuk janë në gjendje të “vazhdojnë jetën e tyre politike”, duke shtuar se ata kanë humbur ekuilibrin e tyre mendor dhe janë konfuzë, duke pritur vdekjen në çdo moment, sipas përshkrimit të tij.
Për më tepër, përfaqësuesi iranian nënvizoi se “izraelitët do të shijojnë shijen e hidhur të hakmarrjes… dhe përgjigja me siguri do të jetë e ndryshme”, pa specifikuar se si dhe kur, sipas raportimeve të mediave lokale.
Garda Revolucionare, si dhe ushtria dhe zyrtarë të tjerë iranianë, kishin konfirmuar më parë se përgjigja hakmarrëse e Izraelit mund të zgjatej, pa specifikuar kohëzgjatjen.
Ketij liderit te Iranit i ka hyre frika ne palce, sepse ata qe vrane Haniyeh ishin Garda Revolucionare qe presupozohet te jene njerezit e tij me besnike.