Ushtria ukrainase, mes moralit të ulët dhe dezertimeve

9 Shtator 2024, 09:49Bota TEMA
Ushtria ukrainase, mes moralit të ulët dhe dezertimeve

Dima (emër i ndryshuar) nuk e shuan kurrë një cigare derisa ta pijë deri në filtër, duke rrezikuar të djegë gishtat për të përfituar prej saj deri në maksimum. Ai ka kaluar vitin në vijën e frontit të Ukrainës. Ai e di çmimin për një tymosje të mirë. Si komandant batalioni, Dima ishte në krye të rreth 800 burrave që luftuan në disa nga betejat më të ashpra dhe më të përgjakshme të kohëve të fundit pranë Pokrovskut, qyteti strategjik lindor që tani është në prag të rënies në duart e Rusisë. 

Shumica e trupave të tij tani janë të vdekur ose të plagosur rëndë ndaj Dima vendosi se kaq ishte mjaft. Ai u largua dhe ka filluar një punë tjetër në ushtri, në një zyrë në Kiev. Duke qëndruar jashtë asaj zyre, duke pirë duhan dhe një kafe të ëmbël, ai i tha CNN se thjesht nuk mund ta përballonte dot më të shikonte më njerëzit e tij të vdisnin.

2 vjet e gjysmë të ofensivës së ashpër të Rusisë kanë shkatërruar shumë njësi ukrainase. Përforcimet ukrainase janë të pakta, duke lënë ushtarët të rraskapitur dhe të demoralizuar. Situata është veçanërisht e rëndë mes njësive të këmbësorisë pranë Pokrovsk, por dhe gjetkë në vijën e frontit lindor, ku Ukraina po përpiqet të ndalë përparimet e Rusisë.

CNN foli me 6 komandantë dhe oficerë që janë ose kanë qenë deri vonë duke luftuar ose mbikëqyrur njësitë në atë zonë. Të gjashtë thanë se dezertimi dhe mosbindja po bëhen një problem i përhapur, veçanërisht mes ushtarëve të sapo-rekrutuar. 4 nga 6 prej tyre, përfshirë Dimën, kanë kërkuar që emrat e tyre të ndryshohen ose të mos thuhen për shkak të natyrës së ndjeshme të temës dhe për shkak se nuk janë të autorizuar të flasin në media.

“Jo të gjithë ushtarët e mobilizuar po largohen nga pozicionet e tyre, por shumica po. Kur vijnë djem të rinj këtu, shohin se sa e vështirë është. Ata shohin shumë dronë të armikut, artileri dhe mortaja” – thotë për CNN një komandant i njësisë që aktualisht po lufton në Pokrovsk. Ai gjithashtu kërkoi të mbetet anonim.

“Shkojnë një herë në pozicione dhe nëse mbijetojnë nuk kthehen më atje. Ata ose largohen nga pozicionet e tyre ose refuzojnë të shkojnë në betejë, ose përpiqen të gjejnë një mënyrë për të lënë ushtrinë” – shtoi ai. Ndryshe nga ata që dolën vullnetarë në fillim të luftës, shumë nga rekrutët e rinj nuk kanë më zgjedhje për t’iu shmangur luftës. Ata janë thirrur nën armë pasi ligji i ri i Ukrainës për mobilizimin hyri në fuqi në pranverë dhe ata nuk mund të largohen derisa qeveria të shpallë çmobilizimin ose nëse përveçse marrin leje të posaçme për ta bërë këtë

Megjithatë, problemet e disiplinës filluan të dhen qartë shumë përpara kësaj. Ukraina kaloi një problem jashtëzakonisht të vështirë gjatë dimrit dhe pranverës së kaluar. Muajt e vonesës në marrjen e ndihmës ushtarake amerikane çuan në një mungesë kritike të municioneve dhe një rënie të madhe të moralit.

Ushtarë të shumtë i thanë CNN në atë kohë se ata shpesh e gjenin veten në një pozicion të mirë, me një pamje të qartë të armikut që po afrohej, por pa predha artilerie për të gjuajtur. Disa folën për ndjenjën e fajit që nuk ishin në gjendje të siguronin një mbulim adekuat për njësitë e tyre të këmbësorisë.

“Ditët janë të gjata, ata jetojnë në një gropë, gjithë kohës në detyrë dhe nëse nuk qëllojnë dot, rusët kanë një avantazh, i dëgjojnë të përparojnë dhe e dinë që po të kishin qëlluar nuk do të kishte ndodhur”, – thotë Andryi Horetskyi, një oficer ushtarak ukrainas, njësia e të cilit tani po lufton në Chasiv Yar, një tjetër pikë e nxehtë e vijës së frontit lindor.

Serhiy Tsehotskiy, një oficer me Brigadën e 59-të të Këmbësorisë së Motorizuar të Veçantë, i tha CNN se njësia e tij po përpiqet të rakordojë ushtarët brenda dhe jashtë çdo 3-4 ditë. Por dronët, të cilët vetëm janë shtuar në numër gjatë rrjedhës së luftës, mund ta bëjnë atë shumë të rrezikshme, duke i detyruar ushtarët të qëndrojnë më gjatë.

“Rekordi është 20 ditë”- thotë ai. Teksa situata në fushën e betejës është përkeqësuar, një numër në rritje i trupave ka filluar të dorëzohet. Vetëm në 4 muajt e parë të vitit 2024, prokurorët nisën procedime penale kundër pothuajse 19 mijë ushtarëve që ose braktisën detyrat e tyre ose dezertuan. Më shumë se 1 milion ukrainas shërbejnë në forcat e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit, megjithëse ky numër përfshin të gjithë, duke përfshirë edhe njerëzit që punojnë në zyra shumë larg vijave të frontit.

Është një numër tronditës dhe me shumë gjasa, i paplotë. Disa komandantë i thanë CNN se shumë oficerë nuk i raportojnë dezertimin dhe mungesat e paautorizuara, duke shpresuar që në vend të kësaj të bindin ushtarët të kthehen vullnetarisht, pa u ndëshkuar. Kjo qasje u bë aq e zakonshme sa Ukraina ndryshoi ligjin për të dekriminalizuar dezertimin dhe mungesën pa leje, nëse kryhen për herë të parë.

Horetskyi i tha CNN se kjo lëvizje kishte kuptim. “Kërcënimet vetëm sa do t’i përkeqësojnë gjërat. Një komandant i zgjuar i vonon kërcënimet, apo edhe i shmang ato” – tha ai. Pokrovsk është bërë epiqendra e luftës në lindjen e Ukrainës. Forcat ruse i janë afruar drejt qytetit për muaj të tërë, por përparimi i tyre është përshpejtuar javët e fundit teksa mbrojtja ukrainase ka filluar të shkërmoqet.

“Gjithçka ndihet njësoj”

Presidenti rus Vladimir Putin e ka bërë të qartë se qëllimi i tij është të fitojë kontrollin mbi të gjithë rajonet e Donetskut dhe Luhanskut të Ukrainës dhe të marrë nën kontroll Pokrovsk, një qendër e rëndësishme ushtarake dhe e furnizimit, duke bërë një hap të madh drejt këtij objektivi.

Qyteti ndodhet në një rrugë kyçe që e lidh atë me qytete të tjera ushtarake në zonë dhe një hekurudhë që e lidh atë me Dnipro. Miniera e fundit e madhe e qymyrit ende nën kontrollin e Kievit është gjithashtu në perëndim të qytetit, duke furnizuar prodhimin e çelikut, një burim i domosdoshëm për luftën. Ushtarët ukrainas në këtë zonë flasin për një pamje të zymtë të situatës. Forcat e Kievit janë qartësisht të pakta, me disa komandantë që vlerësojnë se ka 10 ushtarë rusë për 1 ukrainas.

Por ata gjithashtu duket se po luftojnë me problemet e tyre. Një oficer nga një brigadë që lufton në Pokrovsk, i cili kërkoi që emri i tij të fshihej për arsye sigurie, i tha CNN se komunikimi i dobët midis njësive të ndryshme është një problem kryesor atje. Madje ka pasur raste të trupave që nuk ua raportojnë situatën e plotë të fushëbetejës njësive të tjera nga frika se do t’i bënin të dukeshin keq.

Një komandant batalioni në Donetskun verior tha se krahët e tij u lanë kohët e fundit të ekspozuara ndaj sulmeve ruse pasi ushtarët nga njësitë fqinje braktisën pozicionet e tyre pa i raportuar. Numri i lartë i njësive të ndryshme që Kievi ka dërguar në vijat e frontit lindor ka shkaktuar probleme komunikimi. Njëri tha se bllokuesit e sinjalit ukrainas ndikonin në koordinimin dhe lëshimet e dronëve sepse njësitë nga brigada të ndryshme nuk komunikonin siç duhet.

Një grup xhenierësh apo inxhiniersh luftarakë folën për CNN pranë kufirit midis Ukrainës dhe rajonit Kursk të Rusisë, ku ata janë ridislokuar së fundmi nga jugu i Pokrovsk. Kievi filloi inkursionin e tij të befasishëm në Kursk muajin e kaluar, duke zënë Moskën në befasi dhe duke përparuar me shpejtësi rreth 30 kilometra në territorin rus.

Udhëheqësit e Ukrainës, përfshirë presidentin Volodymyr Zelensky, thanë se një nga qëllimet e operacionit ishte parandalimi i sulmeve të mëtejshme në veri të Ukrainës, duke u treguar gjithashtu aleatëve perëndimorë të Kievit se me mbështetjen e duhur, ushtria ukrainase mund të luftojë dhe të fitojë luftën. Operacioni i dha gjithashtu një shtysë të madhe një kombi të rraskapitur. Ukraina ka qenë e gjunjëzuar për pjesën më të madhe të vitit të kaluar, duke duruar sulme të pamëshirshme.

Por xhenierët nuk ishin shumë të sigurt për strategjinë. Sapo kishin përfunduar një mision të gjatë mbi kufirin, ata u ulën rreth një tavoline jashtë një restoranti të mbyllur afër kufirit, duke pritur që makina e tyre të vinte. Duke pirë duhan dhe duke u përpjekur të qëndronin zgjuar, ata pyesnin pse u dërguan në Kursk kur vija e frontit lindor është rrëmujë.

“Dukej e çuditshme hyrja jonë në Rusi, sepse në këtë luftë ne duhej të mbronim tokën dhe vendin tonë, dhe tani po luftojmë në territorin e një vendi tjetër”, – thotë njëri prej tyre. CNN nuk po bën të ditur identitetet e tyre sepse ata nuk ishin të autorizuar të flisnin me mediat dhe për shkak të natyrës së ndjeshme të fjalëve të tyre.

Të katër kanë luftuar për më shumë se 2 vjet e gjysmë dhe puna e tyre është e vështirë. Si xhenierë, ata kalojnë ditën në vijën e parë të frontit, duke pastruar fushat e minuara, duke përgatitur mbrojtjen dhe duke kryer shpërthime të kontrolluara. Ata mund ta gjejnë veten nën sulm, madje edhe përpara vijës së parë të këmbësorisë, duke tërhequr rreth 40 kilogramë pajisje dhe 4 mina antitank, secila me peshë rreth 10 kg. Duke folur për CNN, ata u shfaqën plotësisht të rraskapitur. Ata nuk kishin pushim midis misionit të tyre në Pokrovsk dhe atij në Kursk.

“Kjo varet nga secili komandant. Disa njësi marrin rotacione dhe kanë kohë pushimi, ndërsa të tjerat thjesht luftojnë pa pushim. I gjithë sistemi nuk është shumë i drejtë”, – thotë një nga ushtarët. Të pyetur nëse përparimet në Kursk u dhanë atyre të njëjtën shpresë si pjesës tjetër të kombit, ata janë skeptikë. “Pas 3 vjetësh nga kjo luftë, gjithçka ndihet njësoj”, – tha një nga burrat për CNN.

“Qasje e kalbur”

Duke folur për CNN, komandanti i përgjithshëm i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi pranoi se morali i ulët është ende një çështje dhe tha se ngritja e tij ishte “një pjesë shumë e rëndësishme” e punës së tij. “Operacioni Kursk… përmirësoi ndjeshëm moralin jo vetëm të ushtrisë, por të gjithë popullsisë ukrainase” – tha ai. Ai tha se kishte shkuar rregullisht në vijën e frontit për t’u takuar me ushtarët atje dhe për të bërë gjithçka që mundej për t’i bërë ata të ndiheshin më mirë.

“Ne e kuptojmë njëri-tjetrin pavarësisht se me kë po flas, qoftë ushtar i zakonshëm, pushkatar, komandant brigade apo komandant batalioni… Unë i di të gjitha problemet që përjetojnë ushtarakët, ushtarët dhe oficerët tanë. Vija e parë është jeta ime”, – tha ai. Horetskyi, një oficer i trajnuar posaçërisht për të ofruar mbështetje morale dhe psikologjike për trupat është pjesë e planit për të rritur moralin.

Gjatë pushimit të fundit në Kiev, Horetskyi i tha CNN se teksa roli i tij ka ekzistuar prej kohësh, por ai merrej kryesisht me dokumentet. Tani ai kalon shumë më tepër kohë me njësinë e tij. Në monotoninë e luftës, çdo shkëputje nga rutina mund të ndihmojë, thotë ai. Kjo mund të përfshijë një larje në një dush të vërtetë, një prerje flokësh ose një notim në një liqen. “Është një gjë kaq e vogël, por i nxjerr ata nga rutina për gjysmë dite, i bën të lumtur dhe mund të kthehen në pozicionet e tyre pak më të relaksuar” – shpjegoi Horetskyi.

Edhe oficerët me përvojë shumëvjeçare po e kanë të vështirë situatën në lindje. Disa, si Dima, po transferohen në detyra larg vijave të para. Ai tha se vendimi i tij për t’u larguar nga fusha e betejës ishte kryesisht për shkak të mosmarrëveshjeve me një komandant të ri. Kjo, gjithashtu, është gjithnjë e më e zakonshme, thanë disa oficerë për CNN. Radhët e batalionit të Dimës u holluan gjithnjë e më shumë, derisa njësia u zhduk.

Ata kurrë nuk morën përforcime të mjaftueshme, thotë Dima, diçka për të cilën ai fajëson plotësisht qeverinë dhe hezitimin e saj për të rekrutuar më shumë njerëz. Batalioni pësoi humbje të dhimbshme vitin e kaluar, duke luftuar në linjat e shumta të frontit përpara se të dërgohej në Pokrovsk pa bërë asnjë pushim.

Dima pa aq shumë nga njerëzit e tij të vrarë dhe të plagosur. Ai u mpi. Megjithatë ai i tha CNN se është i vendosur të kthehet në vijën e parë, por do të bëjë një ndryshim së pari. “Tani kam marrë vendimin se nuk do të lidhem më emocionalisht me njerëzit. Është një qasje e keqe, por është më e arsyeshme” – thotë ai.

 CNN

31 Komente

  1. W
    We are winning

    Cfar jane keto genjeshtra, Zelencka thote qe po arrine ne Moske!!!!! Apo jo palla anticensure 234567?!!!!

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      nuk e ka thënë ndonjëherë o RrK!!e ka thënë puta o bir putini,"do ta marrim ukrainën në 3 ditë" e më pas në dy javë,e tashti në 2 shekuj!!o sume,"rusia lufton me një dorë të lidhur"??më duket se keni të drejtë!!e ka të shkërdhyer nga plagët që ka marrë,ukrainasit luftojnë me një dorë të lidhur pas shpine nga trapi i amerikës,dhe prapër ju sumçet nuk keni takat ti vini përpara!!sapo morën pak material ju pushtuan dhe rusinë e paprekshme!!e ju jeni betuar gjithnjë se "nëse prek dikush rusinë!?ne të gjithë i hamë mutin"?!kjo ka qënë parrulla tuaj??

      Përgjigjjuni
      1. W
        We are winning

        Zelencken Ukrainasit do ta varin ose ai do te ikin ne azil.

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          ndoshta është e mundur,por mami tënd prapë kurvë ka për të mbetur!!sepse kurva veç kurva e dobiçër pjell!!atij i dhanë jo vetëm azil por dhe trasportin për azil!ai kërkoi armë dhe jo "atlete"për tia mbathur!dhe ja po vjen viti i tretë që putana tënde po e merr me bythë ukrainën!!shko mor të qr!!

          Përgjigjjuni
          1. W
            We are winning

            Palla ime: shko dhe provoje dhe ndihmoje Zelencken, eshte krijuar nje Foreign legion ne Ukraine , rregjistrohu dhe lufto Putanen atje? Mos rri prapa testjeres se kompjuterit duke bere gam - gam si gore. Lexo pak the kthellohu, hajt tani shko dhe pi ilacet !!!

            Përgjigjjuni
            1. S
              Salikoqepetulla

              ????????????????????

              Përgjigjjuni
      2. I
        ILIRI

        Maskarenj kush i boton të tilla disinformime. Është ajo që Rusia kërkon. Të ulé moralin ndermjet trupave të Ukrahinës. Kush i boton këto duhet varur nga koqët.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mero kokebytha

          per sa kohe Mero kokebytha paguhet, do te botoje gjithcka

          Përgjigjjuni
          1. T
            Thone

            CNN.

            Përgjigjjuni
            1. U
              Ushtaraku i sotshëm shqiptar

              I boton e famshmja agjensi lajmesh CNN (si en en) , direkt nga fronti i luftës , zoti Ilir . Rusia , historikisht , nuk ka humbur asnjë luftë . Tani , na dalka një karagjoz , aktor i humorit , të mundë Rusinë . Anticensurë , lufta po vazhdon gjatë , sepse Putini nuk po lufton vetëm me Ukrainën , por edhe me Evropën e Amerikën . Putini , nuk u zgjua një ditë të bukur dhe i shkrepi të sulmojë Ukrainën . Krahina e Donbasit dhe për rreth , është e banuar nga 3 milion rusë , të cilët po luftojnë qysh më 2014 . Regjimi i Kievit ka bërë haptazi raprezalje dhe diskriminim të popullsisë ruse përgjatë kufijve me Rusinë . Këto , Amerika dhe Evropa i di shumë mirë . Gjendja e tyre , mund të krahësohet me Kosovën shqiptare nën Millosheviçin , që e masakroi popullsinë shqiptare . Një pyetje fare të thjeshtë : Po sikur Shqipëria të ishte nje superfuqi (si Rusia) , nuk do të ndërhynte ushtarakisht për të çliruar apo mbrojtur Kosovën ? Është 100% e njëjta gjë . E dyta : Kur u shpërbë Bashkimi Sovjetik dhe u rrezua muri i Berlinit , u bë një marveshje midis Gorbaçiovit dhe SHBA-ve e NATO-s , që vendet e ish traktatit të Varshavës , të mos antarësoheshin në NATO , gjë që u shkel me të dy këmbët , sepse të gjithë ish anëtarët e Traktatit të Varshavës , hynë në NATO (Bullgari , Rumani , Çekosllovaki , Hungari , Poloni ) . Moska nuk e bëri të gjatë , por Putini kërkoi që , të paktën ish republikat sovjetike , të mos hynin në NATO . Edhe kjo u shkel . Hynë në NATO Letonia , Lituania , Estonia . Putini protestoi rreptësisht , SHBA-ja heshti , madje NATO , filloi të fliste nën zë , për një anëtarësim edhe të Ukrainës në NATO . Me fjalë të tjera , t'ja sillte Rusisë mbi kokë armët NATO , ndoshta edhe ato bërthamore . Epo tani , të lutem shumë ...Rusia ka arsenalin bërthamor më të madh në botë , gati 2 fishin e SHBA-ve dhe një ndër 3 ushtritë më të forta në botë , shto këtu dhe diskriminimin e popullsisë ruse në Ukrainë . Atëhere , si duhet të vepronte Putini ? Zgjodhi rrugën e vetme që I kishte mbetur - luftën . Kjo është e vërteta , që nuk thuhet e shkruhet haptazi , që t'a mësojë e gjithë bota .

              Përgjigjjuni
              1. p
                per ushtarakun e sotem

                Me vjen keq te lajmeroj qe kto 100-120 vitet e fundit rusia ka Humb luften me Japonin(1905), Polonin(1921), si dhe luftrat me republikat balltike. Kjo lufta qe behet tani eshte vazhdim i sjelljes ruse nga vited 90 e ktej(Luft ne Gjeorgji 3 here, Ceceni 2 here, Transistria, Taxhikistan, Daghestan, Krime e tashme Ukraine). Ti e kupton si ushtarak qe e ka humb Putini dhe kete lufte ne ukraine sepse nuk ka qellim(fjalet e tija) to pushtoj gjithe ukrainen. Tani qe po flasim Rusia kur nuk ka qen kurre me larg Europes politikisht, populli rus asnjeher me i poshteruar ne arene nderkombetare(duhet te shkojn ne Turqi njeher qe te udhetojne neper boten perendimore). Miqte e Putinit jan Diktatore nga Kina, Korea e Veriut e Irani. Me vjen keq qe paske opinion te till per Naton si ushtarak, duhet te kuptosh qe pa NATON vendet perendimore qe mbahen per kulture te lashte europiane kan nje histori te gjate kuftrash mes tyre, dy nga keto luftra sidoms shkaktuan luften e pare e te dyte boterore, nato ka sjell 80 vjet paqe qe s mbahet ment ne historine e 2-300 viteve te fundin te europes. (po ta dish ekonomine e Amerikes do kuptosh qe s ka nevoje per Europen, historikisht ka qene e kunderta). Rrespekte.

                Përgjigjjuni
                1. U
                  Ushtaraku i sotshëm shqiptar

                  Për replikuesin e mësipërm . Që të gjitha sa ke shkruar , i ke të gabuara , duket që nuk ke informacionin e duhur . Janë qesharake humbjet e luftërave nga rusët , që janë të gjitha shpifje . Asnjëherë nuk janë mundur nga polakët , përkundrazi , ndërsa me Japoninë nuk kanë luftuar kurrë . Por më qesharakja është ajo që ti shkruan , sikur rusët , për të hyrë në Evropë , duhet të kalojnë nga Turqia !! Duhet të dish që Turqia , hyn me viza në vendet e BE-së , është I vetmi vënd (që vetëquhet evropian) , që nuk ka fituar lëvizjen e lirë , që edhe Kosova e fitoi këtë vit . Mos u merr me luftra të pa rëndësishme , që I paska humbur Rusia . SHBA-të , që janë një superfuqi e pa diskutueshme , kanë ndërhyrë në shumë luftra Kore , Vietnam , Siri , Irak , Afganistan e plot të tjera dhe pastaj janë larguar , diku edhe pa ja arritur qëllimit , por kjo nuk do të thotë se i kanë humbur këto luftra .

                  Përgjigjjuni
                  1. p
                    per ushtarakun e sotem

                    ke te drejte ti. Respekte.

                    Përgjigjjuni
                  2. T
                    Tellalli

                    Rusia ka humbur luftë me vendet baltike? Na shkrive gazit o pensionist . E more pensionin e këtij muaji mo pensionist ?

                    Përgjigjjuni
                  3. s
                    skelari

                    Po një pyetje të thjeshtë, të ta bëj o ushtarak? Përse paska të drejtë Rusia të imponojë politikën e shteteve të tjera të pavarura, se me kë bëjnë aleanca? Vërtetë ato kanë qenë në federatën sovjetike, por kjo nuk domethënë që Rusia të sundojë si perandori mbi to. Thjeshtë fare - përse vallë gjithë këta popuj ndihen më mirë të afrohen drejtë perëndimit sesa nën "obmrellën" ruse? Çudi vërtetë, kur shikon se çfarë shembulli zhvillimi, emancipimi e lirie ofron Rusia... Mendimi im modest është që ta shikojmë pak edhe me sytë e popujve, jo thjeshtë të ngecim në retorikat e Putinit. Përsa i përket çështjes së persekutimit të rusëve në Ukrainë, ja ke fut kot, po kot fare, se nuk ka patur as takat e as synim politika ukrainase të merret me ato probleme - e kundërta është e vërtetë, dhe ka prova - Rusia ka luftuar shumë që në Ukrainë të qeverisin kukulla ruse, dhe lirinë politike të sotme ukrainasit e kanë paguar edhe me gjak, dhe përpjekje dekadash. Konfliktet ne rajonet "separatiste" i ka krijuar dhe mbajtur gjallë shteti rus, me qëllime të qarta. Se si veprojnë rusët e serbët e kemi mjaftë të qartë ne shqiptarët...

                    Përgjigjjuni
                    1. W
                      We are winning

                      Skelari ke shume te drejte per ato qe thua. ( nuk e di cfar moshe ke) Ne vitet 60 ndodhi e njejta gje qe ndodhi me Kuben , edhe Kuba ishte shtet i pamvarur? Po bota per pak shkoj ne lufte berthamore. Nje gje duhet ta kemi parasyshe sefuqite e medha kur vjen puna per interesat e tyre nuk pyesin shume. Keshtu qe Ukraina nuk po i dhimbeset aspak perendimit. Ato jane idiote te dobishem( Zelecka)

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Skelari

                        Rasti i Kubes nuk ishte pune aleance, por pozicionim i afert i raketave berthamore. Edhe sot qe flasim, jo cdo vend i aleancave sherben si baze raketash berthamore. Dhe duhet te sqarojme nje here e mire - perendimi paraqet nje menyre me dinjitoze te jeteses si individ dhe si shoqeri - Rusia dhe shoqet e saj, jo.

                        Përgjigjjuni
                        1. W
                          We are winning

                          Me sa kuptoj une hyrja e Ukraines ne Nato eshte e njejta gje apo jo? Perse per perendimim eshte shume e rendesishme hyrja e Ukraines ne Nato? Megjithate ne vetem sa diskutojm the japim mendimin tone.Klb shoku

                          Përgjigjjuni
                          1. n
                            no body is winning

                            Nato s merr kend me zorr por duket qe vendet balltike, Georgia dhe Ukraina sduan to jen nen ndikimin e rusis, besojne ne vlera perendimore.

                            Përgjigjjuni
                            1. a
                              anti25642654censurë

                              o ti që po fiton carin në sumë,përse tërë vëndet e traktatit të varshavës nuk vazhduan të bashkpunojnë me rusinë koloniale të putanës??nuk deshin më të ishin muzhikët e rusisë apo nuk deshën të ishin çeçenët e lad putës!!nuk i ndaloi kush ti bashkoheshin asaj që ju bashkua luki suma e gjithë stanet e shkëputura nga BRSS!!vendosën ti bashkoheshin natos!prandaj mo ha pidhin e satëme se mbetesh pa bukë!!nuk ta qijnë më,e pa vrimën e satëme ti vdes për të ngrënë!hy robqir muti!!

                              Përgjigjjuni
                        2. E
                          Eagle

                          Po Amerika pse eshte ende ne Siri, Irak, Libi dhe po kryen genocidin me te madh te shekullit ne PALESTINE? JU KRIMINELAT DGE SPIUNET E AMBASADES Ameriqene perhapni urrejtje ndaj Ruseve

                          Përgjigjjuni
                        3. I
                          Ilir Kulla një mbeturina Turke-Ruse në Shqiprie

                          Ky komentusi më sipër me nofkën ushtaraku i sotshëm (Shqiptar) ështe ilir Kulla, ose njerzit nga qeta e tyrë, që bën propagandë e Turqisë dhe Rusisë në Shqiprie, kundë perëndim... Rrofte bota përdimore demokratikë. Poshte mentaliteti primitive barabar Turko-islamik-komunist-lindor që ka shekuj që po e shkatrron Kombin Shqiptar..

                          Përgjigjjuni
                      2. P
                        Pensionisti

                        Po e filloj me të quajturin ushtar të sotëm shqiptar,që rusia e humbi dhe la kockat e mjetet luftarake në Afganistan,Çeçeni, mjafton kaq për ty o ushtar.Nuk e kuptoj se si një gazet si Tema nuk ka një konsulent për problemet ushtarake,thënë kjo për një faktë që si mundet që ushtri të kaloj në mësymje,a k/goditje etj kur qënka kashtë e koqe i themi ne nga jugu.Sa për dijeni luftërat pop. jan të gjata dhe vështir të shuhen.Për këtë po të jap shëmbuj:-luftërat pop.në kamboxhia, Vietnam,Kore, dhe për më mirë lufta eB.R.R.SS.,LUFTA ANTFASHISTE NACIONAL ÇLIRIMTARE SHQIPTARE.POR për të mos më akuzuar po ju kujtojÇerçizi Bajon,Ded GjonLuli,dhe mbi të tëra SKËNDERBEUN.

                        Përgjigjjuni
                        1. U
                          Ushtaraku i sotshëm shqiptar

                          Zoti pensionist , nuk jam ushtar siç të pëlqen ty të më quash , jam oficer , madje i specializuar jashtë vendit.

                          Përgjigjjuni
                          1. f
                            fatkeqesi

                            Po me vjen keq qe paskemi ushtarak te tille, kam pas respekt per profesjonin.

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              Gjethja e fikut

                              Me tërë kuptimin e fjalës je një fatëkeq, se je analfabet funksional, ose me saktë injorant i dobishëm! Ti dhe një takëm si anti cenoshurra, nuk pranoni realitetin, ju jeni mësuar me propagandë, boll qe te shahet rusia, por lufta nuk fitohet me të shar dhe genjeshtra o debla shqipofolës, o rusofob…!

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Gjethja e fikut

                                Me tërë kuptimin e fjalës je një fatëkeq, se je analfabet funksional, ose me saktë injorant i dobishëm! Ti dhe një takëm si anti cenoshurra, nuk pranoni realitetin, ju jeni mësuar me propagandë, boll qe te shahet rusia, por lufta nuk fitohet me të shar dhe genjeshtra o debla shqipofolës, o rusofob…!

                                Përgjigjjuni
                          2. L
                            Leo

                            Cudi, der dje thoshit e vuri rusin.perpara ,se po I frozen moskes etj etj.

                            Përgjigjjuni
                            1. H
                              Histori dhe Fakte

                              Mjerë Ukraina dhe populli saj, që kanë në krye një Klloun dhe jo Lider siç i duhet një vendi për të bërë përpara në zhvillim a për të ditur si të mbrohet. Kllounët i përdor "bukur" i gjithë Perëndimi Euro-Atlantik në momente të ndryshme të Historisë, për të pastruar magazinat e armëve dhe për të eksperimentuar një pjesë të armëve të reja. Dhe ja u ngjit në postin e Presidentit të Ukrainës, një Klloun që as në nivelin mesatar të artistit nuk u ngrit kurrë. Magazinat plot me armë deri dhe 50 a 60 vjeçare po lirohen nga stoqet, duke u dërguar në fushëbetejë në Ukrainë dhe lufta vazhdon me shkatërrime dhe vrasje të panumërta, që do Analistë seriozë e cilësojnë përplasje që s'do gjejë qetësi KURRË. Por Ata shtojnë se, më e humbur do dali Ukraina dhe do rritet pasiguria në kontinentin Europian dhe pse jo edhe përtej Europës. "Gjellërat e gatuara me *Kllounë* gjithmonë janë të destinuara të mbajnë erë e të përfundojnë në plehra". Absolutisht Rusia nuk ka të drejtë të pushtojë një vend tjetër, por rrypi i tokës (Krahina/Rajoni Donbas e gjitha deri në lumin Dnieper janë në dokumentat dhe hartat e Carëve të Rusisë si pjesë e Rusisë, por në kohën e Bashkimit Sovjetik u bënë gabime të mëdha në hartë-vendosjen e Shteteve përbërëse, ku Ukraina mesa duket ka copë Ruse brenda kufirit të saj. Dhe aty ka qenë gjithmonë popullatë ruse, gjë që tregon se rrënjët e asaj Zone janë nga koha e Carëve.), është molla e sherrit për interesa gjeostrategjike të Euro-Atlantikëve, që duan shtrirje deri në atë Zonë. Kjo është e gjitha realisht.

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                PENSIONISTI 100%

                                Për ushtarin e specializuar jashtë shtetit, gjynah që të kan çuar ty,por merë rogën se aq di.Ne themi ekke bërë apo e ke parë shkollën?M.gj.atë varet se kush të ushqen, dhe kujt i shërben.Një shëmbuml po ta jap :- a di gjë për luginën e Panshirit en.q.se po si 'ush.i spec. jashtë bëjë një historik dhe botoje te tema.U ë dhe m.gj.se nhk e njohëz.Mero doti lutem tua botoj.Lufta ka dhe disfata të pjesshme,ka humbie në njërëz e teknik luftarake, ka dhe dezertar por ka dhe TELLALLË TË PUTINIT.Një ndër ta je dhe ti.

                                Përgjigjjuni
                                1. !
                                  !!??

                                  Po ti pensi 100% mos valle bene pjese te tellalli i Zheles komikut...!? Po ç'ikini keto teorira, jo tellalli, jo i paguar, jep mendimin tend dhe mbylle gojen!

                                  Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje