VIDEO/ Trump premton ndryshimin e kushtetutës: Do të shkarkojmë zv. presidentët që fshehin paaftësitë e presidentit

9 Shtator 2024, 11:35Bota TemA

Ish-presidenti Donald Trump u shpreh gjatë një takimi në fundjavë me votuesit Republikanë në Wisconsin, se  do të ndryshojë Amendamentin e 25-të të kushtetutës amerikane. Ai tha se, nëse nëj zv. President gënjen ose përfshihet në konspiracion për të fshehur paaftësinë e presidentit të SHBA, atëherë ai duhet të paditet menjëherë dhe të shkarkohet nga posti.

“Do të mbështes ndryshimin e Amendamentit të 25 për të garantuar që, nëse një zv. president gënjen ose përfshihet në konspiracion për të mbuluar paaftësinë e presdientit të SHBA… Kjo do të jetë bazë për paditjen e menjëhershme në gjykatë dhe largimin nga zyra. Sepse kjo është ajo çfarë atë bënë,” tha Trump duke akuzuar kundërshtaren e tij Demokrate, Kamala Harris, se është përpjekur të fshehë paaftësinë mendore të Presidentit Joe Biden, për të cilin Trump beson se nuk është në gjendje të ushtrojë detyrën e presidentit.

Amendamenti i 25-të u adoptua në vitin 1965 në kushtetutën amerikane, më pak se dy vjet pas vrasjes së John F. Kennedy-t. Ai përcakton procesin se si dhe kur një president mund të shkarkohet nga posti dhe cili mund të jetë pasardhësi në rast se një president ndahet nga jeta përpara kohe, apo shpallet i paaftë për të drejtuar shtetin.

Por, ka qenë vetë kabineti i Trump që gjatë mandatit të tij presidencial ka konsiderouar shkarkimin e tij. Ish-sekretari i thesarit i adminsitratës republikane, Steven Mnuchin deklaroi dy vjet më parë në komisionin që po heton pushtimin e Kapitolit në 6 janar 2021, se ai kishte diskutuar me ish-Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, mundësinë e aplikimit e Amendamentit të 25-të për ta shkarkuar Donald Trump nga posti i presidentit.

1 Komente

  1. O
    Ouuuuu

    Koha e gomereve ka ardh ne Usa. Zot ruje!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje