
Irani, duket se pas armëpushimit as nuk e ka ndërmend të lërë garën e armatimit. Mediat botëore theksojnë se qeveria e Iranit është në prag të një prej marrëveshjeve më të mëdha të armëve në historinë e tij!
Teherani po shqyrton blerjen e mbi 40 avionëve luftarakë kinezë J-10C Stealth. Qeveria e Iranit mendon se kjo blerje mund të zbusë sadopak superioritetn që ka IDF izralite në qiej, duke marrë nën kontroll hapësirën ajrore të Iranit.
Irani do blejë avione te brezit V ne konfiguracion "stealth", të cilat konsiderohen superiore jo vetëm ndaj Rafael francez apo F 15 të modifikuar izraelite, por thuajse po aq moderne sa F. 22 amerikan dhe vetëm pak më moderne sesa F35 e modifikuar izraelite.

Ndërkaq, sot, një lumë njerëzish, të veshur me të zeza, që brohorisnin slogane, valëvitnin flamuj iranianë dhe tregonin portrete të viktimave. Këto janë imazhet e funeraleve që po zhvillohen në Teheran, të transmetuara nga televizioni shtetëror iranian dhe të rilançuara nga disa rrjete ndërkombëtare. "Vdekje Izraelit", "vdekje Amerikës", "vdekje Trumpit" janë disa nga sloganet e brohoritura përgjatë procesionit, sipas Sky Neës dhe CNN. Pati gjithashtu demonstrime besnikërie ndaj Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, duke brohoritur: "O Udhëheqës fisnik, ne jemi gati!".
Sidoqoftë nuk i afrohen SU 57 rus. Ai është aq i padukshëm sa askush nuk e sheh në fluturim.
Le te blej cfar te don por ajrin e Iranit e kontrollon Mosadi e jo Irani ,edhe ngushticen e hormuzit e ka nen kontroll Mosadi Arabet i nemi Zoti qe fshehtas u bashkuan me Izraelin dhe tani floriri ju ike nga dora bie ne doren e Izraelit .