ISIS -K mori përgjegjësinë për sulmin në Moskë, Putin nuk bindet: Do i zbulojmë ata që urdhëruan sulmin

2 Prill 2024, 14:36Bota TEMA
ISIS -K mori përgjegjësinë për sulmin në Moskë,

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është zotuar të zbulojë se kush qëndron pas sulmit të muajit të kaluar në sallën e koncerteve në Moskë, për të cilin mori përgjegjësinë grupi militant ‘Shteti Islamik’.

“Ne patjetër do të arrijmë tek ata që e urdhëruan sulmin,” tha presidenti rus në një takim me zyrtarë të ministrisë së Brendshme, sipas mediave të huaja.

Inteligjenca amerikane mbështet pretendimin e Shtetit Islamik se ai kreu sulmin, ndërsa Rusia këmbëngul se ka një lidhje me Ukrainën.


Kievi e ka mohuar kategorikisht pretendimin dhe analistët ushtarakë thonë se nuk ka prova që sugjerojnë përfshirjen e Ukrainës.

 

3 Komente

  1. X
    Xy

    Mbas çlirimit, terorin e kemi provuar nga perendimoret edhe ne shqiptaret, tani dalin dekumentet sekret te deklasifikuar, dhe per rastin ne fjale mbrapa ketij terori, s'do shume mende per ta ditur se kush qendron, po ata jane qe hodhen bombat atomike ne japoni.

    1. H
      Haka Tekizoti

      Zbulimet e diktatorëve janë sajime të tyre.

      1. E
        E drejta

        Autoret kane pranuar qe e kane bere per para.... ISISi i kryen keto veprime nisur nga baza fetare dhe me pagese. Padyshim qe iniciuesit do gjenden. Do ndiqen parate qe levizin. Nuk eshte e lehte, po jo e pamundur.... Ne video duket qe ata jane njerez te trainuar. Godisnin si komando ne shenje me te shtime nje nga nje, jo me bresheri si axhami... Terrorizmi i tille i kalon kufijte e luftes politike dhe asaj ne terren....Ky akt duhet te denohet nga te gjithe. Ngjarje e tille eshte e krahasueshme me ate te 11 shtatorit. Atij qe i behet qejfi per ngjarje te tilla eshte njelloj si ata qe e kryen...plehre...

        Lini një Përgjigje