Izraeli kërkon evakuimin e spitalit Al-Shifa në Gaza

18 Nëntor 2023, 11:42Bota TEMA

Izraeli kërkon evakuimin e spitalit Al-Shifa në Gaza

Forcat izraelite u kanë thënë administratorëve në Kompleksin Mjekësor Al-Shifa në Gaza që të evakuojnë pacientët, të plagosurit, njerëzit e zhvendosur dhe stafin mjekësor në spital, tha sot një burim mjekësor palestinez.

Burimi, duke kërkuar të mos i përmendet emri për arsye sigurie, tha për Anadolu se ushtria izraelite ‘kërkoi nga administrata e spitalit Al-Shifa në veri të Gazës që të evakuojë spitalin”.

Spitali mbetet nën rrethimin izraelit, tha burimi, duke shtuar se ushtria po i vazhdon “operacionet kërkimit dhe gërmimit brenda spitalit”.

Ushtria izraelite bastisi Spitalin Al-Shifa, kompleksi më i madh mjekësor në enklavën e bllokuar, të mërkurën pas sulmeve të gjera përreth objektit.

 

1 Komente

  1. P
    Paradoks

    Kujt ja kerkon? Tani qe spitali u shkatrrua dhe njerzit u vrane, kjo qe shktuani eshte paradoks

    Lini një Përgjigje