Johnson uron kryeministren e re: Ajo ka planin e duhur

5 Shtator 2022, 17:38Bota TEMA

Johnson uron kryeministren e re: Ajo ka planin e duhur
Kryeministrja e sapozgjedhur britanike Liz Truss ka “planin e duhur” për të trajtuar pabarazinë rajonale, rritjen e kostove të jetesës dhe për të mbledhur partinë në pushtet Konservatore, tha lideri në largim Boris Johnson në Twitter.

“Urime @trussliz për fitoren e saj vendimtare. Tani është koha që të gjithë konservatorët ta mbështesin atë 100%,” tha Johnson.

Boris Johnson ka dhënë dorëheqjen si kryetar i partisë konservatore në Londër, njëkohësisht dhe si kryeministër i MB më 7 korrik.

Vendimi erdhi pas presionit që pati nga kabineti qeveritar, ku afro 50 anëtarë të kabinetit, (ministra, zëvendësministra dhe ndihmës) dhanë dorëheqjen nga qeveria e Johnson brenda javës.

Johnson fitoi votëbesimin nga partia e tij parlamentare në fillim të qershorit ku 41.2% të deputetëve të tij konservatorë votuan kundër. Nga 11 kandidatë në fillimi të garë në fund mbetën 2, Rishi Sunak dhe Lis Truss.

Lini një Përgjigje