Ka urdhëruar sulmin ushtarak ndaj Iranit? Donald Trump replikon me Wall Street Journal

19 Qershor 2025, 18:23Bota TEMA
Ka urdhëruar sulmin ushtarak ndaj Iranit? Donald Trump replikon me Wall

Presidenti amerikan Donald Trump ka mohuar pretendimet e Wall Street Journal se ka miratuar planet për një sulm ushtarak ndaj Iranit, duke thënë se nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar.

“Wall Street Journal nuk ka asnjë ide çfarë mendoj për Iranin,” shkroi Trump në platformën e tij Truth Social, duke hedhur poshtë raportimin e gazetës që citonte tre burime anonime.

Sipas WSJ, Trump kishte miratuar paraprakisht planet e ushtrisë amerikane për të goditur Teheranin, por nuk kishte dhënë ende urdhrin përfundimtar, pasi po pret të shohë nëse Irani do të tërhiqet nga programi i tij bërthamor – një skenar që Teherani e përjashton kategorikisht.

Gazeta sugjeron se kërcënimi i përfshirjes amerikane në sulmet e Izraelit ndaj Iranit mund të jetë një mjet presioni për të detyruar Teheranin të pranojë kushtet e Uashingtonit.

1 Komente

  1. T
    Toni M.

    Per vitin 2025 nobel per paqen ne bote duhet ta marre je nga tre luftetaret per paqe midis tramp,putin,netanjahu.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje