Karantinë si në pandemi. Autoritetet belge: Lia e majmunit u përhap gjatë paradës së LGBTQI+

23 Maj 2022, 11:27Bota TEMA

Karantinë si në pandemi. Autoritetet belge: Lia e majmunit u

Grupi i Vlerësimit të Rrezikut në Belgjikë i cili jep udhëzimet për sëmundjet infektive ka njoftuar një karantinë tre javore për pacientët e infektuar me linë e majmunit pasi tre persona rezultuan pozitivë.

Një rast i katërt u evidentua të dielën, për të cilën autoritetet thonë se përhapja u bë gjatë paradës së komunitetit LGBTQI.

Ata u bënë thirrje pjesëmarrësve në festival që të tregohen vigjilentë për çdo simptomë, pasi sipas tyre shkalla e përhapjes është në rritje.

Festivali i krenarisë me më shumë se 80,000 njerëz nga e gjithë Evropa, është etiketuar gjithashtu si një ngjarje e mundshme tejet përhapëse e lisë së majmunëve, veçanërisht në Spanjë.

Madridi është shfaqur si pikë e nxehtë e virusit me më shumë se 30 persona të diagnostikuar.

Ende nuk ka një ilaç për kurimin e sëmundjes së zbuluar për herë të parë në Afrikën perëndimore dhe atë qendrore, megjithëse mjekët besojnë se ajo mund të largohet pas 3 javësh.

Ndërsa qeveria belge ka paralajmëruar të infektuarit të izolohen, ajo u ka thënë atyre që të shkojnë në urgjencë për rastet e agravuara, njësoj si për të infektuarit me Covid-19 gjatë këtyre dy vjet pandemi.

Organizata Botërore të Shëndetësisë sugjeron se lija e majmunit nuk transmetohet lehtësisht midis njerëzve, me përjashtim të kontakteve shumë të ngushta.

Simptomat fillestare përfshijnë ethe, dhimbje koke, ënjtje të nyjeve limfatike, dhimbje të shpinës dhe muskujve; këto pasohen nga shfaqja e një skuqjeje të veçantë me pustula në fytyrë, duar dhe gjetkë në trup. Simptomat fillojnë të shfaqen brenda një dhe dy javësh pas infektimit.

2 Komente

  1. K
    Komentator Politik ????????

    Belgjika është një shtet që kërkon për në BE një Shqipëri sterile (pa shqipëtar).

    Përgjigjjuni
    1. G
      Genti

      Lija është e njohur dhe deri në vitet 80 janë bërë fushata vaksinimi të mbarë popullsisë. Lidhja që bëhet me grupe apo komunitete të caktuara është shenjë injorance. Ky virus si shumë të tjerë përhapet edhe në rrugë seksuale që nuk përjashton asnjo formë aktiviteti seksual si hetero si homoseksual.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje