Katër raportime të ndryshme janë bërë me dije deri tani, lidhur me negociatat mes Izraelit dhe Hamasit, për lirimin e pengjeve, por të gjitha pajtohen në një pikë: ujdi ende nuk ka.
Pavarësisht kësaj, pjesa më e madhe e raportimeve e përshkruajnë situatën si më optimiste se më parë, ku ka edhe shpresë për arritjen e një marrëveshjeje të pranuar nga dy palët.
Në këtë kurs, Katari është vendi më optimist, duke e përshkruar situatën si të “të penguar vetëm nga disa detaje të vogla” dhe jo më nga çështjet e mëparshme madhore.
Katari: “Sfidat që mbeten në negociata janë shumë të vogla në krahasim me sfidat më të mëdha, ato janë më logjistike, ato janë më praktike”, tha kryeministri i Katarit, Mohammed Bin Abdulrahman al-Thanisaid, në një konferencë të përbashkët për shtyp me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell. Ai shtoi se ishte “më i sigurt se jemi mjaft afër për të arritur një marrëveshje”.
Washington Post: “Izraeli dhe Hamasi janë afër marrëveshjes për një akord të ndërmjetësuar nga SHBA-të, që do të lironte dhjetëra gra dhe fëmijë të mbajtur peng në Gaza, në këmbim të një pauze pesë-ditore në luftime”, thuhet në raport, duke cituar “njerëz të njohur” me termat në zhvillim”.
SHBA: Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Adrienne Watson, postoi në X: “Nuk kemi arritur ende një marrëveshje, por vazhdojmë të punojmë shumë për të arritur një të tillë mes palëve”.
Izrael: Në një konferencë mbrëmë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se kishte “shumë raportime të pasakta në lidhje me marrëveshjet e afërta për të liruar disa ose të gjithë nga afërsisht 240 personat e mbajtur”. “Deri tani nuk ka asnjë marrëveshje,” tha ai.
Lini një Përgjigje