Shkon në 58 numri i ushtarëve izraelitë që u vranë në luftën kundër Hamasit

19 Nëntor 2023, 10:48Bota TEMA

Shkon në 58 numri i ushtarëve izraelitë që u vranë

Ka shkuar në 58 numri i ushtarëve izraelitë që u vranë në ofensivën e tyre tokësore kundër Hamasit.

Kështu thanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), që njoftuan humbjen edhe të dy ushtarëve në luftimet në Rripin e Gazës të shtunën.

Ata ishin kapiteni (rezervë) Roey Biber, 28 vjeç dhe rreshteri Binyamin Meir Airly, 21 vjeç.

Të dy u vranë në Gazën veriore, raporton The Telegraph.

Ndërkohë një parashutist u plagos rëndë në veri të Gazës, tha IDF.

Lini një Përgjigje