Aeroporte, shkolla dhe Pallati i Versajës janë evakuuar këtë të enjte nga kërcënimet për bomba në Francë, të cilat kohët e fundit janë shtuar së tepërmi.
Ndërsa konflikti midis Izraelit dhe Hamasit ka zgjuar frikën për sulme të reja në tokën franceze, autoritetet janë në gatishmëri. Aq më tepër që ka arsye për të qenë nën tension, pas sulmit terrorist në Arras të premten që çoi në vdekjen e një mësuesi.
Kjo është arsyeja pse kërcënimet me bombë, të cilat janë shumëfishuar ditët e fundit dhe sërish këtë të enjte, kanë shkaktuar evakuime të shpejta në vende të mëdha turistike apo publike, shkruan Le Figaro.
Aeroportet të cilët u evakuuan janë Brest (Finistère), Carcassonne (Aude), Rennes (Ille-et-Vilaine), Tarbes (Hautes-Pyrénées), Bordeaux-Mérignac (Gironde), Béziers (Hérault), Montpellier (Hérault) dhe Nantes (Loire-Atlantique).
Lini një Përgjigje