
Bjellorusia rilexon të kaluarën e saj në prizmin prorus dhe antipolak, për ta angazhuar mbas imperativëve aktuale gjeostrategjikë. Rishkrimi i teksteve shkollore. Roli i simboleve dhe i ditëve të festimit. Miratimi i luftës ukrainase është kambiali i bat’ka për Putinin për mbështetjen në vitin 2020.
Historia mund të riinterpretohet në shumë mënyra, pëlqejmë ta përsërisim në Perëndim, por nganjëherë, të cfilitur nga revizionizma të shumtë, provojmë të strehohemi në konvencione dhe bindje komode. Për shembull ajo sipas së cilës disa evente duhen lexuar në prizëm univok apo aq më pak nga të bindurit se kemi versionin e «duhur». Midis këtyre famëkeqi pakt Molotov – Ribentrop, që në verën e vonë të 1939 i jep jetë ndarjes së katërt dhe të fundit të Polonisë. Këtu dënimi është universal: në rastin më të mirë është gjykuar një gabim trashanik i Stalinit, në më të keqin një krim që ka zbuluar fytyrën e asimilueshme të Hitlerit, aleati i përkohshëm i tij. Ky version i fundit është në ngjitje të fortë konsensusesh sidomos në Europë, për meritë të balltikëve dhe të vetë polakëve. Në Bjellorusi hyrja e Ushtrisë së Kuqe në Poloninë lindore, që ndjek pas kohe nënshkrimin e paktit, festohet në fakt si dita e ribashkimit të uruar. Aq sa të shfaqet kohët e fundit në solemnitet kombëtar. Ndërsa Polonia zhdukej, Bjellorusia rilindëte, edhe pse në veshje sovjetike. Ironi dramatike e një historie që parapëlqehet të përsëritet në mënyra të papritura. Sepse roli ishte i ngjashëm, edhe pse i përmbysur, me atë të luajtur në skenë rreth 18 vite më parë me Paqen e Rigës. E nënshkruar në përfundim të luftës sovjetiko – polake (1919 – 1921), traktati i njihte Polonisë një madhësi të re dhe njëherazi e dënonte Bjellorusinë – më mirë, territoret sot bjelloruse, por në atë kohë me identitet më pak të qartë – me ndarjen midis Polonisë dhe Moskës. Kufiri i ri lindor polak, «ushtarakisht i pambrojtshëm dhe ekonomikisht i papraktikueshëm», ishte burim tensionesh të pashërueshme për minorancat e forta bjelloruse dhe ukrainase që Varshava kërkonte t’i polonizonte.
Thuajse 20 vitet që ndodhen midis dy eventeve (1921 – 1939) janë sot një prej kuajve kryesorë të betejës së historiografisë të rishikuar nga presidenti bjellorus Aljaksandr Llukashenko, versioni i fundit i së cilës është i mbrujtur nga një rikuperim në rritje i trashëgimisë sovjetike dhe i mbushur me tone antipolake. Për Minskun një rrugë thuajse e detyruar, edhe pse jo unike; sigurisht më e sigurta në një fazë turbulence ekstreme presionesh të brendshme dhe të jashtme. Që peshon nuk është vetëm lufta ukrainase, por edhe dhe sidomos shoku i protestave antiregjim që nga 2020 ripropozojnë simbolet e një nacionalizmi karstik, kurrë i zhdukur vërtet dhe që gëzon mbështetje perëndimore, shpesh polake. E gjitha kjo mbyll rrethin ideologjik të një regjimi në linjë mbrojtëse.
Më 1 shtator të 2022 studentët e shkollave dhe universiteteve bjelloruse janë takuar me Llukashenkon. Në vijim të një dekreti të tij që e shpallte 2022 «vitin e kujtesës historike», presidenti i ka mbajtur të rinjtë për rreth 4 orë në një leksion të historisë bjelloruse. Një kohë e mjaftueshme për të ripërshkruar të gjithë harkun historik të vendit, duke i ndalur mbi elementë të rëndësishëm të vizionit të bat’ka. Fillohet nga Rus’ mitik, pararendësit bjellorusë e të cilëve qenë pjesë e principatës së Polock. Bashkë me Novgorodin dhe Kievin, bërthamë mitike mbështetëse, edhe pse historikisht jo shumë e përshtatshme, e një Rusie një cope që do ta gjejmë më pas. Me fundin e Rus’ kievian, mesjeta «komplikohet», por pararendësit e bjellorusëve arritën t’ia dalin nëpërmjet «unitetit dhe vëllazërisë sllave», domethënë «një kuptim i qartë se kush ishte armiku dhe kush vëllai». Mjaft aktuale. Pastaj Llukashenko hyn në entitetet gjeopolitike ku ka qenë pjesë territori kombëtar, duke filluar nga Grandukati i Lituanisë. Entitet i huaj qysh në emër, megjithatë i dominuar nga bjellorusët. Fjala e presidentit: «Gjuha ishte e jona. (…) Krishtërimi ortodoks ishte religjioni dominues. Territori përfshinte troje bjelloruse, ukrainase dhe pjesërisht ruse. Trojet dhe etnia bjelloruse përbënin shtetin. Njerëzit qenë tanët për mbi 80%. (…) Dhe e gjitha kjo – territori, njerëzit, gjuha, traditat kulturore – janë atribute kryesore të shtetësisë. (…) Qe në këtë periudhë që lindi etnosi bjellorus».
Idili i dukshëm është ndërprerë nga polakët, që hynë për herë të parë me këbën lart në histori. E shtrënguan faktikisht Grandukatin e Lituanisë të firmoste Unionin e Lublinit (1569): «Donin tokën tonë qysh atëhere. Kjo ide i entuziazmon akoma elitat polake», vëren presidenti. Pasojnë vitet e errëta e Rzeczpospolita, Konfederatës polako – lituane e «ngritur mbi tradhëtinë». Për Llukashenkon, një përbindësh gjeopolitik, shembulli sesi nuk duhet të jetë një shtet. «Nuk duhet t’ia heqësh gjuhën, kulturën dhe fenë një vendi aleat. Nuk mund t’ia zvogëlosh dinjitetin e tij». Me këto premisa Rzeczpospolita nuk mund të ishte një shtet i fortë, faktikisht bie pre e fqinjëve të saj. Llukashenko nuk e derdh asnjë pikë loti: «Ka përfunduar me të njëjtën mënyrë me të cilën ka nisur. Duke ndarë territoret midis fqinjëve». Vihet kështu tek modernizmi: gllabërimi i Bjellorusisë në Perandorinë e Romanovëve për të cilën Llukashenko nuk do ose nuk mund të flasë keq. Kthehet kombi një cope i përmendur në fillim, ai ku rusët e bardhë (bjellorusët) dhe rusët e vegjël (ukrainasit) bashkëjetojnë në mënyrë harmonike me Nënën Rusi. «Perandoria Ruse ishte vendi ynë. Dinim të jetonim në tokën tonë dhe për këtë kemi luftuar në 1812 kundër trupave europiane të bashkuara nga Napoleoni». E para e dy luftërave patriotike në të cilat Bjellorusia ndjehet protagoniste bashkë me Rusinë, «çfarëdo që të thonë historianët liberalë properëndimorë». Perandoria e vonshme ruse dhe Lufta e Parë Botërore, përfshi revolucionin, kalojnë në surdinë në revistë. Ndoshta për të mos u ndalur në produktin imediat të tyre: Republikën Popullore Bjelloruse e vitit 1918, «një shtet në letër» i lindur nën proteksionin gjerman pas marrëveshjes së Brest – Litovskit. Llukashenko kthehet tek problemi për të sqaruar: «Kemi filluar të ndërtojmë shtetësinë tonë kombëtare (…) mbi bazën sovjetike, në vend se nën çizmen e Kaizerit siç tentuatn të bëjnë figura të veçanta të Republikës Popullore Bjelloruse».
Kalimi vendimtar i atyre viteve është një tjetër për presidentin: Paqja e Rigës që shtyn nën dominimin e Varshavës një pjesë të rëndësishme të territorit bjellorus. «Polonizimi dhe shtypja socioekonomike» janë shifra e periudhës midis luftërave, deri në çlirimin sovjetik që i rivë gjërat në vend edhe pse për çmimin e një lufte patriotike që ka tek Bjellorusia një prej teatrave më të përgjakshëm. Leksioni shkon deri në ditët tona, pa ju tërhequr temave gjeopolitike më të forta. Në akuzat ndaj Perëndimit që nuk përshtatet me idenë e një bote unipolare ripasqyrojnë diskutimet e Vladimir Putinit, por po ta shikosh mirë vlen për të gjithë diskutimin.
Shumë nga sa më sipër studentët bjellorusë e kishin mësuar nga librat e tekstit. Nga viti 1995 manualët shkollorë bjellorusë kalonin një përzgjedhje rigoroze përpara se të botoheshin. Komisioni Shtetëtor për Kontrollin e Letrësisë Shkollore, bashkë me organet e tjera të Ministrisë së Arsimit, shqyrtonin në mënyrë të hollësishme përmbajtjet e çdo vepre dhe i përcaktonin tirazhin, sipas një procedure që dikush e gjykon më të ngurtë sesa ajo sovjetike. Orientimi gjeopolitik i Minskut dikton linjën e botimit shkollor, sidomos në tema të ndjeshme si historia që kontribuon të formohet identiteti dhe vetëdija politike e qytetarëve të rinj. Një orientim i tillë nuk është gjithmonë koherent dhe, me lëkundjet e tij, tërheq një prodhim historiografik gjithnjë e më shumë nën kontroll shtetëror dhe të lidhur ngushtësisht me nivelet e tij shkollore, akademike dhe kërkimore.
Përpara ardhjes së Llukashenkos në vitin 1994, publicistika e vendit po përjetonte një furnizim të caktuar me lirinë e kërkimit që përkthehej në një qasje të hapur ndaj mësimit, aty ku studentët qenë stimuluar të pyesnin për eventet e mëdha historike. Bjellorusia sërisht e pavarur përjetonte akoma valën e gjatë të perestrojkës dhe të liberalizimeve, edhe pse emancipimi i studimeve shoqërohej nga një humbje e përgjithshme prestigji social i pedagogëve dhe kërkuesve. Në në linjë me perspektivat e një vendi të drejtuar nga perëndimi, manualistika bjelloruse i refuzonte dogmat e vjetra sovjetike dhe i rikonsideronte disa tema të hidhura, si holokausti dhe kolaboracionizmi në Luftën e Dytë Botërore. Veç kësaj, rivlerësonte specificitetin kombëtar të saj (fenomen i shtrirë në të gjithë hapësirën passovjetike) për të kompensuar mangësitë e periudhës parapavarësi, kur sistemi shkollor dhe universitar ishte i privuar nga një disiplinë autonome e historisë bjelloruse.
Përtej historisë, ardhja e Llukashenkos ndryshon edhe historiografinë e Bjellorusisë. Rasti jepet nga referendumi i 14 majit 1995, që vë në sirtar simbolet e nacionalizmit (përfshi flamurin bardhë – kuq – bardhë) për ta ripërqafuar trashëgiminë sovjetike dhe lidhjet me Federatën Ruse. Në një dekret të 16 gushtit, duke parë rezultatet e referendumit, vendos që të «zëvendësojë librat e botuara midis viteve 1992 e 1995 me libra të rinj». Masa do të hasë një rezistencë të caktuar në mjediset akademike, por do të përfundojë duke u imponuar. Megjithëse duke e rivlerësuar të kaluarën sovjetike, historiografia e re mban parasysh specificitetin bjellorus, me mësimin e një lënde ad hoc nëpër shkolla dhe duke u ndarë në disa pasazhe nga interpretimi rus i ngjarjeve. Më shumë se një lëshim ndaj nacionalistëve, këto hapje të kufizuara pasqyojnë trajektoren gjeopolitike të Bjellourisë: jo e gatshme për një integrim total me Rusinë përveçse të ruajë një marzh të caktuar diplomatik me Europën, deri Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre më të ngushtë, përfshi polakët.
Por në vitin 2020 filli pritet. Protestat e gushtit, që refuzuan rezultatet zyrtare të zgjedhjeve presidenciale, nuk përbënë vetëm një këmbanë alarmi për mbajtjen e brendshme të regjimit. Shënojnë edhe një kthesë gjeopolitike. Pas disa javësh paqartësi ku opozita tenton edhe ndonjë dalje me Kremlinin dhe Llukashenko duket se rrezikon edhe prej gërricjeve të shkuara të tij me Moskën, gjithçka rikthehet. Putini ja jep mbështetjen fqinjit, duke i mundësuar t’u rezistojë protestave. Kundërloja, shumë e lartë, është mbështetja e sotme bjelloruse ndaj luftës së Putinit në Ukrainë, që anullon kreditet (e pakta) të Llukashenkos me euroamerikanët dhe natyrisht me Kievin, ku deri pak kohë më parë gëzonte ndonjë simpati.
Maturitë e Llukashenkos vijnë më pak edhe kundrejt Polonisë, që bashkë me Lituaninë ka mbështetur forcat e opozitës. Europa e kupton në 2021 me krizën e emgrantëve, që evidenton fërkimet midis dy fqinjëve. Por shumë gjeste të tjera i japin provë dhe shumë investojnë kujtesën historike. Si shkatërrimi i varreve dhe i monumenteve kushtuar rezistencës polake të Armia Krajowa në fshatra të ndryshme bjelloruse apo krijimi i Ditës së Unitetit Kombëtar më 17 shtator, ditë e vitit 1939 ku Ushtria e Kuqe pushton Poloninë lindore në përputhje me paktin Molotov – Ribbentrop. Ai që fikson ecurinë (jofestive) është Dekreti Nr. 206 i 7 qershorit 2021, që ndjek një debat parlamentar mbi datën më të përshtatshme për t’u zgjedhur. Përveç 17 shtatorit në listë ishte edhe 14 nëntori, ditë tjetër e 1939 ku ribashkimi i Bjellorusisë perëndimore (tashmë polake) me Republikën Socialiste Sovjetike Bjelloruse (RSSB) bëhet akti formal i Bashkimit Sovjetik. Opsioni do t’i tingëllonte pakashumë provokues Varshavës është ndoshta për këtë që është skartuar. Në reagimet e parashikueshme të polakëve që flasin për «fyerje të kujtesës» dhe të «unitetit midis totalitarizmave», Minsku përgjigjet duke kujtuar se data megjithatë u festua në RSSB deri në 1949, vit në të cilën lihet menjanë në shenjë pajtimi me Poloninë komuniste. Ecuria ka një pararendëse në Ditën e Çlirimit të Bjellorusisë nga polakët, e festuar në RSSB çdo 11 qershor deri në 1939 në kujtim të përzënies së polakëve nga Minsku në vitin 1920, gjatë luftës sovjetiko – polake.
Kthesa antipolake e Llukashenkos haset në manualet shkollore. Ndër botimet më të fundit figuron “Historia e Bjellorusisë – Nga shekulli i XIXnë fillimet e shekullit të XXI”, i hartuar në vitin 2021 në rusisht dhe i menduar për shkolla dytësore, në linjë me rishikimin e fundit të përgjithshëm të kurrikulumitpër vitin akademik 2021 – 2022. Vëllimi është i ndarë në 5 seksione tematike, si dispozita ministeriale: jeta sociopolitike në Bjellorusi, Bjellorusia në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare, formimi i kombit dhe situata konfesionale e Bjellorusisë, kultura e Bjellorusisë. Pjesa më interesante këtu është ajo e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe specifikisht faqet që e thellojnë periudhën midis dy luftërave botërore. Me Paqen e Rigës, «tragjedia kombëtare për bjellorusët», Polonia siguron një kufi prej 200 kilometrash në lindje të Linjës Curzon tashmë e propozuar nga britanikët në favorin e Antantës. Por ngjall një kundërshtim të fortë, edhe të armatosur, i evidentuar për të treguar rezistencën partizane ndaj pushtuesit të huaj. I tillë nuk ishte tjetër protagonisti tjetër i ndarjes, Bashkimi Sovjetik: liderët bolshevikë patën bile kuptimin e plotë të situatës dhe midis viteve 1924 e 1927 i «kthyen» Republikës Socialiste Sovjetike të Bjellorusisë disa provinca me shumicë bjelloruse si Vitebsk, Gomel dhe pjesë e Smolensk. Manuali evidenton fitimet territoriale të republikës sovjetike (më shumë se e dyfishuar nga zgjerimi) dhe avantazhet në termat ekonomike të saj. Nuk përmenden persekutimet të cilat hasën bjellorusët – si shumë etni të tjera të Bashkimit Sovjetik – gjatë stalinizmit. Shkelje që sipas disa historianëve nuk qenë më të vogla se ato të përgatitura paralelisht nga Varshava, prej të cilave nuk ka gjurmë të gjerë. Nga zgjedhja polake për ta quajtur thjesht «periferia lindore» e Bjellorusisë perëndimore ndaj asimilimit të detyruar; nga operacionet e gjera të policisë sekrete tek hapja e kampit të përqëndrimit në Bereza – Kartuska.
Për këtë të fundit, në faqen 121 është i pranishëm një shpjegim i detajuar i metodave të përdorura kundër të burgosurve: «Detyra kryesore e kampit nuk ishte edhe aq eliminimi fizik i të burgosurve sesa shkatërrimi moral i tyre. Punonjësit që dalloheshin për prirje sadiste përzgjidheshin për mbikëqyrje. Prandaj sharjet dhe bullizmi mbi të dënuarit qenë një event i zakonshëm në kamp. Ish të burgosurit kanë kujtuar sesa kushtet e burgosjes qenë të tmerrshme. Dyshemetë e barakave qenë prej çimentoje dhe mbusheshin me ujë që të burgosurit të mos mund të uleshin. Nuk kishte stola, tavolina dhe karrige. [Të dënuarit] detyroheshin në punë të rënda dhe pa kuptim (transportimi i gurëve nga një vend tek tjetri, gërmimi dhe mbushja e gropave); kush refuzonte të punonte, pësonte dhjetëra goditje me shkop në kurriz apo grushta turinjve. Të dënuarit qenë të detyruar të qëndronin në gju me orë të tëra».
Duke ardhur tek pakti Molotov – Ribbentrop, lexuesi tërheq frymën i kënaqur. Marërveshja midis sovjetikëve dhe gjermanëve paraqitet si një «akt drejtësie historike», pasi i shtrëngonte të gjitha Bjellorusitë dhe Ukrainën (përveç balltikëve, Poloninë Lindore dhe Besarabinë) nën «infuencën» sovjetike. Autorët priren të nënvizojnë edhe finalitetet strategjike: «Fitimi kohë për të forcuar kapacitetet e vendit» dhe «shmangur kërcënimin e një fronti të bashkuar antisovjetik», por edhe «shmangien e një lufte në dy fronte» dhe «fitimin e kohës për t’u përgatitur për ta zmbrapsur agresionin». Interesant edhe përshkrimi i motiveve në deklaratën e luftës për Gjermaninë nga ana e Londrës e Parisit dhe referimin e menjëhershëm ndaj Shteteve të Bashkuara: «Më 1 shtator 1939 Gjermania naziste sulmoi Poloninë. Për të mos e humbur influencën e tyre në Europë, Anglia dhe Franca u detyruan më 3 shtator nën presionin e opinionit publik (sic) që t’i shpallnin luftë Gjermanisë, por nuk kryen veprime luftarake të vërteta. Shtetet e Bashkuara vendosën të qëndronin menjanë, duke e shpallur më 5 shtator 1939 neutralitetin e tyre». Nga ana tjetër shenoi sulmin ndaj Polonisë nga lindja: «Më 17 shtator 1939, njësi të Ushtrisë së Kuqe kaluan kufirin sovjetiko – polak dhe nisën çlirimin e Bjellorusië perëndimore dhe Ukrainës perëndimore. Më 28 shtator 1939 u firmos në Moskë një marrëveshje midis Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë. (…). Një kufi i ri perëndimor i Bashkimit Sovjetik u përcaktua përgjatë së ashtuquajturës Linjë Curzon, e quajtur nga Këshilli Suprem i Antantës si kufiri lindor i Polonisë në vitin e largët 1919. Ky ishte kufiri etnik midis bjellorusëve dhe polakëve. (…) Popullsia e Bjellorusisë perëndimore e priti Ushtrinë e Kuqe si çlirimtare dhe i dha asistencë efikase. Ushtarët e Uashtrisë së Kuqe mbështeteshin kryesisht nga shtresat më të varfëra të popullsisë, që e perceptonin qeverinë sovjetike si të tyrin».
Sërish, teksti evidenton pastaj avantazhet e ribashkimit bjellorus: «Njësia e restauruar në vitin 1939 i mundësoi Bjellorusisë të rezistonte gjatë Luftës së Madhe Patriotike, të zinte një vend nderi në komunitetin ndërkombëtar dhe të bëhej një prej bashkëthemeluesve të Kombeve të Bashkuara» (Republika Socialiste Sovjetike e Bjellorusisë kishte një ulëse të veçantë, bashkë me Republikën Socialiste Sovjetike të Ukrainës). Së fundi, autorët u përqëndruan mbi luftën patriotike, që fillon më 1941 me Operacionin Barbarossa. I kushtojnë hapësirë të madhe, duke theksuar rolin e bjellorusëve në rezistencën ndaj avancimit të gjermanëve, në aktivitetin partizan gjatë pushtimit dhe në kundërofensivën finale (Operacionin Bagration e vitit 1944) që pikërisht në truallin bjellorus i tha një kthesë vendimtare konfliktit. Njëri prej paragrafëve kushtuar kolaboracionistëve bjellorusë ndiqet nga një listë e përgjithshme e krimeve të tyre, midis të cilëve: «Policët mbanin braçialë bardhë – kuq – bardhë apo rripa në formë flamuri bardhë – kuq – bardhë mbi mëngën e majtë të uniformave; mbi kësulat e tyre një rrip bardhë – kuq – bardhë dhe një kokardë. (…) Gjatë festimeve përdoreshin flamuj bardhë – kuq – bardhë. Ngjyrat janë të njëtat me flamujt e ekspozuar me krenari nga opozita aktuale bjelloruse.
Deri në ngjarjet e 2020 Bjellorusia kishte një legjislacion mbi kujtesën historike relativisht të zbehtë respektivisht vendeve të tjera të zonës (ish sovjetike dhe jo). Deri me ardhjen e tij, Llukashenko kishte treguar vëmendje ndaj përdorimeve të historisë me ndërhyrjet në botimet shkollore, kërkimin akademik, simbolet kombëtare dhe mbi përvjetorët, por kjo nuk motiviohej nga mbijetesa e regjimit dhe nuk futej në një adresë të saktë gjeopolitike. Linte edhe ndonjë spirale për një të ardhme europiane për një Bjellorusi të vëmendshme për të mos e theksuar shumë domethënien e kufirit perëndimor të saj. Revoltat kundër qëndrimit së bat’ka në pushtet e kanë ndryshuar rrënjësisht skenarin, duke e transformuar presidentin bjellorus në idhtar aktiv të rikuperimit të një trashëgimie funksionale për t’ia ruajtur pushtetin me mbështetjen e Moskës. Edhe nëpërmjet një «konstitucionalizimi» të kujtesës historike. Nëse Llukashenko ka lëvizur në këtë drejtim kjo është pjesërisht prej afrimit me Rusinë, pjesërisht prej reagimit ndaj ndërhyrjeve të jashtme të perceptuara përgjegjësit e të cilave (Poloni dhe balltikasit) janë në kufi. Risia kryesore e këtyre dy viteve të fundit ka bëjë me rikuperimin e simbologjisë dhe trashëgimisë – edhe kulturore dhe gjuhësore – sovjetike, tashmë në zhvillim prej kohësh, por hyrja e një retorike të ashpër antipolake deri në aspekte ku lidershipi i Minskut kishte treguar një maturi të caktuar. E kaluara kontradiktore bën që Polonia të marrë rolin e armikut, në mos tjetër funksionale për ta shigjetuar regjimin. Edhe pse reagon në mënyrë muskulore ndaj provokimeve dhe nuk e bën mister mbështetjet e saj për kundërshtarët e Llukashenkos. Ama nuk duhen harruar paradokset e nacionalizmit bjellorus, prej kohës i uruar dhe i frikësuar nga fqinjët. Ndoshta Polonia nuk e ka dëshirën e madhe, pas shpërbërjes së Rusisë, që Bjellorusiatë mbesë e pavarur, por vështirë se është në funksion antirus. Po ashtu, në mos më e vështirë, që të jetë Varshava ajo që e bind. Do të shërbente një vepër më e gjatë dhe komplekse bindjeje, por nuk është kjo kohë e soft power.
(nga Limes)
Përgatiti
ARMIN TIRANA
Lini një Përgjigje