Orban zgjedh Putinin

19 Tetor 2023, 09:35Bota TEMA
Orban zgjedh Putinin

Nga Marco Bresolin

Në tavolinë me Vladimir Putin dhe jo në samitin jozyrtar me liderët e tjerë të BE-së për të diskutuar krizën në Lindjen e Mesme. Në mbledhjen e mbrëmshme të jashtëzakonshme të Këshillit Evropian, të mbajtur me videokonferencë, nuk kaloi pa u vënë re një mungesë mjaft e dukshme, ajo e Viktor Orban.

Kryeministri hungarez nuk u lidh dhe i dha prokurë kolegut austriak Karl Nehammer. Arsyeja? Ai ishte i zënë në Pekin për forumin e tretë të Rrugës së Mëndafshit, ku u takua me Vladimir Putin.

Është hera e parë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë që një kryetar shteti ose qeverie e Bashkimit Evropian takohet ballë për ballë me presidentin rus, subjekt i sanksioneve nga vetë BE-ja dhe marrësi i një urdhër arresti lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.

Me një shtrëngim duarsh në një takim dypalësh dolën para kamerave të mediave ruse dhe ku kryeministri hungarez dukej mjaft nervoz e sikur nuk e zinte vendi.

Orban e siguroi Putinin se Hungaria nuk ka dashur kurrë të kundërshtojë Moskën dhe në të vërtetë të dy vendet i kanë forcuar marrëdhëniet e tyre dypalëshe, veçanërisht në fushën e energjisë.

Presidenti rus e shfrytëzoi këtë “mundësi fotografike” për të pohuar faktin se vendi i tij vazhdon të “ruajë dhe zhvillojë” marrëdhëniet me shumë vende evropiane dhe ka mohuar izolimin ndërkombëtar.

Në pak më pak se një vit, më 1 korrik 2024, Hungaria do të marrë presidencën e radhës të Bashkimit Evropian. Ajo do të ketë për detyrë të udhëheqë të gjitha mbledhjet e Këshillit në muajt e parë të legjislaturës, gjatë të cilave do të përcaktohen pozicionet kryesore të BE-së.

Por në Parlamentin Evropian ka nga ata që kërkojnë edhe një herë rishikimin e kalendarit. “Pas këtij takimi”, sulmon Alin Mituta, eurodeputeti liberal rumun “nuk ka asnjë arsye për të lejuar Hungarinë të marrë presidencën e Këshillit. Ne nuk mund të kemi ambasadorin e Putinit të qeverisë BE-në”.

Menjëherë ama, deri në fund të këtij viti, Bashkimi Evropian do të duhet të vendosë për një paketë të dyfishtë ndihme për Ukrainën. Një në lidhje me mbështetjen ushtarake dhe një, e lidhur me buxhetin e komunitetit, prej 50 miliardë dollarësh për rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta.

Duhet unanimiteti për dritën jeshile, por Hungaria vazhdon ta mbajë peng planin e ndihmës. Për më tepër, Brukseli ka frikë se edhe Sllovakia mund të ndjekë vijën e Budapestit pas suksesit zgjedhor të ish-kryeministrit Robert Fico, i cili gjithashtu është pro Putinit. Ditët e fundit, partia e tij Smer u pezullua nga Partia Socialiste Evropiane dhe deputetëve të saj iu tregua dera nga grupi socialdemokrat në Parlamentin Evropian.

3 Komente

  1. F
    Futja plot

    Me te hedh dhe shurren perpjet dhe ky gabeli hungarez.

    Përgjigjjuni
    1. e
      eksperti

      Europe kurves mire j bejne kur i pranuan ne union keta qelbesira.Harruan ata LOQET se Hungaria ka qene vitrina e Bashkimit Sovjetik dhe kane jetuar si pashallare ne kohen e socializmes??

      Përgjigjjuni
      1. N
        Noci

        Hidhu perpjete ne si budallenj ,por per Europen rendesi ka Hungaria ,Serbia qe haptazi punojnë kunder politikes se BE.Me çudit Hungaria qe ka patur nje urrejtje te forte kunder ruseve qe ne 1956 tanket ruse kaluan mbi trupat e rinise hungareze ne Budapest

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje