Kërcënimi i Netanyahut: Jemi gati të aneksojmë pjesë të Bregut Perëndimor

1 Shtator 2025, 13:16Bota TEMA
Kërcënimi i Netanyahut: Jemi gati të aneksojmë pjesë

E vërteta dramatike është se në Gaza vazhdohet të vdesin. Vetëm gjatë ditës së djeshme kanë qenë të paktën 66 viktima të sulmeve ajrore të IDF në të gjithë Rripin. Mes tyre të paktën dy fëmijë të vrarë me nënën e tyre dhe 13 persona në radhë në pritje të ndihmave, të cilëve u shtohen të paktën 7 gazanë të goditur nga uria dhe kequshqyerja.

Tragjedisë së përditshme në terren i shtohet një element i ri politik shkatërrues: qeveria izraelite është gati të marrë kontrollin administrativ të disa pjesëve të Bregut Perëndimor, kryesisht atyre ku është më i lartë përqendrimi i kolonëve, duke fshirë edhe thjesht hipotezën e një shteti palestinez. Një goditje që vjen pas miratimit të ndërtimit të kolonisë së re E1 që do të ndajë në dysh Bregun Perëndimor.

Zbulimi i zymtë vjen nga faqja amerikane e lajmeve Axios, sipas së cilës qeveria izraelite po vlerëson seriozisht të aneksojë pjesë të Bregut Perëndimor. Qëllimi thuhet se tashmë u komunikuar disa qeverive evropiane dhe në një telefonatë të ministrit të Jashtëm Gideon Sa’ar me sekretarin amerikan të Shtetit Marco Rubio. Thuhet se bëhet fjalë për një kundërpërgjigje ndaj njohjes së afërt të Palestinës nga disa vende perëndimore në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB që do të hapet në Nju Jork më 9 shtator, me shtysën e Francës së Emmanuel Macron. Pikërisht si kundërpërgjigje ndaj kësaj nisme politike, Shtetet e Bashkuara kanë tërhequr vizat e dhjetëra funksionarëve palestinezë, përfshirë atë të presidentit të AP Abu Mazen, duke shkaktuar reagimin e Bashkimit Evropian, i cili ka kërkuar anulimin e masës.

Ndërkohë dje kryeministri Benjiamin Netanyahu mblodhi qeverinë në një vend sekret për shkak të kërcënimit të kundërpërgjigjeve nga Houthit pas vrasjes – të enjten e kaluar – të kryeministrit, dhjetë ministrave dhe disa funksionarëve të qeverisë së rebelëve jemenas në një sulm ajror të kryer nga IDF. Kabineti izraelit përsëriti se nuk do ta pranojë armëpushimin e përkohshëm, hipotezë e pranuar ndërkohë nga Hamasi. Miratim të cilit Izraeli nuk i ka dhënë kurrë një përgjigje. Pra, vijon pushtimi i qytetit të Gazës, ku banojnë rreth një milion palestinezë.

Sipas mediave amerikane, presidenti Donald Trump nuk po e kundërshton planin e Netanyahut për të pushtuar Rripin e Gazës, por po i kërkon kryeministrit izraelit të ndërpresë shpejt operacionet ushtarake në veri të Gazës, të cilat, sipas shtetit hebre, duhet të çojnë në humbjen përfundimtare të Hamasit. Presidenti amerikan ka sugjeruar një vonesë prej dy javësh. "Trump beson se Hamasi nuk do t’i kthejë të rrëmbyerit: do t’i përdorë për të mbijetuar – ka zbuluar Channel 12 duke cituar një burim të kualifikuar – dhe e ka të vështirë të kuptojë pse nuk mund të thyhet Hamasi në kohë të shkurtër".

Ndërkohë, në Jemen, Houthit kanë hyrë me forcë në zyrat e Programit Botëror të Ushqimit, duke arrestuar 11 zyrtarë të agjencisë së OKB-së. (La Repubblica - Përktheu Shqiptarja.com)

5 Komente

  1. T
    Tani

    Ahhhh more Hitler cfare a le mbrapa.Si nuk i zhduke te gjithe keta cifutet.

    Përgjigjjuni
    1. T
      TARRASI

      VDEKJE TERRORIZMIT NAZI _ ISLAMIK!

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gramos Vlora

        I la sa për havale, gjithë kjo botë bën sehir

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vdekje Hamasit

          Havale jeni ju islamistet e ndyre qe vrisni e rrembeni gra e femije! Rrace e ndyre antinjerezore!

          Përgjigjjuni
      2. R
        Rrofte Izraeli, Vdekje Hamasit

        Nuk ka patur kurre dhe nuk do kete ndonje shtet "palestinez". Shkrimi i gazetes Republica eshte nje ndyresi ne kuptimin e plote te fjales, shkruar nga ndonje gazetar nazi_islamisto_liberal. Te gjitha shifrat dhe informacionet jane thjesht propagande e Hamasit, sepse askush nuk mund te marre te dhena nga branda Gazes, pervec IDF dhe Hamasit. La Republica ka zgjedhur Hamasin per burim informacioni dhe ju qe i besoni per burim idiotesh. Mashtrimit per Gazen i shtohet edhe ky mashtrimi i ri per te ashtuquajturin Bregu Perendimor. Qe ketu fillon mashtrimi, kjo pjese e territorit quhet Judea dhe Samaria. Eshte zemra historike e popullit te lashte, eshte Judea prej nga kane marre edhe emrin judenj, ky popull. Judea dhe Samaria jane pjese te shtetit te Izraelit qe ne 1948 kur ai u shpall i pavarur nga Perandoria Britanike. Qendroi e pushtuar nga Jordania nga 1948 deri ne 1967, kur u clirua me lufte nga IDF. Per shkak te presionit te madh nderkombetar, Izraeli nuk e ka shpallur edhe ligjerisht sovranitetin e plote ne kete pjese te vendit, pavaresisht se praktikisht ushtron kontroll te plote te sovranitetit. Nga pikepamja e administrimit te brendshem ne kete zone, 82% e territorit eshte nen administrimin e shtetit izraelit dhe 18% eshte nen administrimin e Autoritetit Palestinez. Keshtuqe genjeshtra e gazetes Republica eshte qesharake, thjesht Izraeli do miratoje edhe ligjerisht ate qe eshte praktikisht ne terren dhe qe i takon edhe sipas te drejtes nderkombetare. Nuk do kete me asnje leshim per arabet, asnje gje! 7 tetori 2023 i dha fund cdo endrre per krijimin e ndonje entiteti arab ne Palestine token e Izraelit.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje