Komentet “ogurzeza” të Vladimir Putinit

10 Qershor 2022, 12:27Bota TEMA

Komentet “ogurzeza” të Vladimir Putinit

Dyshimet se Vladimir Putin nuk ka ndërmend të ndalet në Ukrainë duke u përpjekur të zgjerojë territorin e Rusisë kanë formuar një sfond të luftës që kur ai urdhëroi forcat e tij të kalonin kufirin më 24 shkurt.

Komentet televizive të bëra dje nga presidenti rus vetëm kanë nxitur frikëra të tilla.

“Pjetri i Madh bëri Luftën e Madhe të Veriut për 21 vjet. Duket se ai ishte në luftë me Suedinë, ai mori diçka prej tyre. Ai nuk u mori asgjë, në fakt ai ktheu atë që ishte e Rusisë”, tha ai pas një vizite në një ekspozitë kushtuar carit.

Kur Peter themeloi kryeqytetin e ri, “asnjë vend evropian nuk e njohu atë si Rusi. Të gjithë e njohën atë si Suedi,” tha zoti Putin.

“Çfarë bëri Pjetri? E mori dhe e përforcoi. Kjo është ajo që ai bëri.”

Ai më pas e krahasoi fushatën e Pjetrit me detyrën me të cilën përballet Rusia sot.

“Me sa duket na ra edhe neve që të kthejmë atë që është e Rusisë dhe të forcojmë vendin. Dhe nëse ecim nga fakti se këto vlera themelore përbëjnë bazën e ekzistencës sonë, sigurisht që do të kemi sukses në zgjidhjen e detyrave që ne kemi.”

Dhe në komentet e tij ndoshta më ogurzeza në këtë ngjarje, Presidenti Putin dukej se e la të hapur derën për zgjerim të mëtejshëm territorial rus, shkruan Sky Neës.

“Është e pamundur – e kuptoni? – e pamundur të ndërtohet një gardh rreth një vendi si Rusia. Dhe ne nuk kemi ndërmend ta ndërtojmë atë gardh,” tha ai.

Putin, tani në vitin e tij të 23-të në pushtet, ka kërkuar vazhdimisht të justifikojë veprimet e Rusisë në Ukrainë, ku forcat e tij kanë shkatërruar qytete, kanë vrarë mijëra njerëz dhe kanë larguar miliona persona.

Pjetri i Madh, një modernizues autokratik i admiruar nga rusët liberalë dhe konservatorë, sundoi për 43 vjet dhe i dha emrin e tij një kryeqyteti të ri, Shën Petersburg – vendlindja e Putinit – që ai urdhëroi të ndërtohej në tokën që pushtoi nga Suedia.

Ishte një projekt që u kushtoi jetën dhjetëra mijëra personave, të rekrutuar si punëtorë të detyruar për të ndërtuar “dritaren drejt Evropës” të Pjetrit në kënetat e bregut të Detit Baltik.

Para vizitës së Putinit në ekspozitë, televizioni shtetëror transmetoi një dokumentar që vlerësonte Pjetrin e Madh si një udhëheqës ushtarak të ashpër, duke zgjeruar në masë të madhe territorin rus në kurriz të Suedisë dhe Perandorisë Osmane me ushtrinë dhe marinën e modernizuar që ai ndërtoi.

13 Komente

  1. T
    Tirons

    Beavo putin. Jepi vllaji shkelmin ne fyt pederastave

    Përgjigjjuni
    1. A
      Anarko-Sindikaliati

      Euroatllantikasve

      Përgjigjjuni
      1. B
        Baba i Tironsit

        Tironso ,pyte nonen, se kushedi sa vllezer te tjere te ka lon naper ferra.

        Përgjigjjuni
        1. k
          k

          Rusët janë të bindur se diktatura është forma më e lartë e demokracisë.

          Përgjigjjuni
        2. A
          Anarko-Sindikalisti

          Ç’na çane menderen! Ne kurriz te Suedise dhe Perandorisë Osmane! Po keta ku i gjeten keto territore, ua kishte falur gjyshi?! Apo toke e xanun!

          Përgjigjjuni
          1. O
            Observer

            Kur Kina hap nje baze ushtarake ne Kamboxhia, gjithe bota shqetesohet per agresivitetin dhe kercenimin ushtarak te Kines. Kur NATO hap baza ushtarake perreth Rusise (qe pas viteve '90 ne gjithe vendet e ish Bashkimit Sovjetik ose ish aleateve te tij te Traktatit te Varshaves), te gjithe heshtin dhe aprovojne. Dy fakte te ngjashme me interpretime te ndryshme. Mbrojtja e interesave ekonomike, shoqerore, dhe politike nuk duhet te n'a pengoje ne gjykimin e drejte te situatave dhe ngjarjeve ne bote.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Virusi

              NATO ben mire qe nderton baza prane kufirit rus. Ashtu duhet sepse e di mire kush eshte rusia. Putini ka mendjen tende, nje mesjetar qe lufton per teritore jo per mireqenie.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arzt

                ja nje virus koqe

                Përgjigjjuni
            2. N
              NATO

              Putinit ja hoqen breket ukrainasit,lere me te pretendoje dhe per me teper me ate ushtri qesharake qe ka .Po e la NATO te behet prift ,le te behet dhe dhespot ky idiot rus

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arzt

                HA ha ha! Ku i shikon lajmet ti?

                Përgjigjjuni
              2. G
                Genti

                Kur të heqë dorë SHBA nga bazat dhe hegjemonia në botë atëherë do heqë dorë edhe Rusia. Rusia ka qenë vend ku megjthse rysët janë shumicë popujt e tjerë janë respekruar. Vetëm kur ka patur lëvizje ekstremiste nacionaliste ose fetare shteti i ka shtypur pa mëshirë.Nëse kjo ju duket çudi kthehuni ca vjet dhe shikoni si reagoi Madridi ndaj Katalonjës. Rusia ka territoret e saj dhe biles ka humbur shumë nga shpërbërja e BRSS-së dhe kjo për faj të Leninit që u dha Republika kombësive të Rusisë dhe një pjaneci si Boris Jelcin. Rusia perandorake u hoqi thundrën osmane popujve të ballkani dhe i bëri shtete dhe në 1945 i çliroi për së dyti nga çizmja Hitleriane. Nëse ky rol i Rusisë nuk është pozitiv ç'mund të jetë tjetër ? A nuk duhet që Rusia për kto gjeste dhe sakrifica të gëzojë respektin e popujve të tjerë ? Ukraina sot është viktimë e një fushate agresive që ka luajtuat SHBA dhe NATO këti 30 vjet pas rënies së BRSS-së.

                Përgjigjjuni
                1. d
                  demokrati

                  Ushtria e internetit nga leningradi, ata qe erdhen si albanolog, ne veprim te plote.Ja nje mesim per gjithe ata qe thone rusia ska qene pushtuese.Rusia pavaresisht rregjimeve eshte rreziku numer 1 i paqes ne bote.mundja ne fushen e betejes e agresoreve rus ne Ukraine eshte e vetmja mundesi per paqe.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pero

                    Pu pu puuu. Sa i mençem qenke ti Genti ! Ku do shkosh me gjithë keto mend ? Duhet të mesojme shumë nga ty

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje