Orban: Embargoja e gazit rus do të shkatërronte ekonominë e BE-së

10 Qershor 2022, 11:51Bota TEMA

Orban: Embargoja e gazit rus do të shkatërronte ekonominë e

Një embargo e mundshme e Brukselit ndaj gazit rus do të shkatërronte ekonominë europiane. Kështu ka deklaruar kryeministri hungarez, Viktor Orban gjatë një interviste për radiostacionin Kossut Radio.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për Hungarinë por për të shkatërruar të gjithë Evropën”, shpjegoi kryeministri, duke thënë se ka besim se në fund do të mbizotërojë arsyeja e shëndoshë.

I pyetur për masën nga Brukseli për aplikimin e një tarifë  për karburantin për makinat me targa hungareze në krahasim me ato të huaja, Orban mbrojti masën, duke nënvizuar se këto “masa të jashtëzakonshme janë të nevojshme për të përballuar një situatë të jashtëzakonshme”.

“Në kohë të tilla, është e detyrueshme të largohemi nga rregullat e përgjithshme”, shtoi ai.

 

Lini një Përgjigje