Kryeministri francez paralajmëron: E rrezikshme të mendosh që Kina mund të zëvendësojë SHBA-në si partner tregtar

11 Prill 2025, 22:41Bota TEMA
Kryeministri francez paralajmëron: E rrezikshme të mendosh që

Kryeministri francez François Bayrou thotë se është një ide "tmerrësisht e rrezikshme" të mendosh se Kina mund të zëvendësojë SHBA-në si një partner tregtar.

Sipas mediave të huaja, ai gjithashtu u kërkon anëtarëve të Bashkimit Evropian që të qëndrojnë së bashku përballë pasigurisë nga tarifat e Trump.

“Kur presidenti i Shteteve të Bashkuara rrit tarifat, është një tërmet, por kur presidenti i Shteteve të Bashkuara 48 orë më vonë i heq tarifat, është një tjetër tërmet”, thotë ai.

Ky është komenti i fundit nga Franca për tarifat, me presidentin francez Emmanuel Macron që më herët tha se pezullimi i pjesshëm i tyre për 90 ditë ishte një "derë e hapur" për negociatat me Amerikën.

Kujtojmë se Trump vendosi tarifa ndaj shumë shteteve të botës rreth 10 ditë më parë, por i pezulloi ato për 90 ditë më pas, me përjashtim të Kinës, ndaj të cilave vendosi tarifa edhe më të larta.

3 Komente

  1. B
    Buda

    Ne vitin 1989 deshtoi "Kampi Socialist" me me krye Bashkimin Sovjetik, ne vitin 2025 po deshon edhe "Kampi Kapitalist" me ne krye SHBA-ne. Tani radhen e kryesimit te botes e ka KINA POPULLORE.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kapedani

      Po po Kina popullore qe ta fut koken ne nevojtore.Ne biznes kinezet jane shume agresiv sepse mbrapa biznesit eshte shteti dmth pune muti

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        e thënë nga një "Buda"lla si ti!?duhet të jetë profeci e vërtetë!!një pyetje bude:të shkon në mënd se në vënd të "KINA POPULLORE" të jetë europa demokratike??nuk ma merr mëndja!ti,pavarsisht se nuk e pranon,je europian!e duke u nisur nga vetvetja, gjithmonë,ti ndjehesh inferior!për pasojë gjithkush tjetër mund të jetë më lartë se inferiori Buda(europa)??ej bude,nuk e di si ma shkrepi një shkëndijë??mos vallë ti akoma je me mëndjen "komuniste",se kina komuniste,komunizmi do ngadhnjojë në tërë botën??po të kesh këtë mendimin e fundit??të garantoj një gjë!!shto dhe gjysmën e fshehur të pseudonimit!!shkruaje ashtu si ta thotë nënndërgjegjia "Buda-lla"!!

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje