Nuk ishte e vështirë për t’u parashikuar: Vladimir Putini ka reaguar ndaj propozimit amerikan – i pranuar nga pala ukrainase – për një armëpushim njëmujor në luftime duke vendosur kushte të tilla që e bëjnë atë në fakt të pazbatueshëm. Pikat e dakordësuara nga Uashingtoni dhe Kievi në Xhedah nuk i pëlqejnë Kremlinit, kjo është e qartë.
Megjithatë, Putini ka një interes të madh të tregojë se po i përshtatet projektit të Donald Trumpit për të arritur një paqe të qëndrueshme midis Rusisë dhe Ukrainës, por në realitet ai nuk synon aspak paqen, pasi e vetmja gjë që i intereson është fitorja e plotë. Kjo është arsyeja pse po ndjek një strategji pritjeje dhe një qëndrim të ngurtë ndaj përmbajtjes së negociatave (nëse mes tij dhe Trumpit ka ndonjë negociatë, dhe jo thjesht një marrëveshje të paracaktuar).
Putini dëshiron kohë për të rimarrë pjesën e vogël të provincës ruse të Kurskut, që është ende në duart e ushtrisë ukrainase, për të ndryshuar kushtet e përcaktuara të Xhedahut dhe për ta përdorur armëpushimin – kur të vijë – për rifillimin e agresionit.
Është shumë e mundur që tani diktatori rus të përpiqet të shfrytëzojë ndikimin e tij personal mbi Trumpin, për të marrë drejtpërdrejt prej tij atë që dëshiron. Nuk duket si një mision i pamundur, duke pasur parasysh se të dy liderët kanë pasur biseda të gjata dhe të fshehta për këtë çështje, shumë përpara se të vihej në lëvizje makineria e diplomacisë zyrtare.
Është e arsyeshme të besohet se qëndrimi shumë i anshëm i Trumpit në favor të Moskës është pasojë e atyre bisedave, në të cilat nuk mori pjesë askush tjetër përveç përkthyesve. Madje, ka një dyshim të bazuar se ky proces diplomatik, i zhvilluar në disa etapa në Arabinë Saudite dhe gjetkë, nuk është gjë tjetër veçse një teatër i sajuar nga Trumpi dhe Putini për ta detyruar Volodymyr Zelenskyn të bëjë lëshime të rënda, duke i paraqitur ato si një rezultat i suksesshëm i negociatave.
Dhe kjo, pavarësisht se – sipas Washington Post – shërbimet sekrete amerikane vazhdojnë ta informojnë presidentin se Putini nuk synon aspak paqen me Ukrainën, por synon ta nënshtrojë atë plotësisht dhe ta shndërrojë në një shtet vasal, si Bjellorusia e Lukashenkos: diçka këtu nuk shkon.
Disa zyrtarë amerikanë, aktualë dhe të mëparshëm – shkruan Washington Post – kanë deklaruar se, edhe nëse do të pranonte një armëpushim të përkohshëm, lideri rus do ta përdorte atë për të çlodhur dhe riorganizuar trupat e tij, dhe më pas ka shumë gjasa që do të shkelte kushtet e marrëveshjes duke krijuar një provokim që do t’ia atribuonte Kievit.
Të tjerë zyrtarë kanë pohuar se raportet janë më të kujdesshme në lidhje me termat e paqes që Putini mund të pranojë. Por ata kanë pranuar se nuk ka asnjë shenjë që ai ka hequr dorë nga kërkesa e tij që Ukraina të futet në orbitën ekonomike dhe të sigurisë të Rusisë. “Ai ka një dëshirë të kahershme për të rikthyer ‘Nënën e Madhe Rusi’”, ka shpjeguar një burim.
Pra, nëse parashikimet tona janë të sakta, Putini do të mund të marrë nga Trumpi pothuajse gjithçka që kërkon: të fitojë sa më shumë kohë të jetë e mundur para një armëpushimi, të ndalë ose të kufizojë riarmatimin e Kievit dhe të aneksojë të gjithë territorin ukrainas të pushtuar deri më tani, plus pjesët e provincave të aneksuara ilegalisht, që rusët nuk kanë arritur ende t’i pushtojnë.
Është e parashikueshme që Trumpi, “në interes të paqes dhe për të ndaluar masakrat e panevojshme”, do t’i kujtojë Zelenskyt me tonin e tij përçmues se ai nuk ka asnjë kartë në dorë dhe se duhet të kënaqet me “lëshimin” nga ana e Putinit të mos rrëmbejë gjithçka që kërkon – por ndoshta 10-20% më pak, një gjë që Trumpi do ta paraqesë si një sukses të madh personal në një tavolinë negociatash që në të vërtetë do të jetë false.
Një mosbesim i tillë ndaj këtij skenari ka mbërthyer Europën, saqë jo vetëm Gjermania, por edhe Polonia po kërkojnë tashmë mbrojtje bërthamore drejtpërdrejt në territorin e tyre. Pasoja është e pashmangshme: Medvedev apo Zakharova do të përsërisin akuzat e zakonshme hipokrite për një “Europë luftënxitëse”, duke kërcënuar edhe një herë, në mënyrë të kotë, me një “armagedon” të supozuar kundër Perëndimit.
Il Giornale – Bota.al
Mos na cani bythen me keto karlleqe qe po botoni, o Mero...!!! Akoma nuk e keni honepsur, mor vulehumbur..., qe Putin, me hir a me pahir, do t'i marre te gjitha ato qe do (qe ne fakt DREJTESISHT i takojne...)...!!! Sikur te gjitha konet e botes te lehin pambarim...!!! Te vetmit qe ka frike Putin, jane Merua me komentuesit e tij kakace, idiote e analfabete, qe i gjithe fjalori i tyre perbehet nga dhjete fjale vulgare dhe ato...gjysmake, me fjali fund e krye...!!! Hahahahahahahaaaaaa..., u gajasem dhe sot...!!!
Jo mor shori, nuk ta çan kush bythën ty. Ti e çan vetë eme variantin e Taras Bublës. Ulesh gjithnjë në hu më të trashë. Të ka pëlqyer gjithnjë dhimbja.
E ke gabim o gani,shorit ia çajnë e ia shqyejnë bythën të gjithë.
Ti yll paç jetë e dëshirë të ndrish mbi kone - ajo kapota që vesh minaret - si ke firmosur e përçoresh me damkë ! Të drejtën të gajasesh se ke fituar në Paris as vulën as të mekesh . Meku !
"shori"! Mo ja fut kot, mo na fulliq kyt llagap.
Kurthi i karit , ???????????? medet
Ky autori i shkrimit të gazetës italiane "IL GIORNALE", spaska fare po fare informacion për zonën e Kurskut në Rusi ku prej mbi 3 javë janë të rrethuar nga forcat Ruse të gjithë trupat Ukrainase dhe mercenarët e futur nga BE në mbështetje të Ukrainës. Janë të rrethuar mbi 2000 trupa dhe pajisjet e tyre ushtarake dhe çdo ditë po ngushtohet rrethimi, pa i lejuar të tërhiqen në brendësi të Ukrainës. Prandaj Presidenti TRUMP i kërkoi homologut PUTIN në telefonatën e para 72_orëve midis tyre, që ushtria Ruse të shmang një katastrofë njerëzore dhe ti lejojë ushtarët e mercenarët e Ukrainës të rrethuar të kthehen në Ukrainë (sepse po vriten panumër çdo orë e ditë e se, rrethimi po ngushtohet e s'mund të kalojnë kufirin për tu zbrapsur e për të hyrë në Ukrainë). Realiteti që paraqesin Mediat në BE, është krejtësisht i ndryshëm me realitetin në front të luftës, kjo ngaqë duhet mbuluar me çdo mënyrë e mjet ajo që realisht po ndodh në zonën e Kurskut në Rusi, ku humbjet dhe rrethimi i trupave Ukrainase dhe mercenarët nga vendet e BE, janë realitet. Të gënjesh opinionin Publik nuk është misioni që udhëheq Median, ndërsa Politika PO që gënjen 100% në 24 / 7 papushim se, mbi bazën e gënjeshtrës jeton ajo dhe nuk mund të jetojë pa gënjeshtrën. Që Media të mashtrojë kaq hapur si rasti i shkrimit më sipër, do të thotë që është kthyer në mashë 100% e Politikës. Të rrethuarit në zonën e Kurskut në Rusi, edhe pse janë jo larg kufirit me Ukrainën, s'kanë asnjë shans të shpëtojnë nga rrethimi që i është bërë nga forcat Ruse përgjatë këtyre 2 muajve të fundit. Ju Lutem mos përktheni e botoni shkrime të tilla totalisht mashtrim, pasi Amerikanët e administratës TRUMP nuk janë budallenj, që duan të ndalet kjo luftë dhe,të pranohen faktet e historisë së tokave rusofolëse në Ukrainë. Ndryshe Ukraina do dali edhe më e humbur dhe BE do shpërbëhet në pak vite se, shenjat kanë filluar me 3 anëtare që po pregatiten për Referendume për daljen nga BE. Pra; për një rryp toke që figuron në të gjithë hartat e para Bashkimit Sovjetik (të kohëve të Carëve të Rusisë) si pjesë e Rusisë, të shkatërrohet një shtet si Ukraina dhe të rrezikohet BE nga përçarja dhe shpërbërja.
Ti me të vërtetë që ke informacione. Ka ndonjë ukrainas në tërë ata mercenarë të BE, që ka rrethuar Ladi? Apo nuk pranojnë ukrainas në radhët e tyre? Il Giornale, është me i bo m.., kurse ti qeke dhe më keq. Bën propagandë idioti të dobishëm. Apo të japin ndonjë kacidhe.?
Ke harxhuar pak si shumë "bojë" për të përkthyer realitetin e përdredhur të Moskës. E vërteta është se perëndimi po përpiqet të shpëtojë Rusinë nga shpërbërja dhe nga Kina. Problemi është se putini nuk ndalet dot se po u ndal ekonomia shkërmoqet dhe ai del siç thonë rusët nga këmbët. Luftën dhe Rusinë ai po i humb ne turp. Nuk ka pasur dhe nuk ka rrethim. Putini kujton se po fiton dhe nuk pranoi shancin e fundit.
Pas vitit 2014 u bene dy marrveshje Minsk 1 e Minsk 2 Te dyja nuk u zbatuan nga ukraina Cfar kerkinte rusi Te mos masakrohej popullsia ruse dhe ti jepej nje fare autonomie Sidhe ukraina te ishe neutrale dhe mos te hynte ne Nato U bene mbi tre vjet luft ku jan vrar mbi 1 milion ushtar nga te dyja palet Dhe cfar fitoj ukraina asgje Ato qe donte Putin i mori dhe teritoret e pushtuara nuk i leshon me Me kete paqe qe po kerkon pres tramp meriton gjith respektin e botes
Putini eshte strateg,ushtarak ,specialist KGB, do ja fuse sa krahu Trumpit. Lavdi Putinit te madh.pasardhes I Stalinit.
Bravo Ymer Bej tani po mereni me politiken e madhe planetare si Narkua para Marksista Planetar dhe pak e do e beni Komunizmo gjith Dyrnjan i moj i moj e mjera Ç'qi pë ri o i oiiii
Ma va fa in culo idiot! Rusia ka siperfaqje 17 milion km2, sa siperfaqja e plantetit Pluton dhe nuk i bie ndermend per toka se nuk ka ku i con. Perendimi zgjoi ariun dhe te vuaje pasojat...
Shori.. paske vertete nje te qeshur gomari, te fala nga fshati kar-bunar.
Ku ma keni Amerikën o milet? se përpara rat në ekstazë nga vetëkënaqësia se kemi mik Amerikën! Ashtë e njëjta që për 40 vite bashkë me UDB jugosllave futi në Shqipëri agjent pro jugosllavë për ta bërë Shqipërinë Republikë të shtatë të Jugosllavisë.Për 35 vite Amerika në Shqipëri ka vendos një gardh në aeroportin ushtarak në Kuçovë.
Ruso-sllavet e Ukarines jane te mire, ndersa ruso-sllavet e Rusise jane te poshter!!!!!!!! Armepushimi per 1 muaj u duhet per te ridegjeneruan e riarmatosur ushtrine e Zheles dhe jo e kunderta. Ukarina ka marre fund (dhe fustan) e mbajne ne kembe ne gjendje kome ndihma e pa kursyer e 50 shteteve brenda tyre edhe ato te NATO-s. Kjo lufte e nxitur nga NATO duke gjetur nje kllaun si Zhelja shkaterruan nje shtet dhe shtrentuan jetesen e qytetareve ne mbare boten. Zhelja ka deklaruar 32 mije ushtare te vrare, por vorrezat ne Kiev, Lviv, Odesa e me rradhe duken qarte edhe nga sateliti, jane mbi 1 milion te vrare.
E kërkojnë për të degjeneruar p.. të satëme dhe për të lodhur sllavët e ukrainës. Lad putanës i duhen pare se ka mbetur pa brekë në bythë. Nuk ka më asnjë kopek për të larë pantallonat e kostumit që I mbushi plotë. Tashti i kanë dhënë një kostum ushtarak të përdorur disa herë në Ukrainë. Duket si shtëmbanik. Nuk kalëruar më arian. Ecën si gërrmuq. Ta ketë prej moshe, apo nga lindja?