
Martin Shkreli, i quajtur nga disa si “njeriu më i urryer në botë”, apo “shqiptari më famëkeq në botë” është liruar përpara kohe nga burgu.
Ai është transferuar nga një burg federal i sigurisë së ulët në një banesë ish-të burgosurish në gjendje gjysëm-lirie. Bëhet fjalë për një proces në SHBA, ku të liruarit para kohen nga burgimi bëjnë një jetë deri diku të lirë por mjaft të mikqyrur në pallatet ku banojnë dhe punësimin që sigurojnë.
Nëse gjithshka shkon mirë, ai mund të lirohet plotësisht në 14 shtator të këtij viti.
Duket se Martin Shkreli ka plotësuar me sukses të gjitha programet e nevojshme për lirim të parakohshëm, bëri të ditur avokati i tij, Ben Brafman.
Djali i emigrantëve shqiptarë në SHBA ishte një ndër yjet në ngjitje në botën që bashkon tregjet financiare me industrinë e farmaceutikës.
Për fat të keq, pasi bleu një ilaç të domosdoshëm për sëmundje të rënda, Daraprim, ai ia shumëfishoi çmimin brenda ditës, një praktikë e zakonshme në industrinë e farmaceutikës amerikane ku suksesi i shkencës bashkëjeton me grykësinë e tregut.
Ndryshe nga si veprojnë bosët e tjerë të industrisë së farmaceutikës, Shkreli duket se i shijoi roli publik i “djalit të keq”, duke sjellë mbi vete jo vetëm urretje masive por edhe hetime të vendosura e të zellshme të prokurorëve dhe institucioneve që patrullojnë abuzimet në bursën amerikane.
Kjo në fundi solli edhe rrëzimin e tij. Shkreli deri në fund refuzoi këshillat e miqve dhe avokatëve duke krijuar rreth vetes një cirk urrejtësish dhe adhuruesish. Në një rast u arrestua sepse u bëri thirrje ndjekësve që të shkulnin një qime nga koka e kandidates për president Hillary Clinton. Kush e bënte do të paguhej disa mijëra dollarë.
Në fund, u burgos dhe duket të kthejë 64 milionë dollarë të fituara nga rritja e çmimit të ilaçit Daraprim. Ai gjithashtu është i ndaluar të përzihet më në industrinë e farmaceutikës, si pjesë e dënimit nga gjykatësi.
Duke filluar nga sot, mund të hapë një kapitull të ri në jetën e tij. (Ruben Avxhiu)
Shqiptarin inteligjent Martin Shkreli nuk e le te eci mafia e industrise farmaceutike e me rradhe. Por i zoti do te arrije te caje. vetem shendet paste.
Po po e paska hënger me spec gjeges, kur te ritet mendja shum çe çka te gjen.
Ne SHBA dhe Bote ahhahaha
O Ruben arixhiu avxhiniu po pse shqiptari me urryer se kemi marre vesh asnjehere! Se shiti ilace shtrenjte? Po sa shqiptare ke qe bejne krime nga me monstruozet o loqe koqevar!
Bravo pergjigje te sakt, sa shqiptar mafioz vrasin njerez te pafajshem dhe askush nuk kritikon, friga.
Me I urryer??Sipas CNN po,ne jeten e vertet ai eshte shume inteligjent.
Njeri qe u arrestua kot, se ç’balancoi industrine e siguracioneve. Ai rriti çmimin e ilaçit qe e çoj ne çmim tregu, per ato qe perdorin siguracion shendetsore. Per njerzit qe nuk kishin siguracion, mund t’a merrnin me çmim te ulet. Kjo ishte me fituar nga kompanite e siguracioneve. Ilaçi, qe u bente nga nji kompani qe shkoj bankrupt, u shiste me humbje.
Gazetat Amerikane para se ky te futej ne burg thoshin, se ky "ishte i riu me inteligjent i rinise Amerikane " E quanin super inteligjent -dhe ky eshte me te vertete inteligjent , por ishte edhe i pacipe Kishte shume humor dhe tallej me te gjithe Por shyqyr qe doli se eshte vellai jone, dhe vellai me inteligjent qe kemi
Si gjithnje shqiptar mendjemadh ,pa din e pa iman kur ben dicka, nuk falenderon zotin por i rritet mendja aq shume sa ka mendu se vec ai din dhe shpik, dhe don me u pasuru shpejt si gjithe shqiptaret,shpirt kazem dhe erresire nnnga mendja
Shqiptari me i urryer eshte Lavdim Muhaxheri !
Dhe turkocami "rrahimond vloraku".....birazer i muhaxherit
Kush paska qen ai bir Kurve qe e paska quajtur Zheniun Shqiptare " Te urryer" ???????? Te urryer nga KUSh ? - Nga Lobyet e Perderaste Grek apo Serbe ne Shba ? Let' na e argumentoje dikush se kjo nuk ka nji Prapaskene ,ose argumentoje Titullin ! Nqs ai beri nji afere per te perfituar nga ana financiare (si behet cdo dite ne kte Bote nga te gjithe ) dhe dikush i vihet nga pas dhe e denancon Pikerishte se eshte Shqiptare , duke i dhene permasat e nji Skandali ,kjo s'i jep askujt asnji maskarai antishqiptare ,ti ngjisi nji Etikete te tille banale ! - Ka sot ne Bote shtet Kriminele qe kan bo Gjenocide e ngaj Kombeve si Greqia e Serbia dhe cuditerishte askush si ngit pas bythe Titullit " Kombi me i Urryer " dhe sepse shqiptaret flejne ,e nuk jane aktive ne kto gjera , i japin Antishqiptareve shancin ,qe Ate Cfar Ata jane vet - t'ja ngjisin Shqiptarit dhe kjo eshte absurde .
Mos ju duket e cuditshme asgje ,sot te fusin ne burg kot, te etiketojne lloj lloj emrash, bejne cfare te duan me jeten e tjetrit me karrieren e cdo gje tjeter e ne vetem i nenshtrohemi fatit te mire apo te keq si te na vije pa pasur mundesi te bejme asgje.