Loja e Rusisë: E ka përdorur zyrtarisht Kosovën për herë të parë si justifikim për marrjen e territoreve të Ukrainës

3 Tetor 2022, 13:55Bota TEMA

Loja e Rusisë: E ka përdorur zyrtarisht Kosovën për

Derisa Serbia e ka parë Rusinë si armën më të fortë të saj kundër Kosovës në arenën ndërkombëtare, rusët kanë përdorur pikërisht Kosovën dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë si provë se referendumet në rajonin e Ukrainës për anëtarësim në Federatën Ruse janë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.


Vladimir Putin e përdorte edhe më parë shembullin e Kosovës në fjalimin e tij, por tani më në reagimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme të Rusisë për referendumet në rajonet e Donetsk-ut, Luhansk-ut, Kherson-it dhe Zaporozhye-s, Kosova është marrë shembull për të arsyetuar legjitimitetin e tyre.

“Referendumet janë bërë në pajtueshmëri të plotë me principet e Ligjit Ndërkombëtar. Populli në këto rajone ka ushtruar të drejtën e vetë për vetëvendosje në pajtim me Kartën e OKB-së, konventën për të drejtat të njeriut të vitit 1966, me Aktin Final të Helsinkit të vitit 1975, dhe me verdiktin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën të vitit 2010. Ky vendim konfirmoi se deklarimi i njëanshëm i pavarësisë nga një pjesë nuk shkel asnjë normë të Ligjit Ndërkombëtar”.


Argumenti kryesor i Serbisë gjithmonë ka qenë se shpallja e Kosovës shtet ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe kurs të njëjtë mbanin pas vendimit të GJND-së, përkundër se vetë kishin kërkuar një vendim nga kjo gjykatë.

Në këtë përpjekje të tyre mbështetësi kryesor ishte Rusia si një partner i fuqishëm dhe me mundësi vetoje për pranimin e Kosovës në OKB. Tani, lëvizja e fundit e Putin-it ka shqetësuar qeverinë në Serbi, meqë partneri i tyre kryesor rrëzon argumentin që mbronin dikur.

Situata e Kosovës me rajonet e që Rusia ka obliguar referendume të dhunshme nuk ngjason fare, por Putin po e shfrytëzon si valutë kundër Perëndimit.

Rusia kishte filluar ta përmend rastin e Kosovës si arsyetim që nga viti 2014 kur pushtoi dhunshëm Krimenë, por muajve të fundit, Putin e theksonte vazhdimisht.

Gjithsesi, kjo përbën herën e parë që Rusia zyrtarisht lëshon një komunikatë që e arsyeton referendumin në zonat e Ukrainës me shembullin e Kosovës.

 /Albanianpost.com

3 Komente

  1. A
    Abdylmutalip Dardani

    natyrisht kjo eshte e verteta ,Nato morri kosoven, Rusi mori donbasin i lumte trapi kosovareve dhe donbasareve.

    1. H
      Hajro Lula

      Vec ka nje diferenc qe ti dallkauk nuk e kupton ....ne kosove u bene krime cnjerezore , dhe se 95 % e popullsise eshte autoktone shqiptare dhe se pakicen tjeter serbe nuk e detyron asnje konvente , asnje NATO dhe asnje BE te largohet dhe Kosova te bashkohet me Shqiperine ....dhe me kryesorja u njof zyrtarisht nga me shum se 150 shtete ne mbare Boten ...kurse ne krahinat qe kufizohen me Rusine u ndoq popullsia ukrainase me force , u la vendi me gjak , i mori rusi me zor megjithate nuk njifen nga asnje organizem nderkombetar , he si thau dybek , njesoj jan rastet ??

      1. p
        pretorian.

        @ Hajro Lulen. Ne Donbas u bene dhe po behen krime akoma me çnjerezore. Ne Donbas, me shume se Milosheviçi, rregjimi zionazist ka vrare dhe vazhdon te vrase mbi 15mij njerez, qytetare ukrainas me kombesi ruse. Ti gabon prape me dashje ose padashje, duke treguar injorance ose urrejtje rusofobike. Mendoj Hajri se jane te dyja bashke. Donbasi dhe jo vetem ai eshte Rusi 100%. Kievi ka qene kryeqyteti i pare rus. Ukraina kurre nuk ka egzistuar si shtet. Si shtet ate e krijuar çifutet bolshevik, Lenini ne 1922. Vetem zona perendimore e saj ka qene jo e Rusise, por e Perandorise austro-hungareze dhe e Polonise. Krimea, Odesa, Kharkovi, Dniepropetrovsk e gjithe territori aty jane ruse. e Kupton ruse 2000%. Popullsia ruso ukrainase ka qene 50% e gjithe ukraines qe eshte sot. Balanca u prish kur USA beri grushtin e shtetit dhe hoqi nje pushtet te ardhur me vote, duke e zv me pushtetin e zionazisteve. Me pak fjale kjo eshte historia. Tani per ta bere te Hajrit muhabetin me lejo te them, qe ka dy koncepte ne parimet themelore te OKB-se. Koncepti i sovranitetit dhe koncepti i vetvendosjes. Ne rastin e Kosoves u zgjodh koncepti i vetvendosjes. Donbasi aplikoi te njejten koncept, vetvendosjen. Pse per Kosoven vlejti dhe per Donbasin (Rusine) nuk vlen. Nese popullin e Kosoves e mbrojti NATO, popullin rusoukrainas te Donbasit kush do ta mbroj? NATO? NATO jo. Rusia? Rusia po. Dhe ate po ben. Tani me thuaj ti sume e zgjuar, dhe trego ku jane refugjatet ukrainas qe iken njesoj si kosovaret? Jane po aq sa kosovaret? Mos u trego shume patriot i leckosur, zhele se eshte turp. Jo se je patriot, po se je injorant dhe jo vetem qe snjeh asnje fakt historik por nuk di as te shkruash. Nje popull qe ka vuajtur, duhet te kete respekt per vuajtjen e njejte te tjetrit, ndryshe eshte popull kolim. Per hajer qofte.

    Lini një Përgjigje